| E premte, 27.03.2020, 05:40 PM |
Ideja dhe koncepti për ndryshime u plagos, por nuk u vra
Nga
Fazli Maloku
Në
seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës mbajtur më 25 mars 2020, me
shumicën e votave (82) të deputetëve u votua "mocioni"për Qeverinë
Kurti! Kërkesën për këtë "mocion" e bëri lideri i LDK-së z. Isa
Mustafa, edhe pse LDK-ja ishte parti në pushtet me LVV të Albin Kurtit!! Me
fjalë të tjera, z. Mustafa, kërkoi ti mirret besimi Qeverisë së tij!! Por, kush
qëndronte prapa kësaj kërkese dhe cili ishte qëllimi që pretendohej të arrihej?
Unë them se ishin tre "virusa" që ndihmuan që kjo të realizohej:
1.
Virusi "Grenell",
2.
Virusi "Thaçi",
3.
Virusi "Mustafa"
Shpjegimi
për këto tri "viruse" me ndikim për rrëzimin e Qeverisë Kurti, është
fare i thjeshtë dhe tepër i qartë. Përplasja e Grenellit me Kryeministrin Kurti
rreth heqjes së takses për Serbinë, apo edhe kërcënimet e tij "Bër si të
them unë ose...!!! Ky diplomat i qartur dhe hamshor, nuk donte ta dijë se përse
u vendos taksa me plot të drejtë nga Qeveria Haradinaj, por donte ta qetësonte
Vuçiqin dhe Serbinë! Me qellim të vazhdonte dialogu Kosovë-Serbi, edhe pse
dialogu ndërmjet Thaçit e Vuçiqit në Shtëpinë e Bardhë, në prehrin e Grenellit
realizohej sipas konceptit të këtij të findit. Për këto dialogje apo edhe
marrëveshjeje eventuale në mes Vuçiqit dhe Thaçit nuk u dhanë shpjegime deri më
sot. Përse?!! Këte e dinë vetëm Grenelli, Thaçi dhe Vuçiqi. Duke qenë i bindur
diplomati hamshor Grenelli, se një marrëveshje e cila dëmton interesat
shqiptare dhe të Kosovës, nuk mund të arrihet me Qeverinë Kurti, ai futi në
lojë "dashnoret" e tij Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Urdhëri ishte i
prerë: "Të rrëzohet me çdo kusht Qeveria Kurti"! Pastaj filloi një
fushatë e paparë kundër Qeverisë Kurti, duke e akuzuar Albinin si shtylla
kryesore e Qeverisë:"" Albini është diktator", "antiamerikan",
"antievropian"...!! Ata si "mjeshtër"tani me përvojë për
propoganda të rrejshme e antikombnëtare që janë, nxorrën alibinë ku shqiptarëve
ju dhëmbë më së shumti, raportet e Qeverisë Kurti me SHBA-në, "!Amerika na
e ktheu shpinën"! " Ushtria amerikane do të largohet nga
Kosova"! "Amerika i ndërpreu të gjitha fondet dedikuar
Kosovës"...etj. si këto.
Kështu
që thelbi i konceptit Grinell-Thaqi-Mustafa, nuk ishte fare "Taksa"
për Serbinë, por ishte rëzimi i Qeverisë Kurti!! Rrëzimi i një Qeverie
Kombëtare, e dinjitetshme, e dalë nga votat e qytetarëve shqiptarë të datës 6
tetor 2019, të vlerësuara nga gjithë vezhguesit vendorë e ndërkombëtarë si
votime të lira dhe demokratike, bile "më demokratike si asnjëherë më parë
të mbajtura më parë në R. e Kosovës. Risi e këtyre zgjedhjeve ishte
"koncepti për ndryshime", i përfaqësuar nga z. Kuti dhe Lëvizja VV e
tij, si dhe z. Vjosa Osmani me LDK, kundrejt klonceptit të vjetër të mbështetur
nga të gjithë të tjerët: PDK, AAK...etj, për të mos ndryshuar asgjë, me një
fjalë, të vazhdojë avazi i vjetë i njëzet vjetëve të shkuara, të trashet
kriminaliteti, hajnia, të mos funksionojë drejtësia, të vazhdojë shkatërrimi
edhe më tutje i arsimit, shëndetësisë, duke e bërë Kosovën "lesh"!
Në
seancën e Kuvendit të Kosovës, datë 26 mars 2020, u plagos rëndë ideja dhe
koncepti për ndryshime i përfaqësuar denjësisht nga Lideri i LVV, z. Albin
Kurti, si dhe z, Vjosa Osmani, sipas votave të qytetarëve Lidere e LDK, e jo
Isa Mustafa, të cilët dëshironin asgjë më shumë se Kosovës ti kthehet dinjiteti
si shtet e si komb, që Kosova të jetë një Shtet i së Drejtës, ku zot është
ligji, të ndërpritet krimi i organizuar, i cili ka depërtuar në çdo pore të
shoqërisë, të ndalet uzurpimi i pronës, të hapet një dritare sado e vogël për
ardhmërinë e shëndetshme të rinisë e fëmijëve që janë sot dhe për ata që do të
lindin nesër, të hapen mundësit për punësimin e kuadrave të lehta, me një
fjalë, ti lirohet frymëmarrja sovranit popull që ta marrë situatën për
ardhmërinë e Kosovës në duart e veta. Vota e qytetarëve për ndryshim u tradhëtua
nga Isa Mustafa me harambashët e tij të kalibrit të Agim Veliu, Avdullah Hoti,
Lutfi Haziri...
Për
të arritur deri këtu, Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, dhe Vjosa Osmani,
Kryetare e Kuvendit të R.së Kosovës, me plot merita, nuk e patën fare lehtë të
lehtë as brenda kornizave partiake të tyre, duke bërë luftë të pakompromis të
pandërprerë me kundërshtarët politik brenda subjekteve të tyre politike, vetëm
falë idesë dhe konceptit të tyre të përbashkët, duke kërkuar nga të gjithë
qytetarët e Kosovës të japin gjithçka për Kosovën e të mos kërkojnë asgjë për
vetën e tyre. Z. Albin Kurti ngadhnjeu burrërisht ndaj "puqit" që iu
bë nga bashkëpartiakët e tij, në krye me Shpend Ahmetin. z. Vjosa Osmani, si
një burrëreshë ia doli të mbahej brenda LDK-së, ku ideja dhe koncepti i saj me
çka u tha më lartë jo vetëm që nuk kuptohej, por kundërshtohej fuqishëm, nga
ata që e sollën këtë kalbëzim të LDK-së, duke e mbrojtur me çdo kusht një LDK
të kalbur fare dhe pa dinjitet. z. Isa Mustafa "dhelpra e vjetër",
gjatë gjithë fushatës së para zgjedhjes së tetorit, duke e ditur
përsaonalitetin e Vjosës, e mbante afër vetës, dhe shtihej se e donte apo
konsideronte si vajzën e saj, ngase ishte i bindur se vetëm Vjosa mund ta
shpëtonte LDK nga falimentimi, por shpejt e harroi kontributin e saj. Ideja dhe
iniciative e tij e rrëzoi Vjosën dhe Qeverinë e saj!! z. Osmani me aftësi e
mençuri, i kaloi këto pëngesa dhe vazhdon e palëkundur, në idenë dhe konceptin
e saj për ndryshime. Në kohët e fundit, ka kërkesa nga "harambashët"
e subjektit të saj, që ajo të largohet nga LDK, duke paraqitur mosbesim partiak
tek ajo. Por, është mëse e qartë se askush më shumë se z.Vjosa nuk e do LDK si
subjekt politik, dhe se ajo do të arrijë ta ndryshojë edhe subjektin e saj
LDK-në, nga një LDK, e venitur dhe e kalbur, ashtu si vet Isa Mustafa, në një
LDK të shëndosh e të dinjitetshme. Sot nesër z.Vjosa këtë do ta arrij.
Është
për të ardhur keq dhe tepër e dhëmbshme, që këtij binomi Vjosa-Kurti, me ide e
koncept të shëndosh për Kosovën, me guxim e vullnet, iu përveshën punës për
realizimin e tij, u ngulfatën që në embrionin e saj nga "Tradhëtia" e
Isa Mustafës me "harambashët" e tij. Por, Ideja dhe Koncepti për
ndryshime i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, kësaj radhe vetëm u plagos, por nuk
u vra. Ky binom i aspiratave të popullit të Kosovës i nivelit kombëtar, Kurti-
Osmani do fitojë! Shpresa e popullit për ndryshime do realizohet pavarësisht
pengesave të tradhëtisë që do tu dalin përpara. Bile, kjo rënje e përkohshme,
do të jetë një
shkollë
e mirë edhe për z. Albin Kurti edhe për z. Vjosa Osmani, se qëllimet e një
koncepti për ndryshime rrënjësore në qeverisje të kriminalizuar në të gjitha
poret
e pushtetit, nuk mjafton vetëm vota e popullit dhe ideali i shenjtë dhe
gadishmëria për vetflijim, por duhet të studiohet me mençuri e profesionalizëm
Rruga e cila ta mundëson realizimin e tij.
Prishtinë, 27 mars 2020