| E hene, 30.03.2020, 05:40 PM |
Misioni i 30 mjekëve dhe infermierëve, krenari për të gjithë shqiptarët
Nga
Aleks Martin Kapllaj
Shumë
mirë dhe largpamës e humanist, dërgimi i përsonelit mjekësor në Itali, por tani
qeveria shqiptare për përballimin e emergjencës në vendin tonë, të kërkojë
menjëherë ndihmë nga qeveria kineze, që të na dërgojë disa mjekë dhe ekspertë
të saj që të na ndihmojnë në menaxhimin e situatës në vendin tonë, deri sa nuk
ka shpërthyer komplet në të gjithë vendin, meqënëse jemi akoma në fillim, ashtu
siç kanë bërë edhe shumë shtete të tjera evropiane.
Misioni
i ndihmës mjekësore të 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali, në luftë
kundër koronavirusit, ka patur një jehonë dhe pritje entuziaste nga shumë
përsonalitete të politikës qeverisëse dhe opozitare, por sidomos nga mediat dhe
qytetarët italianë që u befasuan nga ky gjest humanitar nga një vend i vogël
dhe i varfër si Shqipëria.
Në
frontin kundër virusit kanë ardhur edhe mjekë dhe specialistë të mjekësisë nga
shtetet si Rusia, Kuba, Kina dhe Polonia, por mjekëve dhe infermierëve
shqiptarë iu rezervua një pritje e veçantë dhe e privilegjuar, ku ministra të
shumtë si Di Maio e Boccia, por edhe personalitete të pushtetit lokal, edhe pse
të impenjuar me organizimin dhe menagjimim e emergjencës shendetsore, siç është
governatori i Lombardisë Atilio Fontana dhe asesorët e shëndetësisë, priten në
aeroport personelin mjekësor shqiptarë.
Mirnjohja
dhe falenderimet për ndihmën e Shqipërisë për Italinë në këto momente të
vështira janë shprehur nga liderët dhe deputët si të pozitës ashtu edhe të
opozitës, si Salvini e shumë deputet të tyre e përfaqësues lokal në të gjithë
Italinë.
Të
gjitha lajmet dhe programet televizive, kanë falenderuar mjekët dhe infermierët
shqiptarë që kanë shkuar në Itali në këto ditë të vështira, për të fituar këtë
luftë aty ku armiku është më i fortë.
Lufta
dhe fitorja kundër virusit është luftë dhe fitore e njerzimit.
Misioni
i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali ka bërë jehonë edhe në shtypin
ndërkombëtarë, duke na nderuar me shembullin dhe mësimin që u dha edhe vendeve
të tjera evropiane, më të fuqishëm ekonomikisht e financiarish, që nuk dërguan
asnjë ndihmë mjekësore Italisë, por i kthyen shpinen duke përfituar në mënyrë
spekulative dhe duke e konsideruar si shkakun e përhapjes së virusit në Evropë.
Virusi
kishte muaj që kishte hyrë në Evropë dhe kur Kina dha lajmin se në vendin e
tyre kishte shpërthyer një epidemi, që mund të shndërrohej në pandemi ashtu,
siç edhe u shndërrua më vonë, virusi kishte hyrë tashmë në Evropë dhe po
përhapej kudo pa asnjë rezistencë.
Aspekti
tjetër pozitiv i misionit të 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali,
është marrja eksperiencës gjatë këtij muaji, që do të kenë mundësi ta për ta
përdorur në vendin tonë, nëse do të ishte e nevojshme. Edhe gjatë këtyre ditëve
të misionit të tyre ata do të kenë mundësi të sjellin eksperiencën e evitimit
të gabimeve që kanë bërë italianët në fillim, në mbrojtjen e përsonelit
shëndetsor dhe të rëndësisë jetike të gjurmimit të virusit duke bërë sa më
shumë teste edhe atyre që nuk kanë shenja klinike, krahas izolimit të qytetarëve,
që është një nga masat më efikase dhe me kosto të ulët, si nga ana shëndetsore
dhe ekonomike, por përherë me masat ndihmëse për qytetarët që janë të detyruar
të qëndrojnë të mbyllur.