Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Vetë nuk mbushet thesi

| E shtune, 11.04.2020, 09:00 AM |


Jusuf Zenunaj

VETË NUK MBUSHET THESI

Të gjithë të bashkuar si kurrë më parë,

qeverisë së rrëzuar pushtetin me ia marrë,

s'na ndalë kushtetuta e lëre ma korona

t'u shkojmë deri në fund synimeve tona !

Ju që erdhët në pushtet me veze e me tym,

në rrugë e në Kuvend këronit bashkim,

mashtruat pleqt, mashtruat  rininëI?

Koha e qeverisjes tashmë  ju ka ikur,

mjeshtrinë për pushtet nuk e keni ditur !?

Pesdhjetë ditë  me ju , na u duken një shekull

sikur mizës së lodhur , duke "brejtur" hekur.

Dje, s'na bashkoi lufta, sot , na zgjoi interesi,

mulliri është ndalur, vetë nuk mbushet thesi !

J.Z., Dilbeek , më 10 prill 2020