| E premte, 27.03.2020, 10:46 AM |
Neki Lulaj
Pse
kështu?
Jam
i plagosur
E
shpirti i lodhur më është farmakosur
Jam
i dërrmuar
I
mllefosur brenda mureve të bardhë
Në
karantinë jam izoluar
Nga
kjo Pandemi si kuçedër, e zgjebosur,
Nga
Plagët
e reja të atdheut që e kam larg.
Nga
larg
Po
më vjen era tradhëti, pabesi e gjak.
Një
kaos
Që
e sjellin vetë bijtë e tij
Atdheu
im
i
lënë pa urime për udhën e mbarë
I
ngulfatur
nga
hajnit që duan gjakun t’ia pijnë.
Nga
bajlozë
Që
të kujtojnë kohën e Mesjetës.
Nga
ata
Që
rrezojnë mure e bëjnë për të vetëm pazare.
Nga
ata
Që
duan t’ia vënë lumturisë shkopin e lesës
Nga
ata
Që
duan t’i hapin dyert orekseve sllave.
Si
unë qajnë edhe të paharruarët dëshmorë.
Kur
i gënjejmë në përvjetorë.
26
mars 2020