| E diele, 05.04.2020, 10:32 AM |
NJË LIBËR TEPËR I ASHPËR PËR MBRAPSHTITË AKTUALE NË TREVAT SHQIPTARE
Shpend Rukiqi: Krejt
mbrapsht, 2019, botuar nga Meshari, Prishtinë
Nga Prof. Fetah Bahtiri, recension
Para pak kohësh
arsimtari shumë i dalluar i matematikës në Suedi, Shpend Rukiqi, njëherit edhe
anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI
Albani”, Suedi, ku e ka dhënë edhe kontributin e tij të dalluar kur e ka
kërkuar nevoja, doli para lexuesve me një përmbledhje poezish titulluar ”Krejt
mbrapsht”. Libri është i formatit 20 X 13, në të cilat janë shtruar vargjet e
45 vjershave të Shpend Rukiqit.
Në rajonin ku
jeton dhe vepron, e edhe në përmasa më të gjëra, Shpend Rukiqi është i njohur
si master i matematikës e i pedagogjisë speciale dhe si i tillë gëzon respekt
të lartë. Ai ka botuar disa libra nga fusha e matematikës, të cilat titullohen:
·
Mësimdhënie e balancuar,
·
Mësimdhënie kreative,
·
Matematikë kreative,
·
Kreativ Matematik (në gjuhën
suedeze) dhe
·
Aplikacioni për matematikë kreative
për telefona celularë, në tri gjuhë: suedisht, anglisht dhe shqip.
Megjithatë dalja
e tij me përmbledhje poezish nuk tingëllon fare si befasi, sepse ai është marrë
me shkrime që moti, por gjithnjë ka qenë modest dhe ”i padukshëm” në këtë fushë
të krijimtarisë. Vargjet e tij i ka pasur një njohura një rreth i ngushtë miqsh
e dashamirësh të tij.
A thua pse i
njëjti tani vonë doli para lexuesve me një libër vargjesh të cilat fund e krye
janë satira, parodi, ironi, alegori dhe
të ngjashme?!
Duke e njohur
atë mirë për së afërmi dhe duke u mbështetur në bisedat që shumë herë i kam
pasur me te, konstatoj thjeshtë se vargjet i ka shkruar, si e kemi ne zakon të
shprehemi – ”nga zemra e plastë”. Burri i botës është tmerruar nga ajo që
aktualisht është duke ndodhur në trevat shqiptare dhe thjeshtë ka vendosur t´u
fishkullojë këtyre të metave dhe veseve të dobëta të njerëzve e të shoqërisë në
të cilën i duket se çdo gjë po ecën mbrapsht. Këtë ai e bën shkurt e shqip në
gjuhën e popullit. Edhe pa u koncentruar shumë në vargjet e tij, lexuesi në to
i gjen njerëzit dhe institucionet të cilat me satirë të thjeshtë i godet Shpend
Rukiqi. Autorit i humb durimin dhe ai
kërkon llogaridhënie prej popullit:
A ka dikush që e
kupton këtë popull?
Sot mik, nesër
armik!
Sot hero, nesër
tradhtar!
Sot analfabet,
nesër doktor shkence!
Sot ateist,
nesër ekstremist!
Sot bythcullak,
nesër miljoner!
Sot lum e nesër
mjerë!
Sot zotëri nesër
zibidi!
Është kjo koha
kur ata të cilët ia prangosën babain:
Kan ndrrua
petkun dhe shtiren shpëtimtar
Pa fije turpi
mbahen atdhetar
(Për ty babë)
Njëkohësisht ”Të
pa shkollët plako janë bë miljoner – Të shkolluarit kamerier”. Ata që
udhëheqin me shtetin dhe popullin:
Njëzet vite
shkatërruan rinin
Njëzet vite e
ndalën diellin
Njëzet vite e
nxin qiellim
(Ta krypin
salepin)
Kush po rren nuk
po di
Jemi të rrethuar
nga faqezi
Disa shesin e
disa blejnë
Disa vjedhin e
disa rrejnë
……………………………………..
Deputet e
gazetar
Çanaklëpirës e
zagar
Faqe zezë e
kombit mbarë
Varni popullin
në litar
(Bixhozgji e
fajdexhi)
Brengoset shumë
edhe për gjendjen në Nënën Shqipëri:
Po ku mbete oj e
bukura Shqipëri
Djege veten dhe
u bëre hi
Vrave shpresën
dhe ardhmërinë
Humbe nderin dhe
krenarin
(Shqipëri ma
dogje shpirtin)
Kjo ndodh në
Shqipërinë e dashur për arsye se Shqipërinë e ”ka marrë lumi”:
Eu Shqipëri si
të ka marrë lumi
Djemtë e zotë i
ka zëne gjumi
Në ballë të
kombit po të prin llumi
(Shqipëri të
mori lumi)
Gjatë këtyre
njëzet vjetëve të fundit në Kosovë ”…tradhtarët po vlojnë nga patriotizmi –
Analfabetët janë graduar me tituj shkencor … - Matrapazët vendosin për
drejtësi…” Kjo, pra, është ajo që e trondit, e zhgënjen dhe e irrtiton
poetin përtej mase. Prandaj ai në vjershën ”Mos fol”, thekson:
Do bërtas për
brengën ton
E të çirrem sa
edhe djalli të trembet
Edhe hëna të
errësohet
Edhe deti të
trazohet
Të çirrem që ky
popull ta kupton
Se me ëndrra po
jeton
Ta kuptojë që
këta të marrë
Po vrasin kombin në litar
”Këta të
marrë” janë dhënë në këtë përmbledhje poezish me të gjitha karakteristikat
negative që i kanë treguar ndaj atdheut dhe kombit. Atyre u mungojnë vetëm
emrat e mbiemrat realë, të vërtetë, por, në secilën poezi zbulohen fare lehtë.
Në këtë aspekt vargjet janë shumë të tejdukshme. Nga dëshprimi e zhgënjimi tepër
i madh i poetit, ai një pjesë të madhe të përgjegjësisë ia hedh vetë popullit,
i cili i voton njerëzit e këtillë dhe nuk vepron për t´i kundërshtuar:
E ju hani, pini
e bëni qejf
Vjedhni, gënjeni
dhe tradhtoni
Sepse populli im
i shkretë
Tallavan e pranoj
vetë
Edhe në tavolina
ju vallëzoni
Hani mish e pini
verë
Ndërsa populli
yt i shkret
Përcjell fëmijët
për gyrbet
Ëndrra e tyre ju
do ju mallkojë
Loti i tyre do
ju gjykojë
Mos harroni këtë
histori
Rrota do shkel
edhe mbi ty
(Mos fol)
Dhe kështu, fund
e krye trishtim, zemërim e pezmatim! Ky fakt kuptohet, sepse poetit i duket se
çdo gjë është duke shkuar mbrapsht dhe kritikon. Prandaj bën thirrje për
mëkëmbje, sidomos në vjershat ”Maft vajtove”, ”Do ta bëjmë Shqipërinë”,
”Dhimbje” etj. Autori me vargjet e tij kërkon vetëdijsimin e popullit, kërkon
përgjegjësi dhe aftësi analizuese në mënyrë që zhvatësve të shtetit, t´u
pamundësohen veprimet e rënda negative të cilat gjykohen në libër.
Shihet se libri
nuk është redaktuar dhe nuk është lektoruar nga askush dhe ka gabime
drejtshrimore , diçka që vret syrin e gjuhëtarëve dhe timin.
Në bisedë me
autorin e këtij libri, Shpend Rukiqin, për moslektorimin e librit ai, i bindur
thellësisht, deklaron si vijon: ”Libri me qëllim nuk është lektoruar sepse
edhe kjo është pjesë e mbrapshtis ton. Autori deklarohet se të gjitha librat e
tijë qe janë lektoruar nga lektor që vetën e quajn profesionist jan lektoruar me shumë gabime.
Unë jam drejtu në gjuhën e popullit – rru epa rru si jena qëllu.”
Pastaj vazhdon: ”Nuk
ka askundë kriterie për lektorim të librave që nuk jan shkencorë – ne vuajm nga
formalitet … në botë botohen libra pa
pikë, e presje, pa rreshta, e kryerreshta - pra nuk ka kusht … E keqja është që
librat shkollor në Kosovë jan me gabime të pa numërta, ato duhet lektorohen
profesinalisht dhe duhet kontroll strikt për gjuhën – Në përmbledhjen time unë
kam dashtë të shprehë ndjenjat,
dëshprimin dhe mangësit e mija gjuhësore
në origjinal dhe kam dashtë ti mbajë si
të tilla ,ndajë lektorimi mundë të jipet si rekomandim po jo – Nuk duhet të
ndodhë.”
Përkitazi me
gjuhën të cilën e përdor autori, dua të theksoj se ai është shprehur thjesht
dhe kuptueshëm. Nuk e di, në praktikën tonë nuk është e preferueshme që të
përdoren disa fjalë të cilat i hasim p. sh. në faqet nr. 8, 12, 15, 28, 29, 31
etj., por e konsideroj se autori ka dëshirë që t´i thyejë barrierat dhe këtë e
ka bërë qëllimshëm dhe me vendosmëri edhe pse dikujt nuk i pëlqen.
Si përfundim,
dua të theksoj se ky libër është i ashpër, tepër i ashpër, me të cilin autori
përpiqet t´i luftojë dukuritë negative, të këqia të pushtetarëve e të shoqërisë
aktuale kosovare.
Unë e kuptoj
poetin, sepse kur kam biseduar me te për ecuritë politike në jetën e përditshme
kosovare, nga dhembja për këtë gjendje, atij i kanë rrjedhur lotët e
dëshprimit. Prandaj në fillim të këtij recensioni kam pohuar se këto vargje i
ka shkruar, për shkak të zhgënjimit - ”nga zemra e plastë”.
Edhe Migjeni ka
shkruar pak, por Migjeni është bërë Migjeni - ai të cilin e njohim, vetëm
atëherë kur lexuesit dhe kritika e kanë kuptuar mirë, i kanë kuptuar mesazhet e
tij.