| E shtune, 28.03.2020, 10:47 AM |
Satirike
Parodi
sipas Fishtës
LESHTË
E DJALLIT
Kishin
hip mbi dy lisa
Aj
Shën Kurti e Shën Isa,
E
po flisnin me siklet
Si
ta bëjnë Kosovën shtet!
Se
Kosova u rrudh e vogël,
Për
shqiptarët, sa një gogël.
Ndaj,
vendosën mos ta zgjatin,
Zbresin
n'tokë Kosovën ta matin.
Morën
shpejt një lëmsh mëndafshi
Nisen
matjen për së rrafshi.
Mirëpo,
lëmshi u tërthor,
Sa
arriti n'Preshevë, n'Çakorr.
Edhe
nejse, mos me u zgjat,
Si
me mat Kosovën e ngratë?
Peri
i mëndafshit ka mbaruar
Vrik,
kalon dreq i mallkuar!
I
kanë pre kryet, këtij farë lugati,
Lëkurën
i kanë rruar për së thati.
E
me lesh kanë bërë një lëmsh tjetër.
Për
të vazhduar me avaz të vjetër...
Qysh
se u mat me lesh t'Djalli,
Asnjë
punë s'na ec për s'mbari.
Se
sa nisim një punë të re,
Të
parët që e prishim, jemi ne!
Troç,
dy fjalë, kombit mbarë,
Sy
me sy me ja thanë deshta:
Ma
zor mblidhen dy shqiptarë,
Se
sa mblidhet një thes me pleshta.
Kështu
tha Fishta, qoftë bekuar
E
na sjell në mot të shkuar...
Sikur
të ishte tani gjallë
S'do
t'na bënte kurrë hallall!
Që
s'u mbushëm mend në jetë
As
për komb e as për shtet!
Sevdail Hyseni
(Karikatura marrë nga
interneti e përpunuar)