| E shtune, 28.03.2020, 11:22 AM |
Shyqyri Fejzo
Nuk na merr dot atë
që nuk na e ke dhënë
Erdhe
të hiqje pranverës gëzimin
Mos
i lumturohemi erës trandafilit
Të
prishje tek zogjtë shtegëtimin
Mos
dëgjojmë as këngën e bilbilit
Buzëqeshjen
e ciltër të na hiqje
Të
merrje atë që nuk ke dhënë vetë
Njerzinë
e moshën e tretë të ndiqje
Të
gjithë të kërcënuar me jetë
Ndaj
njerzit në llogore janë rreshtuar
Si
ushtarë të luftojnë ty armiku i ri
Kushtet
në këtë luftë kanë ndryshuar
S’ka
më si dikur, heroizëm e trimëri
Më
shumë se shumë ne mbroheni
Guximin
dhe durimin kemi aleatë
Me
“kukamsheftasi” po mësohemi
Frika
dhe kujdesi po na ecin bashkë
Njerzimi
luftën do e mbyllë me fitim
Nxorëm
dhe mësuam një të vërtetë
Në
betejë një kilo kujdes e durim
I
barazojmë në luftë me mijra jetë
Hamburg, Mars 2020