| E diele, 19.10.2008, 06:42 PM |
NËN TERRORIN KOMUNIST (VII)
Luan Myftiu
(ose një radiografi e mekanizmave të regjimit komunist)
Nga Luan Myftiu
VËLLAVRASJA
Djallëzia e diktatorit shfaqej kryesisht në përpjekjen për ta bërë të gjithë popullin bashkautor në krimin e madh të vëllavrasjes. Të gjithë kundër kujtdo, sipas tij, duhej të mbronin vijën e partisë. Ai luftonte çdo gjë që kultivonte ndjenjat rijerëzore dhe përkrahte ato që kishin frymën e logjikës kriminale të jezuitit të Kaukazit, Josif Stalinit. Ndaloi shkrimtarët klasikë, filmat psikologjikë, komentet sociologjike, muzikën sentimentale dhe atë moderne. Ai e nxorri herët fytyrën e tij prej konservatori fanatik, u ngujua në kullën e fildishtë dhe i mbylli derën Shqipërisë, duke i dhënë popullit të ripërtypë gjysmë shekulli vetëm "veprën" e vet të mbushur me megalomaninë e tij prej mediokri. Pastaj ngriti Spatën e rëndë të Demokleut dhe u tha njerëzve se për të shpëtuar prej saj duhej të rrëzonin njeri-tjetrin. Dhe, ndonëse njerëzit, të terrorizuar nën atë shpatë u therrën dhe u gjakosën, ai s'u mbajti përsipër të paktën as mëkatet. Nga Olimpi ai sodiste vëllavrasjen dhe kujdesej që këtij krimi të mos i gjendej autori i vërtetë. Ai fshihej prapa frazave të tij me dy kuptime dhe njerëzit mbeteshin fajtorë autentikë të krimeve që kryenin në emër të ti dhe të klanit ogurzi. Kështu u detyrua populli t'ia shesë shpirtin djallit dhe të adhuronte diktaturën si perëndi. Aparati i dhunës që realizonte veprën e tij kriniinale, s'linte mjet pa përdorur për t'u dukur i drejtë e i paanshëm. Ai fuste "gladiatorët" me dhunë në arenë, pastaj tërhiqej për t'i soditur para publikut nga lozha. Ne viktimat, gladiatorët e arenës komuniste, duhej të ishim fajtorë ndaj njeri-tjetrit. Madje, edhe mishi e gjaku ynë, familjet tona, në unison me diktaturën, duhej të ngrinin mallkimin kundër nesh dhe të bashkoheshin me padrejtësinë për të na lënë vetëm në mëshirën e dhunës. Por intuita gjeniale e popullit i dalloi konstruktorët e këtij krimi të madh, dalloi veglat, lakejtë, pabesitë dhe intrigën dhe heshti. Kurse Satanai në këtë heshtje tallëse të historisë që e dënonte pa mëshirë, i tmerruar u hoqi thikat nga goja shokëve të tij, xhelatë dhe ua nguli në shpinë, por prapë s'i shpëtoi dot gjyqit të rreptë të viktimave të tij. Ato i kërkonin jetën dhe nderin që s'ua kthente dot, prandaj ai filloi fushata të reta "spastrimi" duke u përpjekur t'i lajë tragjikisht me gjak duart e tij të gjakosura. Vetëm mes klithma viktiniash shkaktuar prej shpatës së tij, ai siguroi duartrokitiet e një popullli të terrorizuar.
DËSHPËRIMI
O ironi. Në burg kultivohej në njëmijë forma urrejtja dhe pritej që të bëheshim të "dobishëm". Na fyenin me dekada dhe kërkonin prej nesh të respektonim të tjerët. Na rrëmbenin çdo ditë dinjitetin dhe kërkonin t'i edukonim fëmijët tanë si qytetarë krenarë. Na privohej vazhdimisht liria dhe kërkohej të ishim atdhetarë e të mbronim me gjakun tonë skllavërinë tonë. Ne duhej të adhuronim kur na përbuznin, të donim kur na urrenin, të falnim kur na vrisnin pa shkak.
Dhe ky quhej "riedukim" ( !)
Por ne urrenim faraonin dhe piramidën e tij: urrenim fatin, jetën, madje
Ne ishim viktima të terrorit, të destinuara të mbillnim kudo frikë me fatin tonë tragjik. Kjo qe dhe qëllimi final i "riedukimit" tonë. Ne duhej të shpinim në jetën e "lirë" jehonën e dramës sonë këngën e zymtë të "varrit" të hapur.
Ne ktheheshim në jetë të lodhur, të vrarë, të hutuar, ne ishim piktura të gjalla të indiferencës, ku lexohej vetëm dëshpërimi. Ne dilnim nga burgu i vogël dhe hynim në burgun e madh, ku na priste përbuzja e njerëzve të velur nga privilegjet dhe braktisja e atyre që qenë tërrorizuar nga lufta e klasave. Tmerret që mbartnin në shpinë, u flisnin njerëzve në heshtje se duhej të ishin të lumtër, duke qënë të mjerë.
Ne ishini fantazma të gjalla që u kujtonim atyre vetëm frikën dhe terrorin. Ne ishim të "riedukuar". Ne ishim shëruar nga sëmundje prej sëcilës s'kishim vuajtur kurrë. Kishim shpëtuar nga mendimet e pavarura, ishim çliruar nga ndjenjat e vërteta njerëzore, ishim bërë "kafsha" që i duhej diktaturës.
Por ne qemë krenarë për vuajtjet që pësuam. Ne dinim tani pse jetonim. Ne kishim një qëllim. Ne i prishniin pa dashje gjumin tiranit dhe ishim një shpresë e mjegulit për ata që vuanin në errësirë.
Ne ishim fatkeqër të rrezikshëm: ne urrenim !
Ne qemë në duart e shtetit që s'mbante përgjegjësi për jetën tonë: ne vlenim sa një proçes-verbal, me të cilët komunistët motivonin fundin e dramës sonë. Ne ishim vetë pasiguria. Ne ishim të tmerruar dhe s'dinim nga na vinte rreziku: nga një gur prej tavanit të minierës, nga prokuroria-fantazmë që shfaqej çdo javë dhe na qe kthyer në makth, apo nga meraku për ata që kishim lënë jashtë në mjerim. Terrori mbi ne ushqehej çdo ditë
Ne ishim të mjerë. Ne qemë përgjegjës për fëmijët, nipërit e mbesat që si pranonin në shkollë, për të afërmit që dëboheshin nga puna, për fejesat e martesat që prisheshin për shkakun tonë, dhe për ata që mbesnin pa martuar. Ne ishim viktimat, me të cilët diktatura, duke na paraqitur si fajtorë, hidhte tërë ligësitë e veprës se saj kriminale.
Ne qemë objekt i terrorit psikologjik. Ky hynte në shpirtrat tanë të tronditur në rrugë të padukshme. Një vështrim i egër prej ujku, një palë pranga të nxjerra fshehtas nga xhepi një pëshpëritje e ftohtë për arrestime të reja, një citat i zakonshëm i Enver Hoxhës kundër nesh, një vdekje e papritur në kamp, një shoqëri e dyshimtë një shpifje keqdashëse, një demaskim para kampit, një levë hekuri e gjetur pranë shtratit tonë, një provokim i hapur, britma e atij që hidhet nga kati i tretë, kufoma e gjakosur e vetvrasësit, arkivoli që prêt jashtë trupin e shokut që gjendej ende në fund të mineralit dhe dhjetra si këto mbushnin jetën e të dënuarit.
Ne s'ishim vetëm spektator, përkundrazi, ne ishim aktorët e dramës sonë që duhej ta luanim atë deri në fund. Ne duhej të dilnim gjallë për hir të atyre që na prisnin jashtë duke sakrifikuar. Ne duhej t'i tregonim botës se qemë viktima dhe t'i përshkruanim jetën e përtej varrit; ne duhej të mbijetonim. Por ne duhej të ruanim e të shpëtonim në radhë të parë nderin tonë dhe dinjitetin tonë. Ne duhej t'u shpinim të afërmeve kufomën tonë të gjallë dhe një emër të nderuar. Ne duhej ta meritonim një lot. E keqja s'kish fund dhe dhuna që mund të përdorej ndaj nesh nuk kishte asnië kufi. Asnjë dorë nuk mund ta ndalte furinë e saj shkatërruese. Ne ishim pre e saj, objekti me të cilën ajo realizonte qëllimet e mbrapshta. Ajo qe vazhdimisht në pritë dhe godiste befasisht kur ne s'e prisnim. Ajo luante kukaçefas me jetën tonë dhe sidomos lakmonte nderin tonë. Dhe kjo frikë qe më e rëndë se varrosja nën shëmbjet e galerive.
Këto ankthe frike dhe sidomos mungesa, e plotë e një shprese për të ardhmen e pushtonin nganjëherë papritur shpirtin tonë dhe në atë kohë s'e kishim me frikë një vdekje aksidentale. Kjo duhej të ketë qënë një gjendje e sëmurë psikike, sepse kur ne e fitonim përsëri dashurinë për jetën, trembeshim nga këto mendime të zymta. Por ato përtëriheshin dhe ne që na trokiste vdekja kështu në derë dhe rrëzoheshin në honet e errëta të dëshpërimit, kur çliroheshim prej tyre e na ndriçohej vetëdija, e shihnim me sytë e shpirtit, se sa e bukur duhej të ishte jeta për njerëzit me të vërtetë të lirë. Vetëm pas kontaktin me vdekjen njeriu ndjen thellë bukurinë mahnitëse të jetës.
Ne e merrnim jetën si një detyrë që duhej shpurë deri në fund dhe ngrinim përsëri kulare shpresash dhe nga rrënojat e mendimeve tona të zymta. Ne ishim fatkeqër stoikë dhe ëndërrimtarë të palodhur. Ne ishim banorët e ferrit komunist që dënoheshim po të tregonim edhe ëndërat tona. Ne na lejohej t'i merrnim këto ëndrra në varrezat pa emër të burgut dhe t'i mbulonim ato në shishet që ruanin identitetin tonë në arkivolet e thjeshta prej dërrase të pastruar ahu.
Ne duhej të dilnim një ditë prej këtij burgu dhe dita po afronte, sepse ridënimet qenë ndaluar. Megjithatë të ridënuarit vazhdonin të vuanin masën e atij dënimi që vetë diktatura po e quante të padrejtë, sepse komunistët nuk donin t'i mësonin njerëzit me pretendimin për t'i kërkuar drejtësi.
A mund të besohet që njeriu të mos gëzohet kur
Ne linim në burg pjesën më me kuptim të jetës sonë. Ne ndaheshim prej shokësh që u bënë për ne udhëheqës shpirtërorë për t'u kthyer tek miqtë e vjetër të cilët do të bënin sikur s'na njihnin për të fshehur turpin dhe frikën që i detyronte të na braktisnin. Tani do të fillonim të luteshim për copën e bukës dhe për strehë, dhe do të punonim si kafshë nëpër punë të rënda fizike. Ne duhej të ishim mirënjohës tani për gjithçka, madje edhe për një përshëndetje të rëndomtë njerëzore. Ne duhej të ambjentoheshim tani me shtirjen, të vinim maskën e njeriut të kënaqur, të ishim përsëri hipokritë. Ne duhej ta bënim këtë menjëherë për hir të atyre që vuajtën për ne, nëqoftëse s'donin t'i shtonim vuajtje të reja. Ne hynim në jetën e "lirë" si skllevër kryesorë të diktaturës, si njerëz të tepërt të pranuar në shoqëri. Ne ishim tepër të ndrydhur dhe prania jonë do t'i shqetësonte njerëzit. Qëndrimet dashamirëse do të ishin të pakta dhe s'mund ta mbushnin vetminë tonë kronike. Ne do të jetonim vetëm me kujtime të frikëshme. Ne ishim një akuzë për shoqërinë që na
Për të siguruar një punë të rëndomtë fizike, duhej të prisje me orë të tëra prapa dyerve të zyrave të punës, ku po ata njerëz që të premtonin me një mirësjellje të shtirë, të nesërmen silleshin sikur s'të kishin parrë kurrë. Më duhej të largohesha çdo ditë i fyer duke shpurë tek njerëzit e mi gënjeshtrat e nëpunësve pa shpirt dhe dëshpërimin tim. Për hir të këtyre njerëzve të dashur duhej të kapërdije përbuzjen e nëpunësve komunistë të korruptuar, të cilët duke të të lufluar si armik klase, mbulonin nga sytë e diktaturës akroballëqet që bënin në kurriz të popullit.
Vetëm mbas tre muajsh më caktuan të punoja në një ndërmarrje, ku më duhej të bëja rreth 4 orë rrugë në këmbë çdo ditë. Meqë aty stërmundohesha dhe shpërblimi ishte qesharak, i pikëlluar mbas gjashtë muajsh braktisa punën dhe nisa t'i lutem me letra kryeministrit që të më jepej një punë jo e rëndë fizike, me të cilën mund të siguroja jetën e përditshme. Më në fund erdhi dhe përgjigja prej tij, të cilën nuk ma lexuan, por u mjartuan duke më thënë se urdhëronte të kthehesha në punën ku isha para gjashtë muajsh. Nga ana tjetër më ftuan në në takim në Komitetin Ekzekutiv, ku pas një "debati" midis tyre të inskenuar, që më parë vendosën të më dërgonin në një ndërmarrje ndërtimi, në sektorin e saj që mbulonte fshatin. Kështu dhe ruajtën "autoritetin" e tyre, dhe shpunë në vend porosinë "njerëzore" të liderit komunist; që
Mbas tre vjet pune të rëndë e poshtëruese u bë fjalë se mund të më jepej nga ndërmarrja një dhomë banimi me qira, madje më futën edhe në listën e atyre që ishin fare pa shtëpi, por kjo qe vetëm një manovër e rëndomtë për t'u shitur liberalë para opinionit.
Pa shokë e miq, pa qëllime e në një dhomë të ngushtë, ku s'mund të lëvizje pa u përplasur me pjesëtarët e tjerë, u përpoqa të gënnjej veten se për diç vleja, duke ndihmuar nipërit në mbarëvajtjen e tyre në mësime. Kisha nevojë të harroja veten mes njerëzish, por s'ishte e lehtë t'i shpëtoje vetmisë së thellë, sepse njerëzit, qofshin edhe ata më dashamirësit, ishin aqë të mbytur në prokupimet e përditëshme, sa s'kishin as kohë, as nerva të merreshin përditë me mua.
Jeta për ne qe një "mollë e ndaluar".
Ne që kishim përballuar furtunat e terrorit dhe për këtë duhej të ishim krenarë, diktatura s'na lejonte të manifestonim as hijen e personalitetit. Ne duhet të ishim etaloni i njeriut të përulur, mirënjohës për giithçka e pa pretendime. Ne kishim dalë nga burgu pa kusht, por për ne
Ajo pak zbutje e klimës politike që
Përse na duhej neve kjo "liri" ? Ne s'bënim as jetë shpirtërore. Në fund të vetëdijes sonë qëndronin kufomat e pafajshme të prindërve tanë. Pafajësia e dënuar padrejtësisht një jetë të tërë mund të krijojë mjeranë, frigaçë, ashtu si demokracia e vërtetë njerëz të lumtur e krenarë. Nuk mund të ketë trimëri individuale mes turmash të terrorizuara. Trimëria është një virtyt i kultivuar në një shoqëri ku e drejta mbrohet nga të gjithë. Arbitrariteti prodhon skllevër, respektimi i të drejtave të njeriut karaktere të forta. Bukuritë morale janë produkte të një shoqërie moderne, ose të atyre shoqërive që, duke ngritur virtytin në kulti përpiqen të mbijetojnë. Dhe ja ku erdhi më në fund vala e proçeseve demokratike edhe tek perdia e hekurt që ndante Shqipërinë nga bota e qytetëruar. Utopia çnjerëzore komuniste po mbyllte aktin e saj të fundit. Gjithë Lindja po shembej. Çaushesku u tronditi seriozisht sigurinë zotërinjve shqiptarë. Muri i Berlinit po ua vinte shpresat e fundit nën rrënojat e veta. Fantazma e komunizmit po futej e turpëruar në varrin e Marksit. Zëvendësi i diktatorit, që
Në Shqipëri
Ata që dje na shpallën Judë tani kërkonin të bëbeshin Krishtër. Që zotërinjtë të mos shqetësoheshin në këto kohëra të turbullta, ne duhej të tradhëtonim të drejtën tonë për t'i urryer. Të falnim ata që s'na falën as pafajsinë; të donim ata që na vranë, të çmonim ata që na tallën (!). Dhe duhet t 'i falnim medoemos, ne s'donim gjakderdhje, në të cilën do ta pësonim të parët: ne s'donim kthim prapa, ku s'do të kishim asnjë të drejtë; ne s'donim të damkoseshim si forca të errëta, destruktive. Ne duhej t'i falnim, sepse tani zotëriojtë tanë komunistë do të dënjonin të mendonin edhe për ne, skllevërit e "dënuar nga historia". Logjika komuniste nuk
Mbi shpinat tona ndërtuan skllavërinë, mbi to tani kërkonin të ndërtonin urën që të kapërcenin lumin pa lagur. Ne, të martirizuarit prej tyre duhej të ishim edhe shpëtimtarët e tyre. Neve që na u imponua roli i viktimës për të trembur një popull të uritur, duke falur tani, të bëheshim apostuj të tolerancës për të zbutur zemërimin e këtij populli të mashtruar 50 yjet prej tyre.
Ne kërkonim të ishim njerëz të nderuar dhe jo mjeranë të mëshiruar; kërkonim të drejtë dhe jo lëmoshë. Plagët e hapura nuk mund të na mbylleshin vetë me pranimin nga ana e komunistëve të disa gabimeve ndaj nesh, të cilët u dashkëshin kaluar historisë. Dinjiteti i plagosur kërkon të paktën pendesë prej atij që e ka marrë nëpër këmbë. Turpi nuk shlyhet me lajka, por me qëndrime të ndershme.
Dhe komunistët nuk po shfaqnin as sinqeritet, as pendesë, as ndershmëri me sjelljet e tyre. Ata që mësuan vetëm artin e sundimit do të vdesin megalomanë dhe hipokritë të pacipë. Ndoshta kur të grisin diplomat që kanë manë nëpër shkollat e Partisë, dhe të zënë radhën para zyrave të punës për t'u pranuar si punëtorë të thjeshtë, do ta kuptojnë se sa detyrime kanë ndaj këtij populli të katandisur prej tyre sa s'po njeh veten. Ata që u mësuan të na përbuzuin një jetë të tërë, s'mund të pranojnë të na nderojnë. Ata që duke na dënuar pa faj na përdorën si "gogol" për të trembur popullin, s'mund të durojnë që ne të jemi në krye të tij. Ata që mbi ne hodhën vetëm baltë, s'mund të pranojnë të kemi virtyte. Në shumë aspekte ata janë mohimi vnë.
Ne klasat e përmbysura prej tyre dhe gjithë të goditurit, sipas plagëve që na kanë hapur, janë akuzë e gjallë për ta. Ata do të jenë në luftë të përhershme me ne, qoffë edhe të heshtur. Ata s'mund të rrinë pa hedhur gurë e pana shtytur ne greminë, sikur edhe pak të na shkasë këmba. Ata janë hija që na ndjek kudo pas për të blerë mendimet tona, ndjenjat tona, shpirtin tonë. Ata duan ta qetësojnë brenda tyre frikën e hakmarrjes sonë që i tmerron. Ata gëzohen tani që s'janë të gjithpushtetshëm, tek na shohin që hyjmë ndër kisha e xhamira. Ata janë bërë tani "miq" me Zotin dhe, ndoshta i luten Atij të na qetësojë shpirtërat, ndërkohë që për vete presin çastin të na nxjerrin sytë. A mund t'i bënte vallë ndëshkimi i rreptë të pendoheshin për ato që na kanë bërë ? Ndoshta atëherë ne do të shpëtonim prej tyre si prej një mallkimi.
Ata nuk duan që ne të marrim kulturë, të ngjitim shkallët e shkencës nuk duan zhvillimin e talenteve tona, as emrin tonë të mirë. Ata për ne do të hyjnë nëpër komisione konkursesh, do të pëshpërisin korridoreve, do të fryjnë të metat tona për të zbehur meritat tona.
Ata s'heqin dorë kollaj nga privilegjet dhe s'largohen vullnetarisht nga pushteti. Ata janë betuar kundër nesh, sepse ne i mohojmë si zotër. Ata që u mësuan me pushtet absolut, nuk mund ta kuptojnë të jenë të barabartë me të tjerët, sidomos me ne.
Gjithë arti i politikës së tyre sot është ngadalësimi i proçesit të refoormave nëpërmjet premtimeve boshe dhe alarmit të rrezikut të luftës civile. Ata duan t'i shmangen përgjegjësisë për krimet e kryera dhe të ruajnë me sa të munden pozitat e privilegjuara. Këtu mund të duhen edhe sakrifica, ndaj largojnë dhe afrojnë nëpër kolltuqe figura që i kërkon momenti, të cilët u mbulojnë bukur "skeptrin perandorak", i nxjerrin demokratë dhe, duke qënë më të shkathët dhe elastikë, i paraqesin të larë në situata të vështira.
Ne që dikur ishim armiq imagjinarë, u bëmë për ta një rrezik real. Ata që talleshin kur na persekutonin, tani trëmben kur ne heshtim. Dhimbja jonë i ka zënë pusi ndërgjegjes së tyre të çoroditur kriminale, prandaj të hutuar nuk dinë se nëpër ç'rrugë të kalojnë. Krimi i tyre ndaj popullit ka përmasa të frikshme, prandaj kameleonizmi në këto çaste është tipari i tyre themelor. Ata ndryshojnë pikëpamjet me shpejtësi të habitshme dhe do t'i besonin njëlloj djallit dhe Krishtit, mjaft të gjenin me këtë një "strofull" për të shpëtuar kokën. Vetëm neve s'na besojnë, sepse me ne u treguan gjithë jetën të pabesë, prandaj ne jemi në shënjestrën e pushkës së tyre sado të fryjnë erërat e demokracisë. Ata s'ia heqin dot këmbëzën asaj pushke, se i tremben luftës civile : prandaj na thërrasin : "tolerancë" ! Kriminelin e trëmb edhe zëri i kukuvajkës. Dhe, ndonëse e dinë që s'jemi kriminelë, në zërin tonë për demokraci. dëgjojnë këngën me të cilën përcillet në varr "parajsa" e tyre e kuqe.
Ne s'mund të bashkëjetojmë me vrasësit tanë, veçse duke menduar për hakmarrije të drejtë. Por ne s'duam të bëhemi fatkeqër duke u bërë vrasës dhe s'duam që krimi të mbetet në krahun tonë. Ne duam të mbetemi njerëz. Por presim pendesën e atyre që na mohuan çdo të drejtë, dëgjojmë ende fjalime "demokratike" pikërisht prej vrasësve të demokracisë dhe vajtime "prekëse" për gjëmbat që u hynë në këmbë gjatë rrugës së pashtruar të revolucionit. Ata neve na harrojnë me dashje, sepse ne, me dhimbjen që vetë na e shkaktuan, na grabisin pa dashje lavdinë, duke na kujtuar thikën që fshehin tani nën veladonin e "shenjtërisë" së tyre. Dhe ata kanë shumë nevojë të duken ëngjëj që të besohen kur të thonë se sa kanë vuajtur shpirtërisht kur na kanë rjepur të gjallë. Ata harrojnë tani zellin e tyre të dikurshëm për zbatimin e vijës së Partisë dhe nënvizojnë
Komunistët vendimet me përgjigjësi i merrnin kolegjialisht. Kjo qe një nga ato shpikjet e tyre djallëzore. Ata garantonin kështu ruajtjen e vijës së tyre kriminale, sepse në kolektiv askush nuk do të gixonte të dilte haptas kundër saj. Kështu secili prej tyre kishte të "qetë" ndërgjegjen dhe mund të vriste e të priste pa frikë se mund të përgjigjej një ditë për ato mendime arbitrare, që njerëzve u kushtonin shtrenjtë. Kështu u krijuan edhe tarafet e miqësitë e tyre, ku secili derdhi si kapital krimin e "fshehtë" që kishte kryer kolektivisht ndaj nesh. Kështu u krijua ajo ndërgjegje kriminale kolektive, e cila sot, për të dalë e papërlyer dhe për të justitikuar veten për mëkatet ndaj nesh, na lufton nga pozita demokratike, duke na quajtur ekstremistë të djathtë etj. etj..
Ne ndodhemi përpara një blloku armiqësor të hekurt, i cili edhe në kushtet e lindjes së demokracise, përpiqet të na i mbyllë të gjithë shtigjet, sidomos për të thënë fjalën tonë për përparimin e kombit.
Për mbajtjen e pushtetit ata do të shisnin edhe shpirtin. Për ruajtjen e tij ata do të bëheshin ortakë edhe me djallin. Por jo me ne ! Sepse pushteti në duart tona të gjymtuara nga prangat e tyre do të krijonte atë ligjin e paanshëm të demokracisë së vërtetë që do t'i vinte para përgjegjësisë.
Më kot përpiqen të shtriren ata që s'janë. Kohët ndryshuan !
Zotërinj Komunistë !
Hiqeni maskën e njeriut të ndershëm që të shohë kombi fytyrën tuaj prej pirati !
Rrëfejani haptas kombit ç'kini bërë që të gjykojë për të ardhmen tuaj prej pirati !
Rrëfejani haptas kombit ç'kini bërë që të gjykojë për të ardhmen tuaj dhe mos u mburrni me dënimet që ju dha diktatori, kur i dolët përpara si karieristë ambiciozë !
Mohoni veprën tuaj kriminale dhe përpiquni të meritoni emrin e mëkatarit të penduar ! (Krimi juaj zë fill nga çasti që gëzuat privilegun e parë).
Hapni rrugë të kalojë kolona e të martirizuarëve dhe ulni kokat, kur ajo të vendosë dhimbjen e saj në altarin e demokracisë !
Ne s'duam duartrokitje !
Ne duam drejtësi dhe dashuri lë njeriut për njerinë. Por jo për ju zotërinj ! Juve ju urrejmë ! Dhe për këtë e mbani vetë përgjegjësinë. Ju e dini sa gjëra na është dashur të durojmë për të mbijetuar !
Këmbana e fundit ra. Orë të vështira erdhën për ju !
Ne s'deshëm gjak, s'kërkuam t'u linim nipërve peshën e hakmarrjes.
Ne u larguam...
Ne lamë në Shqipëri varrin tonë të hapur ; kujtimin e plagëve të pashërueshme, dinjitetin e marrë nëpër këmbë, eshtrat e prindërve të masakruar që s'dihen ku janë, shamitë e zeza të nënave dhe ëndrrat e bijëve tanë për dritë ! Por ne do të vijmë ! Dhimbja na zë frymën dhe na errëson ndërgjegjen !
Zotërinj, ulni kokat !
Bota e lirë ende nuk e kupton ç'na kanë punuar !
E habitur, ajo shpreh ndaj nesh vetëm mëshirë. Mos i rëntë kurrë në kokë halli ynë !
U sostë fryma juaj shkatërruese.
Ju akuzojmë....
Fund