| E diele, 29.03.2020, 11:05 AM |
ARBAN ABRASHI, NJË FORCË QË E MBRON E FORCON RUGOVIZMIN
Nga
Hilmi GASHI - Gjermani
Ditë
më parë, Arban Abrashi, antar i Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe deputet i
Parlamentit të Kosovës, kreu një vizitë pune të suksesshme në Gjermani, e cila
në dekadat e fundit ka qënë e mbetet një nga vatrat më të rëndësishme e më të
fuqishme të veprimtarisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës përsa iu përket
kontributeve të saj të prejkohshme e të vazhdueshme për Lirinë, Pavarësinë e
Shtetësinë e Kosovës.
Me
këtë rast, Arban Abrashi, sekretar organizativ i LDK-së, kreu një vizitë pune,
në Degën e LDK-së në Gjermani, respektivisht në Nëndegën e LDK-së për NRW (Nord
Rhein Westfalen) të Gjermanisë, ku pati takim të frytshëm me kryesinë e partisë
e antarësinë e gjerë të kësaj nëndege.
Z.
Arban Abrashi në fjalën e tij elitare foli për Lidhjen Demokratike të Kosovës,
për Programin dhe Rrugën Rugoviane të saj për forcimin dhe stabilizimin e
shtetit të ri të Kosovës, për ngritjen ekonomike të vendit, me qëllim për të
penguar largimin e gjeneratës së re nga Kosova, etj.
Gjithashtu,
e vuri theksin dhe tek puna për ruajtjen dhe forcimin e aleancës e miqësisë së
mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vendet mike të Unionit Europian, si
Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe e shtete të tjera
euro-atlantike, pasi këtë, tha ai, e kemi amanet nga Kryetari ynë historik, dr.
Ibrahim Rugova.
Në
fjalën e tij, Arban Abrashi, sekretari organizativ i LDK-së, i kushtoi një
rëndësi të veçantë Mërgatës Shqiptare, Degëve dhe Nëndegëve të LDK-së në
Mërgatë, të cilat e kanë mbajt gjallë Kosovën dardane. Organet e saj-Degët e
Nëndegët e LDK-së, veprimtarët atdhetarë, ishin pjesë aktive me financime e
pjesmarrje edhe në Luftën për Lirinë e Pavarësinë e Kosovës, si dhe investuan
në rindërtimin e rregullimin e shtëpive të djegura nga pushtuesit barbarë
serbë. Familje shqiptare në Kosovë gjetën strehim dhe ndihmën e duhur sociale
për jetesë nga Mërgata Shqiptare.
Kjo
vizitë e fjala e z. Arban Abrashi, një ndër liderët e LDK-së, i dha një kurajo
të re Kryesisë, antarsisë dhe çdo simpatizanti të Nëndegës së Lidhjes Demokratike
të Kosovës për Nord Rhein Westfalen në RF të Gjermanisë, i dha mbështetje të
fortë në emër të Kryesisë Qendrore të LDK-së për t’i mbajt lart tri shkronjat e
arta “L.D.K.”, trashëgiminë e vazhdimësinë e saj Rugoviane për Kosovën, për
Kombin Shqiptar dhe për Mërgatën Shqiptare.
Z.
Arban Abrashi, është një veprimtar i shquar, dhe rrjedh nga një familje
patriotike e intelektuale e njohur për kontributet e atributet e saj, është një
nga figurat emblematike të LDK-së, i zgjedhur prej kohësh anëtar i Kryesisë
Qendrore të LDK-së, kandidat rival i fortë e kryesor për kryetar komune
Prishtinë në Zgjedhjet Lokale (2017), sekretar organizativ i LDK-së prej
gushtit 2019; një ndër deputetët më të votuar në Zgjedhjet e 6 Tetorit 2019,
ndaj duhet të ketë vendin meritor në udhëheqësi në strukturat shtetërore të
pritshme të Kosovës, si një lider që e mbron e forcon Rugovizmin, trashëgiminë
e vazhdimësinë e LDK-së, që i duhet pavarësisë e shtetësisë dhe zhvillimeve të
reja gjeostrategjike, politike, ekonomike të Kosovës.