| E shtune, 28.03.2020, 05:50 PM |
Pasojat e rënjes së qeverisë!
Nga
Florim Zeqa
Si
zakonisht, para rrëzimit të një qeverie beteja politike në Kuvend bëhet mes
partive në pushtet dhe atyre opozitare. Mirëpo, kësaj radhe beteja për rrëzimin
e qeverisë u bë vetëm në mes partnerëve në pushtet.
Është
hera e parë në Kosovën e pas luftës që mocionin për shkarkimin e qeverisë e
merr partia në pushtet. Është poashtu hera e parë që partitë opozitare nuk
patën nevojë të shpenzojnë energji për rrëzimin e qeverisë.
Qytetarët
e Kosovës më optimist kanë qenë 21 vjet më parë gjatë periudhës së luftës
çlirimtare, përkatësisht gjatë bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe,
atëherë kur më afër e kanë pasur vdekjen se jetën, sesa tani pas rënjes së
qeverisë së shpresës.
Vënja
e interesave partiake dhe klanore para interesave shtetërore e liderëve
partiak, ka bërë që qytetarët e vendit të harrohen dhe nëpërkëmbën nga të
gjitha qeveritë e pas 17 shkurtit 2008.
Dallimi
mes politikanëve dhe simpatizantëve politik është i madh. Politikanët nuk i
mbajnë qendrimet dhe parimet e tyre politike, ndërsa simpatizantët politik i
mbrojnë ato dhe nuk tërhiqen lehtë nga ndjenja e brendshme shpirtërore.
Përderisa
simpatizantët partiak janë të gatshëm që të prishin miqësi e fqinjësi për
mbrojtjen e qendrimeve dhe parimeve të liderëve partiak, këta të fundit, përveq
që nuk prishen mes tyre, shkelin parime dhe premtime.
Për
dallim nga simpatizantët partiak që sakrifikohen për interesat e liderëve
partiak, liderët partiak i harrojnë simpatizantët dhe elektoratin për interesat
e tyre, duke i ndërruar qëndrimet më shpesh sesa këmishat e djersitura që u
kundërmojnë erë korrupsioni dhe kriminaliteti ekonomik.
Problemi
është, se politikanët e papërgjegjshëm, monstrumët dhe matrapazët politik janë
njerëz pa ndjenja, pa moral njerëzor që jetojnë mbi kurrizin e qytetarëve.
Kuvendi i maskave,
kuvend i turpit dhe marrëzizë politike
Për
aq gjatë sa do të mbahet në mend pandemia botërore "Covid-19", aq do
të mbahet mend edhe kuvendi i maskave, kuvendi i turpit dhe marrëzisë politike
në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme.
Jo
pse është mbajtë në mes të epidemisë, por për arsyen e mbajtjes!
Ka
edhe parlamente të vendeve perëndimore që janë mbajtur me maska në këtë kohë
pandemie, por ato janë mbajtur me qëllimin e mirë, të nxjerrjes së masave të
nevojshme dhe të domosdoshme në parandalimin e përhapjes së virusit dhe
nxjerrjes së vendimeve urgjente në funksion ndihmës për popullatën në zonat
e prekura nga pandemia botërore.
Sigurisht
që edhe në ato vende ka kundërthënje e mos pajtime politike, por të gjithë i
kanë ulur flamujt partiak dhe janë vënë në shërbim të vendit dhe qytetarëve.
Ndërsa
tek ne ndodhi e kundërta, paradoksalisht partitë në pushtet e shkaktuan krizën
qeveritare, bënë thirrjen e seancës së kuvendit me të vetmën pikë të rendit të
ditës "Mocioni për votëbesimin e qeverisë", duke shkarkuar vetëvetën
dhe shkaktuar njëkohësiht krizën institucionale në pikun e krizës së pandemisë
botërore, duke i lënë qytetarët e vendit në mëshirën e Zotit.
Për ta njohur dikë mirë,
duhet mësuar gjërat që ai fshehë e jo ato që tregon
Citatin
e mësipërm, po e argumentoj me dy fjali të shkëputura nga deklaratat e dy
liderëve të ish koalicionit qeverisës një ditë pas rënjes së qeverisë.
E
para,"Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme"
(A.K.).
E
dyta,"Vendimet e LDK-së, si gjithmonë, janë në të mirë të LDK-së,
dinjitetit të saj" (I.M.).
Janë
këto dy deklarata që vërtetojnë qëllimet e vërteta të dy liderëve partiak që u
fshehen prapa justifikimeve të pa qëndrueshme për prishjen e koalicionit
qeverisës.
Nga
kjo shihet qartë se përtej presionit amerikan për heqjen e taksës pa kushte dhe
arritjen e marrëveshjes me Serbinë, janë edhe kalkulimet partiake ato që quan
në rrezimin e qeverisë.
Prishja
e koalicionit shpresës, përkatësisht thyerja shpresave të qytetarëve në
rrethanat më të pazakonta të izolimit total dhe rrezikut të paparë deri më tani
për njerëzimin në përgjithësi, përveqse papërgjegjësi politike, paraqet
precedanin më të keq para botës së qytetëruar.
Pas
rënjes së qeverisë së shpresës, qytetarëve të vendit u ka mbetur të besojnë
vetëm në të padukshmën në horizont, apo siq e kanë thënë pleqt nga kohët më të
vjetra, për ta mbajtur gjallë optimizmin; "Ishalla na mbanë ajo që nuk e
shohim", duke aluduar në Zot dhe shpresuar në mrekullinë që zbret nga
qielli!
Ndryshimet
politike në vend, sikurse që janë proces i pandalshëm, duhet të jenë edhe
mision i së cilit politikan, në të kundërtën, ata që nuk janë të zotët t'i
çojnë përpara proceset politike është mirë që t'u lëshojnë rrugë të tjerëve që
mund ta bëjnë një gjë të tillë.