| E shtune, 28.03.2020, 11:26 AM |
NË PËRBALLJE GJARPËRI DHE HARDHUCA KUNDËR LUANIT
Nga
Dedë Preqi
Një
përballje jo normale politike po zhvillohet në këto momente të vështira në
Kosovë, po sikur gjarpëri dhe hardhuca i shtojnë helm njëri-tjetrit, duke iu
vërsulur luanit, i cili qëndron i pozicionuar në realitetin e vet, por mohimi i
ekzistencës së tij nga ana e tyre, të cilët janë bërë së bashku, duke u orvatur
ndoshta edhe në mënyrë të dhunshme për ta zhdukur nga skena.
Që
në fillim të detyrës së tij A.Kurti, si kryeministër i Kosovës, ka pasur
kundërshtime të zëshme dhe kundërthënje inatçare nga kualicioni PAN-it, por
motivimi dhe vullneti i tij ishte i dyfishtë dhe me një përkushtim të pa
mohueshëm ndaj detyrave që ia parashtroi vetës, në çastin kur Kosova, gjindej
në rrethana dhe kushte të rënduara politike dhe ekonomike.
Ndërkaq,
vullneti i kryeministrit të ri, duke i vënë përballë vetës luftën pa kompromis
ndaj keqbërësve të këtij vendi, veqanarisht ndaj atyre që e koltivuan
korrupsionin me vite të tëra, duke pasur nuancat e një motivimi të tillë për të
zbutur dhe evituar këto elemente në shoqërinë tonë kosovare, do i duhej jo
vetëm një kohë e qeverisjes katërvjeqare, por edhe një kohë shumë të gjatë.
Dhe
me tërë këtë ngarkim që po e shkakëton koronavirusi, dhe tani vjen porosia e
Isa Mustafës në kordinim me Hashim Thaçin, për ta shkarkuar qeverinë Kurti,
sepse në çfarëdo lloj forme ta marrim, një skenar i tillë është i gatuar dhe
aranzhmuar më herët përmes këtyre dy përsonazheve, por edhe nga partitë tjera
opozitare, për rrëzimin e qeverisë Kurti, sepse nuk janë mësuar këta njerëz të
durojnë mënyrën e udhëheqjes dhe shembëlltyrën e kryeministrit në fjalë.
Hashim
Thaçi në rrolin e gjarpërit, që përmban helm të mjaftueshëm, i cili e ka
dëshmuar gadishmërinë e vet edhe më herët për ta helmuar këtë popull, por
helmin që ia dhuron Isa Mustafa, në rrolin e hardhucës, po ia shton dozën e helmit këtij populli në këto momente
të vështira të jetës, i cili kishte qenë në këtë gjendje vetëm edhe në kohën e
luftës.
Kjo
plasaritje inatçare, jo politike, por poli-komike, në mes njëri-tjetrit, që po
bëjnë shaka edhe fëmijët e vegjël, po bëjnë shaka fqinjët, rajoni dhe bota
njerëzore, duke e dëshmuar llojin dhe modelin e politikbërjes shqiptare në
Kosovë, përmes të cilit nuk do merr kërkush lakmi, vetëm ata që na dëshiruan
edhe më herët si të tillë.
Është
një diçka e pa imagjueshme, tani kur populli i këtij vendi po përballët nga një
armik i fuqishëm, dhe i rrezikshëm, që po e kërcënon edhe botën, ja tani edhe
kur në këtë kohë të përvjetorëve po i kujtojmë edhe ditët e vështira të luftës
së tmershme dhe bombardimet e NATO-s, ndaj caqeve serbe dhe Serbisë, dhe pas
gjitha këtyre sfidave që ka kaluar ky popull, po i shtohet edhe një barrë e
rëndë, të cilën duhet ta përballojmë, edhe pse si gjitha të tjerat edhe këtë
herë në mënyrë të pa drejtë.
Është
turp për gjithë shqiptarët të lejojmë të na shkatërrohet vendi para syve tanë,
jo prej armiqëve të huaj, por prej armiqëve të vendit. Është turp të dalim para
botës së civilizuar dhe të thëmi se e kemi shtetin tonë, por nuk dimë ta
qeverisim. Është turp të thëmi se kemi demokraci, por nuk duam të respektojmë
rregullat demokratike. Është turp të thëmi se kemi qeverinë dhe pushtetin, por
nuk e duam qeverinë, sepse nuk jemi mësuar ta kemi si të tillë.