| E premte, 27.03.2020, 05:47 PM |
BAJRAM CURRI DHE DRAGOBIA …
Nga
Fritz RADOVANI
29
MARS 1925… Kjo Shpellë u la me gjak… 95 vjetë perpara...
E
sot, ka shumë prej “atyne” që mendojnë se “Shpella asht mbyllë”!..
E
sot, ka edhe ma shumë që kujtojnë se Bajram CURRI “po harrohet”!..
E
sot, ka edhe nga “ata”.., që po kerkojnë me ia mbyllë edhe plagët...
Atë
ditë... Bash kur mreti po lante duert si Pilati, u suell e u tha “miqve”:
“Tashti,
nuk kam ma frikë asnjë njeri!”... E Gjaku shkonte rrkajë!...
Rrkajë
në Bari... Rrkajë në Dragobi... Rrkajë në Vermosh.., e n’ Ohër...
E
peshë u çue Valbona... Me rrkajt’ e dallgët e saja skuqi Ballkanin!..
E
rrkajë shkoi Gjaku i Bajram Currit.., mbi letrat e Pashiqit...
Gaboni
o vrasës të pabesë! Bisha t’egra e të terbueme t’ Vllazenve tuej!
Nuk
i kishte ra dheu Ftyrës ende as Luigj Gurakuqit e, as Bajram Currit,..
E,
nder ata Bjeshkë t’ Nêmuna, katilat e pashshpirtë vazhduen me ua zhgulë Foshnjet e merthyeme per parzem të
Nanave të veta... E me i vra...
Loçkat
e zemres së Tyne.., që perjetsisht ua nxine jeten Atyne Nanave...
E
paturpsisht.., merren kockat e atij tiranit vrastarë nga vorret serbe të
Parisit, e sillen n’ krah nga tradhtarët e atdheut, per me i vue në qender të Tiranës
së Toptanve! Po, kockat e dajës Esad kur po i sillni o t’ paftyrë?
Rreshtoni
me “heronjtë” e Titos, të skiles boshnjake e të kobres së zezë!
Shporruni
andej, ikni atje ku keni “vëllezrit e gjakut”, o pjellë mizore!..
Shpellat
e lame me Gjak Atdhetarësh dhe plagët e Tyne, do të vazhdojnë me gufue Gjak të
paster po, po edhe të freskët, si flladi i Atyne Bjeshkve…
Atdhetarët
që dhane jeten per Flamurin e Kastriotit janë të Pavdekshem!
Melbourne, 27 Mars 2020.