Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Frrok Vukaj: Bota dhe KOVID-19

| E shtune, 04.04.2020, 10:58 AM |


BOTA dhe KOVID-19

...!

Përmbi tokë e rrotull globit

Mbollëm vetë farën e kobit

...!

Meditime, nga Frrok Vukaj

Deri n're shumë kapitale

I turpëron ky virus - hale

Virus zeza erdh te ne`

Na palosi përmbi dhe`

Përmbi tokë e rrotull globit

Mbollëm vetë farën e kobit

Armatime e rraketa

U nxu fryma, u nxi jeta

Masakruam shumë natyrën

Vet' e sollëm pra mënxyrën

Shkojnë e vinë me triliona

Smuren keq kto zemra tona

Me miliona në mjerim

Kapitali në lulëzim...

O kupolë, kupolë shfrytzimi

Po tronditet Rruzullimi

E pangopur botë e pshtirë

Thirri mendjes, mbro Njerinë

...!

Përmbi tokë e rrotull globit

Mbollëm vetë farën e kobit

...!

./.

-Per ZSh-e, nga Tirana, fillim Prilli 2020-