| E premte, 03.04.2020, 12:59 PM |
Europa do të rilindë me Italinë ose do të bjerë me të
Nga
Frédéric Koller
Editorial.
Europës i kanë mbetur dhjetë ditë për t'iu përgjigjur thirrjeve për ndihmë nga
Italia. E ardhmja e Unionit është në diskutim.
19
vendet e eurozonës i kanë dhënë vetes deri në Pashkë për t'iu përgjigjur
kërkesave të mëdha për ndihmë të Italisë. Italia, vendi më i prekur nga bota,
nga pandemia e Covid-19, është gjithashtu me më tepër borxhe në kontinent pas
Greqisë. Ekonomia e saj nuk do të mbijetojë pa një përpjekje të paparë nga
partnerët e saj europianë për të shfaqur solidaritetin e tyre financiar dhe për
të garantuar besimin e tregut. A do të jenë në gjendje? A do të jemi dhe ne në
gjendje?
Duhen rrëzuar tabutë
Një
takim i Eurogroup, javën e kaluar, u shndërrua në një fiasko me rishfaqjen e
ndarjes, midis mbështetësve të ortodoksisë financiare dhe mbështetësve të
masave jashtë skemave klasike të liberalizmit, disa ministra të veriut nuk
nguruan tu japin mësim kolegëve të tyre nga jugu. Një qëndrim i cili, përballë
rrezikut me të cilin përballet Europa, është bërë i papërgjegjshëm. Me krizën e
koronavirusit, është koha për të shembur tabutë e vitit të kaluar. Kjo është
ajo që Komisioni Europian ka filluar të bëjë, duke hequr dorë nga Pakti i
Stabilitetit dhe rregulli i tij 3%. Do të duhet të shkojmë më tej për të
rindërtuar kontinentin, pasi virusi të ketë kaluar.
Ata
që mendojnë se mund të zbatojnë sot në Itali rregullat e shtrëngimit të
vendosura dje Greqisë, në këmbim të mbështetjes, gabohen seriozisht. Italia nuk
po përballet me një krizë për shkak të keqmenaxhimit të fondeve të saj publike,
por me një katastrofë natyrore që godet të gjithë planetin. Nesër, shumica e
shteteve europiane do të kenë probleme. Eshtë jo vetëm urgjente të aktivizohet
Mekanizmi Europian i Stabilitetit, pa kushte, por edhe ndonjë masë tjetër
stimuluese, duke përfshirë edhe bashkimin e borxheve të ardhshëm, nëse është e
nevojshme.
Me Zvicrën
Përndryshe,
rënia e Italisë, nesër e Spanjës, do të çojë në shpërbërjen e zonës së euros
dhe me atë të Unionit. Europa është e dënuar të rilindë me Italinë ose të
fundoset përkrah saj. Dhe për ata që në Zvicër do të gëzoheshin për dështimin
europian, ata do ta kuptojnë që edhe kjo fundosje do të jetë e jona. Në këtë
krizë, është në interesin e Zvicrës të tregojmë solidaritet me Italinë, me
Europën, çfarëdo që të vendosin fqinjët tanë. Sepse ne jemi në të njëjtën
anije, atë të një kontinenti, vlerat e të cilit janë nën kërcënim nga të gjitha
palët.
Përkthyer nga Alfred
Papuçiu
Marrë nga gazeta “Le
Temps” (Koha/