| E hene, 30.03.2020, 04:22 PM |
Mos yryshi për pushtet në gjysëm shtet!
Shkruan
Florim Zeqa
Në
shkrimin e sotëm, sikurse që nuk do të merrem me komentimin e asaj çfarë ndodhi
në seancën e fundit të kuvendit, nuk do të merrem as me zanafillën e problemeve
me të cilat po përballen dy ish partnerët e koalicionit qeverisës, tashmë të
shpresave të thyera.
Paranoja e njërit pol
politik dhe servilizmi polit tjetër, shkak për rënjen e qeverisë
Mungesa
e profilizimit politik, po e bën gjithnjë më të paqëndrueshme qeverisjen në
vend, si dhe po i bën akoma më të pa parashikueshme zhvillimet politike pas rënjes
së qeverive.
Edhe
pse koalicioni i fundit qeverisës ishte bashkimi i dy partive politike të
profilizuara, ishte bashkim i dy koncepteve politike diametralisht të kundërta,
të cilat nuk mundën t'i rezistojnë presionit të brendshëm kundër njëra-tjetrës.
Përderisa
bashkimi i dy poleve të kundërta në fushën e energjisë elektrike prodhon dritë
dhe energji progresive, në fushën e politikës përveqse nuk prodhoj dritë,
shpresën e ktheu në zhgënjim dhe dritën në errësirë.
Thellësisht
jam i bindur që, sikur këto dy rryma politike ta përballonin njëra-tjetrën së
paku për një mandat politik katër vjeçar, do të zhdukej përgjithmonë errësira
në vendin tonë.
Mirëpo,
për fatin e keq të vendit, paranoja e njërit pol politik dhe servilizmi i polit
tjetër u bënë shkak për rënjen e qeverisë së shpresave të qytetarëve.
Tani
pas rënjes së qeverisë, është duke u zhvilluar një luftë e ashpër mes dy
koncepteve politike, të cilat po e sulmojnë pamëshirshëm njëra-tjetrën, duke
mos zgjedhur gjuhë e mjete politike, forma e mjete shantazhi, intriga e
propagandë të ulët denigruese thuajse janë armiq shekullor të njëri-tjetrit e
jo vëllëzër të një gjaku e të një ashti të rritiur në këto troje dardane.
Opozitës i shkoi
"peshku në pjatë"
Pas
formimit të qeverisë së shpresës, siq e kemi quajtur ish koalicionin qeverisës,
opozita ka qenë e bindur se nuk do ta ketë të lehtë rrëzimin e saj.
Pikërisht
për atë arsye edhe ishte e nervozuar dhe ashpër me kritikat ndaj qeverisë në
seancat e kuvendit.
Mirepo,
nuk kaloj kohë e gjatë dhe opozitës kosovare i buzëqeshi fati, i shkoj
"peshku në pjatë". Shpresa e humbur për pushtet ju kthye në surprizë
të ëmbël, që i erdhi nga partitë në pushtet.
Ashtu
siq nuk e patëm pushtetin e unifikuar, nuk e kami as opozitën unike në
qëndrimet e saj. E vetmja gjë që e bën opozitën bashkë, është lufta për pushtet
e jo çështjet kapitale për shtetin dhe interesin e qytetarëve.
Të
gjitha partitë politike pa dallim, sikurse ish partitë në pushtet, ashtu edhe
ato në opozitë, po harrojnë se lufta politike me Serbinë ende nuk ka mbaruar.
Madje kjo luftë është në vlugun më të madh të saj.
Ikja nga realiteti, i
rrezikon të arriturat e deritanishme
Partitë
politike, me ose pa dashje po e harrojnë faktin se ende është në fuqi Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të
OKB-së.
Përderisa
të jetë në fuqi Rezoluta 1244 nuk ka vend për vetëkënaqësi dhe relaksim,
sikurse që nuk ka vend as për frikë për ripushtim nga Serbia derisa të jenë
forcat e NATO-s në Kosovë.
Edhe
pse jemi shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht, si lak rreth qafe e
kemi Rezolutën 1244 e cila e trajton Kosovën si pjesë të Serbisë.
Si
pasojë e kësaj situate, BE dhe OKB, dy organizata, në të cilat ne e aspirojmë
anëtarësimin tonë, ende nuk e njohin Kosovën shtet i pavarur dhe sovran.
Përtej
kësaj, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel e ka rikthyer statusin e
Kosovës gati në pikën zero.
Vendin
nga rreziku i ndarjes dhe shtetin nga falimentimi nuk mund ta shpëtojnë ata që
po duan ta negociojnë pavarësinë e larë me gjak me ata që i shkaktuan dhimbje
shpirtërore dhe plagë të pashërueshme popullit tonë.
Prandaj
si rezultat i kësaj situate, vendit i kanë mbetur vetëm një zgjidhje, lindja me
urgjencë e një alternative të re politike nga populli, për ç'rrënjosjen e së
keqës së përbashkët të këtij vendi, brenda të quajturës
"pozitë-opozitë".
Thënë
ndryshe, shpëtimtar për vendin nuk mund të jenë shkaktarët e së keqës (partitë
aktuale), që rropën e ç'rropën bashkarisht pasuritë shoqërore dhe publike për
këto 21 vjet rresht.
Populli
shpëtimim duhet ta gjejë tek intelektualët e guximshëm, me moral të pastër dhe
integritet njerëzor dhe kombëtar, tek të gjitha shtresat e shoqërisë që janë të
gatshëm të përballen me virusin kancerogjen të; krimit dhe korrupsionit,
karrierizmit, familjarizmit, nepotizmit dhe të gjitha dukurive të tjera
shoqërore të shfaqura në Kosovën e pasluftës, e në veqanti në periudhën e pas
pavarësië.
Në
fund të këtij shkrimi, ju bëjë thirrje të gjithë liderëve shtetëror dhe
partiak, mos yryshi për pushtet në gjysëm shtet, por kthjellni mendjen e bashkohuni
për të shpëtuar shtetin nga zhbërja e falimentimi, nga ndarja e copëtimi që po
e rrezikon tkurrjen enorme të kufijve të shtetit tonë.
Të
bashkuar mund të mbajmë shtet, të ndarë mund të mbani vetëm pushtet në gjysëm
shtet.