| E marte, 07.04.2020, 07:22 PM |
Mevlud Buci
MJESHTRI QË NDRITI
SKENËN
Gëzim
Krujës
O
Cukal me plot gjelbërim
Tarabosh
me lule prilli,
Ti
e rrite birin Gëzim,
Zaambël,
me gjuhë bilbili.
Bunë
moj,pse ngre valët
Rozafë,
pse lëshon kujën?
Nanë
Shkodra i nisi vajet
Për
të madhin, Gëzim Krujën.
Ty
Rozafa të dha gjinë
Të
mëkoi me qumësht hyjnor,
Si
me dorë ta dha magjinë
Mjeshtër
i madh me plot humor.
O
artist,kolos i skenës,
Humorist,
lindur prej zotit,
Fjalë
drite i jep zemrës,
Vrepra
rron, mot pas motit.
Yll
i skenës, gurrë humori
Ti i thjeshti
pa mburrje e buja,
Zemërdritë
shpirt shenjtori,
Fjalëmjalti,
Gëzim Kruja.
Për
të qeshur, për të qarë
Seç
e bëre mbarë njerëzinë
O
krijues i klasit të parë,
Bahçevan
për dashurinë.
Mjeshtër
i rrallë plot humor
Artist
–mal i thjeshtësisë
O
vigan-talent –aktor
O
legjendë e komedisë…
Shkodër
lokja të rriti ty,
Sa
Cukali e pate zemrën,
I
lindur për komedi,
Me
humor e
tunde skenën…