| E shtune, 28.03.2020, 06:33 PM |
Kosova ka nevojë për “Lëvizje të Re Demokratike“
Nga
Skënder S. KAPITI
LDK-ja përfundimisht është konsumuar dhe është larguar
krejtësisht nga populli, patriotizmi dhe
nga demokracia.
Ajo është kapur
nga një klan-grupal interesi dhe në pamundësi reformimi dhe demokratizimi të
brëndshëm, duhet që nga brënda saj, nga elementët më të aftë dhe potentë si dhe
nga ata të cilët i kanë përjashtuar dhe që janë vetëlarguar qoftë nga presioni
apo zhgënjimi, prej tyre dhe prej të rinjve duhet një ndërmarrje për largimin e
uzurpatorëve të LDK-së, gjë që është shumë e vështirë siç e vertetoi edhe
votimi prej deputeteve të saj të mocionit që rrëzoi qeverinë Kurti. Dhe më e
mundeshmja si e nevojshme dhe domosdoshme mendoj se është
formimin e një partie të re politike të spektrit të vërtetë të djathtë.
Nga LDK-ja priteshin ato për çfarë ajo u premtoi
votuesve.
Ndër më kryesorer që LDK-ja premtonte gjatë fushatës dhe
sidomos znj. Vjosa Osmani ishte ndëshkimi i korrupsionit, VETING-u, lufta
kundër krimit dhe sidomos dhe pritej edhe shkarkimi i Thaçit. Por LDK-ja veproi
krejtësisht të kundërtën , ajo rrëzoi qeverinë e vet madje. Deri këtu arriti
papëgjegjshmëria dhe dolën zbuluar gënjeshtrat dhe mashtrimet e saj gjatë
fushatës elektorale.
Por ajo e cila merr vlerësimin dhe respektin qytetar
është Vjosa Osmani dhe ata shumë të paktët nga LDK-ja që nuk votuan pro
mocionit puçist të LDK-së.
Pra Vjosa mbajti premtimin e saj para elektoratit, dhe as
nuk e braktisi dhe as nuk e tradhëtoi atë, dhe se mencuria e votuesve me të
drejtë i kishte dhene asaj numrin më të
madh të votave.
LDK-ja moralisht dhe ligjërisht duhej të motivohej për
kërkesë për shkarkimin e Thaçit dhe jo të qeverisë Kurti dhe të vetes së saj.Isa
Mustafa me kompani sakrifikoi LDK-në dhe
votuesit e saj për të mbrojtur Presidentin dhe korrupsionin.
Kurrë ndonjëhere LDK-ja nuk ka zhgënjyer kaq shumë, dhe
me siguri që për këtë do ta paguaj një kosto shumë të shtrenjtë, deri në
përfundimin si një parti politike e skartuar në parti minorance e
papërfillshme. Duhet të fomohet një pari e re
me emrin Lëvizje e Re
Demokratike (LRD).
Në vënd që LDK-ja të kërkonte shkarkimin e Thaçit, ajo u
bë vegla mercenare e tij, një patericë e tij me mocionin që çoi rrëzimin e
qeverisë Kurti por edhe të vetes së saj.
LDK-ja edhe e zgjodhi atehere presidentin aKtual, por
edhe e mbron me fanatizem hipokrizie e djallezie sot.
Prandaj me këto sjellje e veprime politike
jashtpritshmërisë së elektoratit që e votoi LDK-në, dhe madje në kundërshti dhe
si mohim i vullnetit të antarësisë se LDK-së, LDK-së tashme nuk i ka mbetur gjë
vetëm një pakicë antarësh e simpatizanësh të vërtetë, dhe në këto kushte është
mirë dhe domosdoshmëri formimi i një “Lëvizje të Re Demokratike” e spektrit të
djathtë.