Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: Mjegulla

| E hene, 06.04.2020, 10:11 AM |


Mjegulla

(Këtë shkrim (ese) po e (ri)botoj në media- me qellim që të flitet dhe të komentohet (sqarohet) më mirë para opinionit të gjerë gjendja aktuale në vend. Në kohet e fundit por edhe më heret sikur është krijuar një mjegullë që ka kapluar dhe ka mbuluar jetën e njerëzve në vend.Institucionet tona (më mirë më thënë qeveria-disa udhëheqës të vendit) si kur kanë krijuarr me qellim këtë mjegullë për të përfituar dhe për të sunduar më lehtë. Janë të pakujdesshëm (kojtagji) dhe të paangazhuar si duhet për të përnirësuar gjendjen dhe për të shkuar përpara vendi.Tani sikur nuk po lëvizë akoma kjo gjendje në drejtim të përmirësimit- përkundrazi sikur po shkon drejtkeqësimit. Nuk ka përpjekje të duhura për ta tretur dhe eleminuar këtë mjegullë. Ajo (mjegulla) tani ka kapluar dhe përthekuar këtë hapsirë të vendit me pasoja të papërmirësueshme. Kjo mjegullë është mjaft e dendur dhe vështirë është të dilet nga ajo dhe të kfjellet gjendja e vështirë që po dominon në natyrë, në vendin tonë…)

Nga Hilmi Saraçi

…Shpeshëherë flitet për mjegullen.Për mjegullen në natyrë dhe për “mjegullen” në fytyrat e njerzëve.Ç’është ,pra, mjegulla në të vertet? Ç’rëndësi ka në jetën e përditëshmë? Si krijohet mjegulla në natyrë dhe në hapsirën e jetës së njeriut. Sa është e vështirë jeta nëpër mjegull?..

Kur krijohet dhe lëshohet mjegulla, natyra është e errësuar, e mbyllur dhe e padukshme. Ajo të njerëzit krijohet papritmas.Njëherë i mjegullohen sytë njeriut e pastaj i turbullohet mendja dhe nuk di çka po ndodhë para tij.Njerëzit kalojnë jetën nëpër mjegull, udhtojnë nëpër mjegull dhe hasin në vështirësi gjatë udhëtimit,nuk e shohin rrugën përpara. Mjegulla ka mbuluar rrugën e jetës së tyre. Ata e kanë sajuar vet “mjegullën” të ngjajshëm me mjegullën e sajuar dhe të krijuar në natyrë. Nuk dijnë si të veprojnë në këto momente…

Mjegulla në natyrë dallohet nga “mjegulla” në jetën e njeriut. Ajo e shtrinë plafin në të katër anët e natyrës dhe nuk brengoset fare për zaptimin, pëngimin dhe për jerën dhe shëndetin e njerëzve që jetojnë dhe udhtojnë në këtë hapsirë. Në jetën e përditëshme të njeriut mjegulla ka peshën e vet.Ajo paraqitet pa pritmas: në mengjez ,në gjysëm dite ,në bramje, gjatë natës…Njerëzit kanë shpiegime të ndryshme për mjegullen: mjegulla në hapsirën e gjerë të natyrës dhe mjegulla që krijohet në fytyrat e njerëzve dhe në përditëshmërinë e jetës së tyre. Këto dallojnë njera prej tjetres. Në hapsirën e gjerë të natyrës mjegulla valëvitet,bënë rrotullime të ndryshme,lëshohet here teposht here ngjitet përpjet, liron disa pjesë të hapsirës së uzurpuar. Hudhet dhe mbështillet: anash ,përpara, prapa,gjithmonë sipas kushteve që janë krijuar për ecurinë e mjegulles. Kur fryen era,shllungat e mjegulles brishen dhe coptohen.Shtyhen dhe ndrydhen njera me tjetren. Përpiçen të zënë vend në hapsirë, në anën tjetër, të kundërt, ndonjë kand ngjan `që të lirohet.Atëherë njerëzit , drunjët dhe pemët që gjenden në këtë pjesë, marrin frymë më lehtë,rrezet e diellit depërtojnë në trupin e tyre, gjallërohet natyra, kur mjegulla largohet.Mjegulla është disa farësh: e dendun, e rrallë, e shtrirë për toke,e kacavjerrur në hapsirë, si fytyrat e njerzve kur vijëzohen gjatë veprimtarisë së tyre. Disa njerëz e adhurojnë mjegullen.Kanë deshirë të jetë natyra me mjegull.Nëpër mjegull ata kanë deshirë të veprojnë dhe të punojnë sepse nëpër mjegull nuk duket ecja dhe vepra e tyre. Hyjnë kudo, tinzisht dhe nuk duken. Shfrytëzojnë momentet e përshtatshme për të kryer veprimet që kanë planifikuar. Mirëpo duke ecur dhe duke vepruar nëpër mjegull. Rrugën e humbin shpeshherë. Në këto momente, ndalin hapin dhe veshet i picërrojnë.Kurgju nuk shohin prej mjegulles së lëshuar deri të këmbët e tyre, në rrafshin e tokës.Degjohen zëra të shtazëve. Degjohen zëra të njerzve që i ka zënë mjegulla. Mbështillen nëpër mjegull si pordha nëpër tlina. Edhe ata nuk dijnë ku të shkojnë. Kanë mbetur në mes të rrugës duke pritur, vallë mos po largohet mjegulla. Ajo ka mbështjell trupin dhe jetën e njerzve, i ka shtërngua në fyt …Vështirë e kanë njerëzit e mire të gjenden nëpër mjegull. Ata janë të pastër, të shëndoshë, e urrejnë mjegullen.Mjegulla është e dëmshme për shëndetin e njeriut. Ndytësitë e përzira me lagështinë kanë krijuar mjegullen nëpër hapsirë. Ajri i përzier me mjegull nuk është i pastër.Njerzit në këto momente vështirë marrin frymë. Kolliten dhe pshtyjnë vetëm mjegull. Shpeshherë mjegulla përzihet me tym,bëhet tym e mjegull. Kjo ndodhë në shoqërinë e njerëzve që vjellin tym e mjegull. Çdo gjë është e paçartë në këto momente.Nuk dihet çka po ndodhë më tutje në këtë hapsirë të mbushur me “mjegull”. Njerëzit nuk e njohin njeri tjetrin.Sytë i kanë të rënduar prej pëlhurës së mjegulles. Krahrorin e shtërngojnë me duart e ndyra të mjegullës. Mjegulla e ka përthekuar dhe e ka kapluar shpirtin dhe zemrën e tyre. Njeriu gjithmonë është i humbur kur lëviz nëpër mjegull dhe kur ndjell përhapjen e mjegullës në natyrë.Kjo mjegull ka një erë të rëndë, shumë të rendë për trupin e njeriut…

Njerëzit gjatë takimit dhe të bisedimit shtyhen dhe përplasen njeri me tjetrin.Mëndimet i kanë të mjegulluara. Flasin fjalë të rënda për njeri tjetrin dhe për të tjerët.Sulmojnë pa u ndalë duke menduar se nëpër mjegull nuk duket dhe nuk degjohet veprimi i tyre. Ata e krijojnë “mjegullen” me qellim dhe e adhurojnë punën nëpër mjegull. Në shpirt dhe në zemer e kanë paqartësinë dhe errësirën. Në familje dhe në shoqëri, këta njerëz kanë krijuar “mjegull”. Në errësirë kalojnë çastet e jetës.Nëpër mjegull noton mendja dhe shpirti i tyre. Paqartësia është present, kudo në jetën e tyre…Nëpër mjegull lëvizin egërsirat. E adhurojnë mjegullën. Nuk kanë frikë të vrapojnë dhe të lodrojnë nëpër mjegull, sepse nuk duken gjatë sulmit dhe kafshimit. Vallë, çka ndodhë me njerëzit që deshirojnë të lëvizin nëpër mjegull? Ata lodrojnë dhe vrapojnë si egërsinat, sulmin dhe kafshimin e kanë të ngjajshëm.Sytë i zgurgullojnë dhe i qesin përjashtë sikur të marrë dhe të sëmurë.Nuk turpërohen prej sjelljes as prej vrapimit nëpër mjegull.Kurrë nuk prajnë, ndjellin mjegullen që të lëshohet në hapsiren e qënderimit të tyre.Të mbulojë dhe të errësojë vendin ku mendojnë të qëndrojnë dhe të veprojnë. Janë mësuar të mbulohen me mjegull. Trupi i tyre mos të duket gjatë qënderimit dhe veprimit…