| E diele, 29.03.2020, 12:20 PM |
ASKUSH NUK DO UA FALI, EDHE KORONAVIRUSI NUK I NDALI !
Nga
Dedë Preqi
E
shikoi gjithë bota teatrin e absurdit në Parlamentin e Kosovës, dy parti në
pushtet LVV dhe LDK, e rrëzuan njëra-tjetren, jo përshkak të keqmenagjimit në
qeverisje, ndoshta treguan edhe shembullin më të mirë deri me tani, por
përshkak të krimbave të qelbur, që kanë pasion rrëmimin e trungut vet.
Për
anash në Parlament, qëndronin me maska e pa maska bandat e tërbuara dhe korbat
e PAN-it, që i krijuan kurthat kësaj qeverie dhe silleshin e përqeshnin, duke
ia plotësuar mocionin LDK-së, për t’a rrëzuar qeverinë Kurti, e cila do ishte
deri më tani shembulli më i mirë i një qeverisje në Kosovë.
Këtë
herë partitë opozitare të PAN-it, por edhe LDK, treguan shembullin më të keq në
demokraci, me përshtypjen e një shoqërie primitive, për të dyshuar edhe bota
demokratike në qëllimet tyre anti-vetëvetës, duke anuar në anën e kundërt të
ndryshimeve dhe sukseseve demokratike në këtë vend.
Pse
të na çortojnë të tjerët, ne duhet ta turpërojmë dhe çortojmë vetëvetën, pse ti
fajësojmë SHBA-të, apo Evropën, që nuk
po na i kryejnë punët tona deri në fund, njëra dhe tjetra e kanë dhënë
kontributin e tyre dhe na kanë vendosë në binarët e duhur, dhe ky trajtim nuk
ishte i rastit, por me shumë sakrifica, duke na
dhënë edhe porosinë e qartë ; lirinë dhe demokracinë ua mundësuam,
por ndryshimet, progresin dhe të tjerat ia adresoni vetëvetës.
Kur
gjithë bota në këtë kohë brengosët dhe bënë luftë të pa parë kundër një armiku
të padukshëm « koronavirusit covid19 », që po kërconon jetën e mijëra
njerëzve në tërë globin, qeveria e Kosovës, përkundër përpjekjeve dhe
rrethanave në të cilat gjindet edhe vetë populli i këtij vendi, e inicuar nga
LDK, thërrasin seancë të veqantë parlamentare, për të shprehur mosbesimin ndaj
qeverisë Kurti.
Mund
të thëmi ditë e natë, se populli shqiptarë nuk u dorëzue dhe nuk u gjunjëzue
para armiqëve të vet, dhe askush nuk do ia marrë dinjitetin me dhunë, apo t’ia
shlyej kujtesën historike, por sikur ti përsërisim këto fjalë disa herë, do
tingëllonte ndryshe, sepse po e ngatërrojmë rrugëtimin tonë në hapat e sotëm,
përmes të cilëve po çalojmë vetë pa na u
kërcënuar dikush përmbrapa.
Nëse
deri dje kemi fol dhe kemi luftuar për të drejtat tona dhe kemi arritë deri te
shteti i lirë dhe demokratik, falë SHBA-ve, dhe aleatëve të saj, duke arritë
deri te Parlamenti dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, dhe sot nuk kemi nevojë
të flitët në kuptimin e djeshëm, atëherë cili dreq ka hyrë në mesin e kësaj
shoqërie, që po na trazon me trendin e vetë degradimit, rrënimit dhe shembjes
së gjitha atyre sakrificave dhe gjakut të dëshmorëve të këtij vendi.
Kaluan
më se njëzet vjet mbas çlirimit të vendi, populli i Kosovës, akoma përballet me
kushtet më elementare të jetës dhe të
mirëqenjes së vet, të cilëve nuk u heqët barra e vuajtjeve nga pushtetët e
dobëta dhe të korruptuara, që shkakëtuan një kaos politik dhe ekonomik të
vendit, ku do shfryhen apetitet dhe arroganca e grupeve dhe partive të
caktuara, duke vepruar në emër të komandantave të luftës, që ia caktuan edhe
pozitat e pa merituara vetëvetës në pushtet, ku e ardhmja e këtij vendi do
varej në disponimin e tyre abuzues deri në ditët e sotme.
Pikërisht,
nga një situatë e tillë dhe gjendje e pa lakmueshme, sikur shkakëtoj më shumë
se një kancer të rrezikshëm politik dhe ekonomik në Kosovë, me ç’rast populli i
këtij vendi do duhej ta gjente diagnozën e vetë të shërimit, të cilën e mendoj
dhe e studioj mirë, vetëm përmes LDK-së, së traditës të IBRAHIMIT dhe LVV-së,
të Lëvizjes të ALBINIT.
Por,
kush e besoj se brenda 50 ditëve, të qeverisjes në mes dy partive, LVV, dhe
LDK, do mbarojnë qef në mes vete për një kohë të shkurtër dhe shprehin mocionin
e mosbesimit, me ç’rast LDK, me ndihmën
e satelitëve të PAN-it, e shkarkojnë qeverinë Kurti, në kohën më të rëndë të
pandemisë, ku po luftohet për jetën kudo, por dhe në Kosovë, kundër një armiku
të përbashkët, që po kërcënon gjithë globin njerëzor, të cilën gjë nuk do ta
dëshironte në këto momentet edhe ndonjë armik primitiv i shekullit.
Kush
e projektoi dhe e realizojë këtë skenar të këtij niveli të ulët dhe përpjekjeje
për shkarkimin e qeverisë Kurti, në kohën e pa kohë dhe të pandemisë së
koronavirusit ? Dikush ia lë fajin Hashim Thaçit e dikush Isa Mustafës,
por njëri dhe tjetri janë më afër se kushdo tjetër, që ia zbehën imazhin
Kosovës, ndoshta edhe në nivelin kombëtar, por si do që të jetë do ia lëmë
kohës.
Pjesa
e madhe e botës demokratike, përveq se po vuante nga pandemia e koranovirusit,
i kishte hapur sytë dhe veshët edhe nga Kosova, në veqanti SHBA-të, dhe
Komisioni Evropian, të cilët shqetësohen me të madhe nga veprimet e deputetëve
kryeneq të këtij vendi, me votimin e tyre për rrëzimin e qeverisë së vet në
këtë krizë globale.
Akush
nuk do ua fali, edhe koronavirusi nuk i ndali, duke dëshmuar tërbimin ndaj
vetëvetës edhe pse në kushte të pa përshtatshme ndaj koronavirusit covid19, me
maska në Kuvend, dikur deputetët i heqën edhe maskat, por edhe të zezat e tyre
që i kishin grumbulluar dhe trilluar për t’ia thënë njëri-tjetrit, që i zbrazën
pa fije turpi, duke i drejtuar shigjetat e helmuara në drejtim të kryeministrit
Kurti, sikur tani e harruan dhe situatën me popullatën e vendit, por edhe
botën, që i përcjellte me vëmendje.
Për
çudi, se në ç’mënyrë frontale e luanin rrolin së bashku, LDK, PDK, AAK, NISMA
dhe minoritetet, sikur një grup i ndarë dhe i betuar njerëzish të këtij vendi,
kundër partisë LVV, dhe liderit të saj Albin Kurti, sikur e kishin një qëllim,
një plan dhe një front të përbashkët për rrëzimin e qeverisë Kurti, duke ia
urryer formën dhe qeverisjen më prospëruese, e cila po sa i filloi hapat e parë
të ndëshkoi rrjetin e korrupsionit dhe keqbërësve në këtë vend.
Dioptria
shkurtëpamëse nuk përfundon vetëm me këtë, por vazhdon edhe më tutje, kur
shumica e këtyre përmbysëve të kësaj qeverie në sëcilën fjali të tyre e
përgojonin Amerikën, duke aleduar në aderimin e saj, sikur Amerika dhe të
tjerët, nuk do e gjykojnë më mirë se kushdo tjetër këtë sjellje arrogante dhe
primitive të këtyre njerëzve, që përmbysin vetëvetën, të cilët edhe ata do
ndjehën të zhgënjyer dhe të ofenduar me këtë lloj shiptarizmi.