| E shtune, 28.03.2020, 11:15 AM |
Bardhyl Maliqi
DËBORA BLU
(Refleksione
poetike për librin
“Edhe”
perënditë e duan lavdinë)
Nuk
po gjej kohë as për të vdekur,
Mgjithëse
më kërkon koronavirusi me qiri në dorë,
Si
të sëmurë kronik dhe në prag të pensionit.
I
kanë bërë mirë llogaritë këshilltarët e vdekjes,
Më
mbajtën paratë e sigurimeve për 44 vjetë
dhe
tani më heqin qafe me gjithë ribursimin e ilaçeve
dhe
fërkojnë duart, gjoja gabimisht:
Sa
e bukur do të jetë bota pa moshën e tretë!
Vetëm
të rinj e të bukur dhe mundësisht
me
shkollim si fëmijë ndryshe, qoftë edhe të vonuar.
Pse
kujtoni ju se ata rastësisht paguajnë
psikologë
dhe mësuese ndihmëse për fëmijët autikë
dhe
asnjë kacidhe, asnjë për be për fëmijët
e talentuar?!
Mirëpo
unë nuk po gjej kohë as për të vdekur.
Kam
punë të pakryera prej pushtimit të botës,
nga
të liqtë, cmirëzinjtë dhe ziliqarët
dhe
sigurisht nga dëbora blu e coronavirusit,
që
tjetërsoi dhe përmbysi gjithçka,
që
na i ndaloi mundësitë e komunikimt sy më sy,
për
të na mundësuar komunikimin social online,
sigurisht jo për ne, por për vete,
ata
janë pushtuesit e vërtetë të ekraneve,
pa
harruar analistët zëçjerrë e gërthitës
të
tipit të honxho bonxhos dhe laraskat laramane.
Tani
kam mbetur me kompiuterin,
me
telefonin celular dhe kitarën që bie vetë,
duke
i njohur si me magji dëshirat e mia.
Ah,
sa paqësore dhe e bukur do të ishte bota,
sikur
të ndiqte thirrjet e kitarës sime,
të
pikturave, eseve dhe poezive të mia!
Eh
ç’them dhe unë, ata, oh ata,
që
s’më paguajnë as doktoratën,
që
s’më njohin as vlerësimet bdërkombëtare
dhe
më bëjnë të ndihem kot, kot fare!
Po
harrojnë se ne jemi nga brumi I
Prometeut,
pse
pak mjekë sakrifikojnë dhe vdesin vetë spitaleve?!
Kënga
ime unë të krijoj ty,
ndaj
të lutem të më tradhëtosh,
se
kapelet e policëve kanë mbetur pa kokë,
megjithëse
janë prej rrobe e jo helmeta.
Kokat
i komandojnë të tjerët,
ata
me dyzetë spaleta.
Që
nga vrasja e Bin Ladenit kanë kaluar kaq vjet,
por
nga 50 djemtë e trupave speciale
kanë
mbetur vetëm dy vetë.
Pse
kot u vunë në fluturim tani vonë
me
një avjon rrangallë të luftës së dytë
dhe
shokët e tyre në një makinë të pasigurtë?
Jo,
jo Bin Ladenët janë në pushtet!
Kaluan
mbi shtatëdhjetë vjet nga lufta e fundit,
tash
brenda një jave s’ka më vende në
spitale,
jashtë
dalin arkivole portative
dhe
mjekë të raskapitur si kur vijnë nga lufta e tretë.
Nuk
kanë armë, veç respiratorë të munguar
dhe
paisje medicinale të dorës së tretë,
që
vërtetuan paaftësinë e qeverive
në
këtë “tërmet”!
Del
pacienti X(iks) me këmbët e veta,
“Unë
këtë njeri e dija të vdekur”,
thotë
mjeku duke ngritur supet.
“Kolla
e tij i ngjante kollës së nënës,
që
vdiq pak para tij.”-thotë infermje Ana,
nërsa
mjekët veshur si njerëz artificialë,
alienë
tokësorë të kohëve moderne,
si
kortezh i përmortshëm ecin prapa tij,
e
shoqërojnë korridoreve të spitalit infektiv.
Ja
doli, muratori, njeriu që e pinte rakinë me dy gota,
duke
trokitur gotën e vet me mikun imagjinar,
punonjës
së muzeut të miqësive të vdekura.
Nuk
di nëse viruset i sjellin turistët
apo
shkaktarë të infeksioneve jemi ne vetë
S'di
ç'të them? Ndoshta emigrantët,
ngadorendësit
e kërkimit të thesarit magjik,
në
Perëndimin që i shtyp e i shtrydh siç di vetë.
Jam
unë apo kali magjik i Odiseut, që e pushtoi Trojën?
Andej
shkoj, këndej vij, në ecejaket e mia të pafundme
Herolind
i rritur i kohëve moderne,
Adolishent
mes adolishentëve vërtitem nëpër paradokse.
Bota
u katandis si një grua e përdalë,
nuk
e dimë cili ishte shkaku i vdekjes i këso gruaje,
as
se çdo të vijë mbrapa se dimë! Sado që flemë
me
të mëdhenjtë e Hollivudit nëpër filma pa fund.
Ndaj
më kujtohet Shekspiri, që flet përmes
Hamletit të vet,
heroit
tragjik të çdo kohe virgjine “Kjo botë u shprish, /
O
prapësi, o dreq, / unë paskam lindur të të ndreq!”
Por
dhimbja ime tallet me mua:
Ti
je njeriu që gogësin?!
Për
marrëzitë e tua më flet nëna ime,
se
dikur vëllezër kemi qënë.
Nuk
të duket se unë jam po ai.
ah,
sikur të isha edhe njëherë i ri!
Fajin
e kanë myslimanët,
të
krishterët apo budistët
apo
ndoshta izraelitët dhe palestinezët?!
A
ndoshta e kemi fajin ne vetë,
që
të keqen e shohim te tjetri.
Jo,
jo, fajin e kemi ne vetë,
Oh
ç’fat që zgjodha!
Thjeshtësia
më ka pëlqyer gjithmonë më tepër,
por
djallëzitë më dhanë koracë të ndërlikuar
dhe
këmishë blu si të dëborës gjelbër.
Heshtja
dhe unë. Unë dhe heshtja!
A
ka Perëndi? “Patjetër që ka”,
-
thoshnin tre pleq te parku “Rinia”.
Plasa!
Më vjen ngushtë xhupi i tim biri,
ah
e di, që koha dhe pija janë armiqtë e mi.
Ato
s’ma kthejnë dot femijërinë, as ti!
Po
si do t’i shtyj ditët e mia pa ty?!
Është
errësirë, kush m’i shuan qirijtë?
Apo
i shuaj vetë në ecje e sipër.
Kisha
kohë që jetoja Brenda syve të tu,
atje
te shtëpia rumune, plot bimë kacavjerëse.
Tani
më izoloi dënimi i dëborës blu,
Mos
më thuaj nganjëherë, më ke lodhur,
të
drejtohem ty si nëna birit të saj.
Kjo
është në thelb tejdukshmëri
dhe
filozofi trashedentale.
Ndihem
grua, veç matriakatit,
kuri
isha më me rëndësi tani, ah tani….
Jam
viktima e përhershme e të gjitha kohëve,
Ah,
sa e ligë është tregur bota!
Kush
dreqin e ka fajin?!
Mos
ndoshta zonja dëborë dhe askush tjetër!
Puthmë,
se hëna ka vdekur!
Apo
ndoshta Gjeneralja e bukur shkoi të flerë
në
shtëpinë e saj në anën tjetër të botës?!
Gjumi
s’më zë.Po shkoj të shoh,
Eja
dhe ti të fluturojmë si zogj shtegëtarë,
Koha
dhe unë rrahim flatrat së bashku.
Çelsi
e shkyçi derën e mbyllur më në fund,
tani
jemi sërish dy emra, ti dhe unë.
Kujdes,
ruaj veten,
s’t’i
kam dhënë ende thesaret e mia,
Gënjeshtarja
e djemve është kjo hënë e bukur,
e
ngatërrojnë me zanën apo floçkën.
Ndaj
duan që qielli të jetë
i
muzgut dhe natës së kthjellët.
Ç’them
kështu?!
Oh,
marrëzitë e mia s’kanë të sosur….
Kollitet
mbremja, kollitet dhe gulçon
kam
frikë se mos e zë coronavirusi,
I
ardhur nga puthja e gabuar
e
gjarpërit me lakuriqin e natës,
e
gabuar apo e qëllimshme?
Pse
kot subvecionohen vdekjembjellësit?!
Jemi
sërish dy vetë që flasim
unë,
unë dhe vetja ime, ju thashë?
Nuk
e dini se njeriu është së pari
hipokrit
me veten, pastaj me të tjerë!?
“Personalitet
i shumëfishtë”- thotë psikologjia.
Depresion,
luhatje humori, tendenca suicidale;
të
rinj që kërkojnë të hidhen nga shumëkatëshet
janë
fakt, por dhe një argunet.
Çrregullime
të gjumit. Ankth dhe atak paniku,
Jo
më kot shohim ëndrra të frikshme,
vdesim
në shtëpi apo rrugës nga ataet e zemrës,
abuzimi
me drogën dhe alkolin dhe këndojmë këngë
“Moj
raki, moj murdare, e bëre bëtën sheqerpare
të
harrojë kurva korona, s’të mbylli dot në bidona…”
Simptoma
psikotike si halucinacione vizuale ose auditore
çrregullime
të të ngrënit, aneroksi bulemimpa fund.
Nuk
e mbaj mend kush u etiketua fajtor,
Shkrirësi
i akullnajave, ngrohja globale,
që
ecën në një rrugë me diellin?
Pamundësi!
Bota është se jemi ne.
Në
fillim iku dielli. Kam ftohtë.
Koha
ime, mos këto janë tekat e vjeshtës.
Se
korona sikur plasi në nëntor.
Fajin
ua veshën kinezëve apo e kanë kinezët vetë?
Pse
rastësisht laboratori mikrobiologjik ndodhej në Wuhan,
po
leje nga qeveria vërtetë s’kishin
marrë?!….
Bota
jonë, të shoh mallëngjyshëm,
se
më bën të betohem”Të dua sa bota!”,
kështu
them kur i shkruaj letër Teos së vogël,
kështu
dhe në letrën e Siandrës sa një gogël,
dërguar
gjyshit të saj, do me thënë mua.
Siandra!
Vajzë e bukur e shëmtuar,
i
thosha me përkëdheje kur ishte piciruke,
se
ja vidhte petullat dhe komçat gjyshes,
pastaj
ajo u rrit dhe shkoi në emigracion,
U
transformua, si te “Metamorfoza” e Kafkës.
Pasoja
e pare: ndrrim i indetitetot,
i
emrit, i gjuhës, mos qenie, moskthim,
Njësoj
sillen me ne gjithë diktatorët,
kërkojnë
tjetërsim, të bardhë të zinj,
vendas,
pushtues, pritës, s’ka rëndësi
Ilian
e bëjnë Ilmi dhe Dritën – Fotini!
Ma
ndryshon mendjenen befas
djaloshi
me bluzën e diellit,
tani,
unë dhe Akilët e botës
janë
e bukura dhe habia ime
apo
ndoshta mashtrime eksravagante?!
Fshij
pra puthjet, nuk duhet,
të
rejat dhe pleqtë e rinj të puthen!
Kjo
quhet vjedhje poetike,…
Iku
dëshpërimi më në fund…
Në
trenin ekspres ka sërish lëvizje,
sapo
pashë një don kishot interesant,
bashkim
i dashur brenda të njejtit mbiemër,
që
më kujton gjithmënë Servantesin.
Triptik
i bukur, apo ndoshta kuartet:
Don
Kishoti, Dylqinja dhe Sanço Pança.
Si
dhe Rosinanti që qe më interesanti
nga
gjithë kuajt, që kulloti, barin që ka bërë zoti!
Tani
e di se cila është enignma e një bliri.
Triptikun
e frymëzimit sapo e zbulova:
Vjeshta,
mollët dhe unë në Dardhë,
Jemi
krejt ndryshe nga unë, ti dhe deti.
Ujana!..........tani
nuk e di ku je.
Tani
është vonë për puthjen e gabuar,
“Tepër
vonë, -tha fizikanti, - eklipsin pres.”
Në
lojën e shahut e sheh? Jo!Jam i dashuruar,
lëvizjen
e gurëve e vonoj qëllimisht,
mendoj
për eklipsin dhe simfoninë e takave dëgjoj.
Kur
të vdes, unë e vdekja si dy pleq,
do
t’ themi kalldrëmit të Korçës dy fjalë dashurie.
E
di që të kam lodhur, mos i grah inatit kot.
kjo
është tepricë dashurie.
Dhe
prapë për ty më ndërrohet mendja,
polumbar
i dashurisë do të jem.
Ne,
veç në një dhomë e ndezim dritën,
kursejmë.
Ndaj errësira dhe hijet lëvizin gjithandej!
Për
nderin e virgjër të dëborës blu,
të
koronarovirusit, një ditë do të rrëfejmë….