| E premte, 10.04.2020, 07:48 AM |
Albin Kurti ka mbështetjen e madhe gjithshqiptare
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Kurtofobët e politikës së vjetër janë zero para
verdiktit kombëtar shqiptar
Albin Kurti tashmë gëzon
respektin më të madh publik dhe gjithkombëtar si asnjë politikan tjetër
shqiptar. Ai ka simpatinë dhe mbështetjen e madhe jo vetëm të shqiptarëve nga
Kosova, por edhe nga Shqipëria, Maqedonia nga shqiptarët e Malit të Zi ,
Presheva dhe diaspora. Ky fakt i kishte
verbuar politikën dhe politikanët injorante, te korruptuar dhe dështakë të
cilët e kishin marrë peng shtetin dhe shoqërinë në Kosovë, por edhe ata nga
Shqipëria prej të cilëve Shqipëria është prej kohësh në krizë
gjithinstitucionale por që tashmë nuk duket pasi vëndi përballet me kërcënimin
e koronavirusit.
Por verbëria,idiotesia, inati, krimi, smira dhe korrupsioni në Kosovë
nuk priti as që të kalojë pandemia, por ata u aktivizuan në një grusht
parlamentar shteti kundër qeverisë Kurti. Pra aq të lig u treguan sa që
shfrytëzuan krizën e pandemisë për të rrëzuar qeverinë legjitime Kurti. Mirëpo
kjo atyre do t’u kthehet patjetër kundër, pasi kurthi dhe grushti që ata ngritën do të bjerë e godasë fuqishëm mbi kokat e
tyre.
Pucistët anti-Kurti janë një
pakicë mjeranësh kurtofobë të politikës së vjetër. Pro Kurtit janë shumica dhe
forca e madhe dhe e pasfidueshme shqiptare.Këtë tashmë e dinë shumë mirë
kurtofobët, pasi opinion gjithshqiptar e uroi dhe e përshëndeti fitoren e VETËVENDOSJES, Albin Kurtit dhe të Vjosa Osmanit me 6 Tetor 2019.
Në këtë kohë pandemie
globale, politika duhej të “vetëkarantinohej” edhe ajo përkohësisht deri sa të
kalonte pandemia. Këtu vetëkarantinim për politikën ka kuptimin e asaj se
duheshin lënë përkohësisht papajtushmëritë, ngatërresat e kundërshtitë politike mes
pushtetit dhe opozitës dhe t’i përkushtoheshin kapërcimit dhe mposhtjes se
koronavirusit. Mirëpo politika kosovare, elita politike e vjetër e verbuar
tejskajshëm për interesa personale e pushteti e gjeti pikërisht momentin më
kritik të pandemisë për rrëzimin e
qeverisë Kurti në kulmin e suksesit të saj në shërbimin kombëtar për qytetarët
dhe shtetin e Kosovës, ashtu edhe në përballimin e pandemisë.
Gjithmonë e vjetra ka frikë
dhe është kundër ndryshimit , kundër më të mirës dhe progresit. Kjo është
fobia, e cila është edhe urrejtje e atyre që janë kundër të resë,kundër
talentit dhe dhuntisë së më të mirëve të cilët
kërkojnë ndryshimin dhe përmirësimin drejt më të mirës.
Kurtofobë janë të gjithë
politikanët e elitës së vjetër politike kudoshqiptare te konsumuar të cilët janë të korruptuar e të
akuzuar për abuzim dhe shpërdorim me demokracinë, politikën, pushtetin dhe me shtetin e që nuk duan ndryshimin; janë
ata të cilët janë kundër parimit,
vizionit dhe politikës së Kurtit; janë ata të cilët janë inferiorë përballë aftësive e talentit
të tij intelektual e politik; kunder
Kurtit janë ata politikanë dhe ajo politikë e atyre të cilët nuk kanë as moral
e as parime politike e demokracie; janë ata të cilët montuan në demokracinë e
brishtë shqiptare sistemin e korrupsionit dhe të hajnisë.
Në Kosovë kurtofobë janë
sidomos ata të cilët kanë bërë
marrëveshjet e rënda në dëm të Kosovës; ata të cilët kanë nënshkruar
marrëveshjet për formimn e Bashkësisë së Komunave serbe (pra minishtetin serb brënda Kosovës),
Demarkacionin me Malin e Zi dhe ata të cilët janë pro marrëveshjes për ndajren
e Kosovës; janë ata të cilët asnjëherë nuk e akuzuan dhe as nuk e paditën
Serbinë për genocid e as për krime
lufte; kunder Kurtit janë ata të cilët
nuk i kanë kërkuar Serbisë
dëmshpërblimin e luftës.
Dhe këta janë ata që nuk e
duan por e urrejnë Albin Kurtin, pra këta janë kurtofobët.
Janë ata të cilët pranuan
dhe lejuan ndarjen e Mitrovicës.
Pra janë
kurtofobë politika e vjetër shqiptare, janë
ata të cilët nuk janë si
Kurti i cili nuk është i konsumuar
politikisht dhe as nuk ka kundër tij
akuza tradhtie, krimi, hajnije e korrupsioni.
Kunder Kurtit janë ata të
cilët u bashkuan në një front për rrëzimn e tij dhe qeverinë e drejtuar prej
tij nga padurimi verbues, urryes dhe nuk e duruan Kurtin si Kryeministër më shumë se 50 ditë
qeverisje, dhe madje as nuk pritën as kalimin e pandemisë së koronavirusit.
Kundër Kurtit janë ata politikanë të
cilët për interesa personale pushteti e
korruptive si dhe injorantët që nuk e kuptojnë dhe nuk e mbeshtesin
politikën e Kurtit të reciprocitetit, si
politikë imponuese ndaj Beogradit për njohje pa kushte të Shtetit të
Kosovës. Dhe prandaj të tillët
politikanë antiKurti do të dështojnë , janë të destinuar për të marrë disfatën
si meritë.
Mocioni mosbesimit të LDK-së i mbështetur dhe
përkrahur nga opozita PAN që çoi në rënien e qeverisë Kurti, tashmë Albin
Kurtin, Vjosa Osmanin dhe Politiken e re
i ka vënë përballë politikanëve dhe politikës së vjetër si kurrë më parë
, pasi në krah politikës së vjetër u rreshtua edhe pandemia e virusit por
edhe LDK-ja si politika më e vjeter, e
kështu që kualicioni i së keqes mori
konfiguracionin e plotë PLAN (PAN+LDK).
Por me Kurtin janë shqiptarët kudo,
janë pjesa e shëndetshme e politikës kosovare dhe e asaj gjithëkombëtare
shqiptare. Dhe kryesore është fakti se me Kurtin sot janë shumica e shqiptarëve, fakt ky që e tkurr,
izolon dhe e frikëson politikën e
vjetër.Me Kurtin dhe me politiken patriotike, antikrim e antikorrupsion te
Kurtit janë shqiptarët dhe Kosova sepse për Kosovën kanë mbi 100 vite që
luftuan e dhanë jetën mijra e mijra dëshmorë.