| E shtune, 04.04.2020, 12:38 PM |
VENDBANIMI IM, ATDHEU
Ese nga Atdhe Geci
Artisti
Avni Behluli u lind me 17. 10. 1960 në Breznicë të Dardanisë. Shkollën fillore
në vendlindje, ndërsa të mesme dhe Akademinë, në Prishtinë. Fshati Breznicë i I
Dardanisë ngjan një lugu të populluar me 1728 shtëpi, 220 familje, e sipas (
regjistrimit të vitit 1992 )1790 banor. Dy shpatet e Breznicës, njëra tumë dhe
tjetra kodër dhe një lumë në mes të fshatit,
janë bekim për kopshtet dhe frymëzim për artistin e shquar kombëtar,
Avni Behlulin. Piktori, Avni Behluli, është artistë i mirëfilltë; poet në
pikturë, poet në skulpturë, poet në grafikë dhe poet në gëdhendjen në guri dhe
gëdhendje në dru. Krijimtaria e artistit, Avni Behluli është e vlerësuar me 33
çmime komunale, kombëtare, dhe ndërkombëtare. Vepra e piktorit Avni Behluli është
prezentuar në 22 ekspozita përsonale dhe, në 136 ekspozita kolektive në 3
kontinente; në Evropë, Azi dhe Afrikë. Pikturat e Avniut, grafikat dhe
gëdhendjet në dru janë shpërndarë në të pesë kontinentet. Në thellësi të zemrës
së njeriut shprehet Avniu, shpirti i njeriut ka të fshehtat e krijimit. Në jetë
shumë mendje e duar e bëjnë fitoren. Krijimet janë personale. Kryevepra e tij,
“Covid-19” është vepër gjithëbotërore. Z. Atdhe, nëpër njeri kalojnë të mirat
dhe këqija e kësaj jete. Njohja me ngjyrat, njohja me zemrën e gurit, njohja me
zemrën e bimëve dhe të drurit, janë betejat e mia në krijimin e një vepre arti.
Në çastet kur unë krijoj shprehet Avniu, unë jam padron i fatit tim në
krijimtari dhe kapiten i shpirtit tim në dashuri. Shpirti im nuk është me
xhama. Në çastet kur krijoj shprehet Avniu, tërë botën time e kam në studio.
Lufta e motiveve nuk është e pahetueshme qoftë në punishten e pikturës, qoftë
në gëdhendjen në guri, apo gëdhendjen në dru. Në kijimet e këti gjeniu të
nëqielli shqqiptar, shquajmë këto vepra; Ciklin, “Mbretërit dardanë”,
“Mbretëresha Teutë”, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, “Dosja K” “Muzikanti”,
“Doruntina”, “Gjilpëra e thatë”, dhe mbi Njëmijë punime të tjera. Në Galerinë e
punimeve të Artistit të Shquar Kombëtar, Avni Behlulit, edhe vizitori më I
thjeshtë do të mrekullohej. Z. Atdhe, pasioni im për të krijuar është i
pareshtur. Me çaste, frymëzimi për të pikturuar, frymëzimi për të gëdhend në
guri ose në dru, më vjen prej përtej meje. Dallgët e frymëzimit në krijimtarinë
time shprehet Avniu unë s´mund t´ i ndali. Artit askush s´a di ditëlindjen, por
as vdejen. Vepra e artistit kombëtar, Avni Behlulit, është një galeri e tërë.
Vepra e tij epiko-lirike shëmbëllenë çdo kund ku ajo prezentohet. Po e mbylli
këtë ese të shkurtër, me shprehjen e artistit Avni Behluli, “për çdo punim
timin kam dashuri të veçantë”. Eseja vazhdon!...