| E premte, 27.03.2020, 12:07 PM |
BABAI DHE TË TJERËT…
Tregim nga QAZIM SHEHU
Vajtja
në fakultet dhe pikërisht në degën që dëshiroja, ishte për mua një ëndërr që
ende nuk e besoja se kishte ndodhur.Tashmë ,nuk duhej të fshija qerpikët për
të ndier ose për të përfytyruar se
ëndrra linte në to pjalmin e saj,siç e kisha zakon, sa herë kur duhej të
shkundja qepallat.Sapo u sistemova në konvikt,dola në ballkonin e dhomësdhe po
shikoja qiellin e kaltër ,i cili sikur ndriste për hir të ëndrrës sime.Isha me
burse shteti.Kjo ishte një gjë e mirë.Babai punonte ne minierë , por nuk i
plotësonim të ardhurat,atëherë kishte kritere fikse.Ditën e parë në auditor,
vura re se ne,në kurs, ishim gjashtë djem dhe tridhjetë vajza,një mrekulli;më
vonë,kuptova se çfarë paqeje dhe mirësie i jepnin ato vajza këtij kursi,aq sa
kurset e tjera do të na e kishin
zili.Por unë vija re se ato vajza nuk ishin sidokudo,baballarët e tyre punonin në dikastere të
rëndësishme,ishin vajza profesorësh apo njerëzish që vinin nga bota
akademike,vajza personalitetesh të
politikës apo të sferave të tjera shoqërore dhe babai im ishte minator…Kjo më
cimbiste pak dhe ma ulte emocionin e sedërs,por,nga ana tjetër,më sillte edhe
mendimin se, pikërisht për këtë,unë duhej të studioja…por pashë se më mungonin
disa libra dhe unë librat i doja shumë…Në ditët në vazhdim,vura re se edhe
rrobat e mia nuk ishin të përshtatshme,ato më tregonin një fshatar,që mundohet
të ndjekë modën,nuk i mungon shija ,por nuk ka aq para sa të blejë rroben e
duhur;megjithatë,një të diel, e mendovase kjo do të rregullohej,ndaj i hip
autobuzit të linjës dhe u gjenda në minierë, atje ku punonte babai.Sapo kishte
dalë nga turni,dhe ende në ballin e tij dukeshin grimcat e mineralit.Babai
ishte shpatullgjerë,kishte duar të fuqishme si kanxha dhe ishte punëtor i madh;ai nuk i dorëzohej
pritshmërisë,guxonte dhe kërkonte punën
që jepte më shumë para në atë kohë të vështirë
kur ,për një punë shteti, duhej të përtërije lejen çdo vit te kryetari i
këshillit,të cilit babai ia gjente gjithmonë anën duke i sjellë vërtetime dhe
kërkesa nga ndërmarrja që të mos pengohej.”Më prit ,-thabai,-sa të lahem dhe po
shkojmë në mensë”. U ula në një cep,por shpejt u ngrita teksa shihja punëtorët
që dilnin nga miniera,ashtu të heshtur dhe duke i hedhur ndonjë fjalë të rrallë
njëri-tjetrit,nuk shkonte që unë të rrija i ulur,duhej të kisha respekt për
klasën punëtore.Baba doli shpejt dhe më
futi krahun.”Ç`thonë studimet”-më pyeti- ty s`ta kam merakun,po fëmijtë e tjerë
më mbetën pa shkollë”-; vura re se në ballin e tij u shtua një rrudhë- dhe unë
po ndihesha fajtor pse ata do të mbeteshin pa shkollë(të lartë)se të mesmen e
vazhdonin.Në atë kohë,nëse një fëmijë
,nga një familje ,shkonte në shkollë të lartë,të tjerët nuk kishin të drejtë,ky
ishte një kriter i poshtër.I thashë babait se nuk kisha uri…’Hamë një drake
bashkë”-tha,dhe,pa e zgjatur u futëm në mensën e minierës,babai shkoi te
sporteli dhe solli gjellët,mensa nuk kishte kamarier…Hëngrëm në heshtje dhe
babai nuk pyeste më për shkollën,vetëm,në mbarim të drekës,dolëm përjashta dhe
u ulëm në një fron, në lulishten përpara godinëssë fjetores së minatorëve…”Me
lekët si je?”-pyeti babai…”Keq”-thashë, i gëzuar që e hapi vetë këtë
çështje…”Mirë,mirë,tha,-ja po të jap,unë…ai nxori portofolin dhe më dha një
mijë lekë…”Të duhen më?”-pyeti.”Edhe një,-thashë…të ble disa rroba, tashmë jam
student…ndodhem midis vajzash kryeqytetase…Babai qeshi: ..”Të kuptoj”-tha, dhe
më dha edhe dy mijë lekë të tjera, duke shtuar:”Rrobat mirë i ke,por meqë të
është mbushur mendja…”Tani,- thashë,-ti duhet të pushosh dhe unë të iki…”Rri
dhe ca,-tha babai,-mua s`më prish punë,nuk pushoj në këtë orë..”Jo,duhet të
iki,autobuzi erdhi…”Mos na harro”,-tha babai,-eja kur të kesh
kohë,veçse,mësimet mos i lër pas
dore,rrobat, rroba janë”…Ai më përqafoi dhe unë u nisa i gëzuar…Mbaj mend se
bleva një kostum të bukur, këpucë të mira,dhe ,kur shkova në leksion, njëra nga
vajzat ktheu kokën nga unë…Ne nuk ishim njohur mirë me njëri-tjetrin,por
sidoqoftë të ndenjurit në auditor,për nëntëdhjetë minuta, kërkonte ta mposhte e
lehtësonte monotninë e leksioneve të
gjata me disa kryqëzime vështrimesh të
ëmbla,që sillte një lehtësim në përballimin e kohëszgjatjes së leksionit…
Një
ditë, m`u afrua një vajzë.I thashë se isha nga qyteti E.dhe babai im punonte në
komitet;kishim dalë nga leksoni dhe
rrinim jashtë në oborr.Kursi jonë gjithmonë kriojnte një oaz
shumëngjyësh ndjellës.Unë e dija që bija
në sy me veshjen time.Vajza më
komplimentoi për kostumin,sa i bukur tha,dhe qeshi.Ishte një vajzë e gjatë…Nuk
e di sa turp më erdhi që e fsheha të vërtetën, duke gënjyer se baba më punonte
në komitet,por kësaj nuk i dhashë rëndësi.”A të qeras?”,i thashë.”Ou,me
kënaqësi,-tha ajo dhe erdhi pas meje;hymë në një kafe pranë fakultetit dhe e qerasa
çfarë ajo deshi.Nuk harxhova ndonjë gjë të madhe,para kisha.Kështu
kalonin ditët dhe ajo,vajza,gjithnjë vinte pas meje, sa herë i
thosha ta qerasja,nuk i vinte turp fare,aq sa, një ditë, u bezdisa dhe nuk i
thashë më; ajo e kuptoi këtë dhe filloi të largohej edhe vetë…Mbrëmjeve, dilnim
me
shokët,shkonim në kinema dhe unë u prisja biletat,pastaj rrëkëllenim
ndonjë gotë birrë te Sahati dhe shëtisninm rrugëve të Tiranës…Isha bërë bujar i
madh…Më kujtohet se një herë i thashë asaj vajzës që të shkonim të dy në kinema,biletat i
prisja unë dhe ajo më tha se do merrte
me vete edhe një shoqe.”Shoqes biletën pritja ti,-i thashë,-nukvij!”.Nuk e di
sa e kuptoi mesazhin tim,ndërsa, të nesërmen, fillova të zë muhabet me një
vajzë tjetër,vajza rrinte në oborr dhe më shikonte në bisht të syrit.Vështrimi
i saj sikur më thoshte”pse ke para, deshe të më
kapësh në grackë”,ndërsa unë nuk kisha kurdisur asnjë grackë,thjesht më
pëlqente të rrija me të,ta qerasja dhe
kaq.Doja shoqëri nga një vajzë e një rrangu të tillë,babai i saj punonte si këshilltar në institiucionin më të lartë
të shtetit.Atëherë pse donte të rrinte afër meje,çfarë e tërhiqte tek unë,
kostumi,paratë e mia?!…Mendja më turbullohej dhe nuk gjeja një prehje
shpirtërore,po ndërkohë ,sipas fjalësqë i kisha dhënë babait, shikoja
mësimet.Në sezonin që erdhi,i mora të katër provimet me nota shumë të mira.Kur dhashë lëndën
“historia e mendimit gjuhësor”,sapo fillova të flas,pedagogu,një njeri i aftë,
ndali dhe më shikoi:”Nga je ti djalë”-pyeti.I thashë emrin e rrethit dhe të
fshatit.”Ouu-klithi ai,-por unë kam qenë partizan andej”,dhe pedagogu filloi të
më pyesë për të gjitha emrat e kodrave,përrenjve që vareshin si litar mbi
fshatin tim,fiset e ndryshme.E kuptova,e kapi nostalgjia,madje ai më pyeti për
një fshatarin tim që e kishte srehuar gjatë luftës…”Bjere
librezën,-tha-dhjetë!”..Kam ëndërruar të kem një student nga ai fshat”.Ai
ma vuri
notën afrofe…Kur dola jashtë,pashë vajzën e gjatë.”Çfarë more ti?”Dhjetë”,-thashë
dhe i rrëfeva librezën gjithë mburrje…”Unë, tetë,-tha ajo,jo,nuk jam e
kënaqur,do të vij ta ngrë notën në vjeshtë”….Nuk i fola…Por e dija se më shihte
me zili,e ç`nevojë kishte ta provonte këtë ndjenjë zilie…Mos vallë ajo mendoi
se unë e kisha joshur pedagogun me
ndonjë kafe ,ngaqë kisha lekë?Çfarë s`mendojnë këto buddallaçka,ndërmenda dhe
,meqë i mbarova provimet me rezultatin e pritshëm,i ftova shokët t`u jepja një
drekë…por po vija re se paratë po mbaroheshind ,nërkaq i hipa sërish autobuzit
të linjës.Ato ditë, babai merrte rrogën dhe duhej të kishte para.Dhe babai më
dha para.”Je student,-më tha,-të duhen,por kujdes,mos i shpenzo kot”.Isha
krenar që babai ishte punëtor i madh.Vajzën e qerasa të parën.Nuk e dija pse më
tërhiqte ajo vajzë,ishte e thjeshtë,gjithë sqimë,mësonte mirë dhe kishte një
kujdes ndoshta të tepruar në sjellje,por ky kujdes dukej se buronte nga një
shpirt fisnik.Dinte dy gjuhë të huaja, thoshte se i kishte mësuar me mësues
privat.Unë e qerasa me çfarë mendova se do ta kënaqte…Por ajo nuk e kishte
mendjen aq tek e qerasura:”Ti ,më the se babai të punon në komitet?-pyeti
ajo…”Po,i thashë,po…”Unë kam një kushërirë ne E…punon në fshat,a mundet babai
jot ta tërheqë në qytet?A jo është arsimtare…”Por ti e ke babanë këshilltar
shteti-i fola-Si mundet babai im,një nëpunës i thjeshtë komiteti ta bëjë
këtë?’”Epo, nganjëherë, punët i kryejnë më mirë
nëpunësit e vëgjël” –murmuriti buzagaz
ajo.Ishte e.zgjuar..”Do ta bisedojmë,-thashë…Gjithë atë pasdite më
dhimbte koka.Nuk duhej të gënjeja për babanë,por tashmë duhej ta mbaja këtë
gënjeshtër ,duke e shërbyer si të vërtetë,gjersa të gjeja një gënjeshtër tjetër
për të shkuar drejt asaj që ishte reale.Dhe bëra një xhiro me atë vajzë,ajo
ecte krah meje,më fliste për muzikën dhe poezinë,kishte njohuri të thella,babai
i saj gjendej,kishte ca ditë,në Paris, dhe, kur të kthehej që andej,i kishte
premtuar një dhuratë,nëse ajo nuk do t`i pëlqente do të ma jepte mua.Qesha me vete,nëse ajo nuk
do i pëlqente?Kë kërkonte të fyente kjo vajzë nomeklature?Një bir të
popullit?Por ajo nuk e dinte se unë isha bir i popullit,por bir i një zyrtari
të rëndësishëm në provincë…Ditët po bëheshin monotone,kishte ca kohë që nuk
dilja nga dhoma,dhe rrija gjithë ditën, lexoja romane,dispensa dhe leksione që i kisha kopjuar në orët e gjata të
lektoriumeve.Duhej të përgatitesha…Një padsite, më erdhi një shok dhe më tha se
përjashta më kërkonte një vajzë…U
ngrita dhe u vesha me rrobat e mia të bukura,u kreha dhe e pashë veten
mirë..Nuk kisha një pamje dashnori,por
një pamje të mirë;kur dola,pashë se ishte ajo..Vajza e gjatë ,Elsa.U
takuam…Ajo më ftoi të bënim një shëtitje dhe më tha se babai i saj ishte kthyer nga Parisi(në atë
kohë të shkoje në Paris ishte një lajm i
madh,dhe shkonte atje vetëm nomeklatura
e lartë)…ai i kishte sjellë
një dhuratë,dhe ajo dhuratën
jepte mua.U ulëm diku, dhe
nga çanta nxori një shall
femrash,një palë dorashka dhe një parfum…”T`ia çosh nënës tënde”,-më tha…Sa
ngushtë u gjenda…Nëna ime nuk mbante kurrë shall të tillë,as dorashka,pa lëre
parfum .Por nuk mund t`ia ktheja mbrapsht,ajo e dinte se nëna ime ishte gruaja
e një zyrtari të komitetit…Dhe ,duke ikur, më tha që të mos e nxirrja nga
mendja faktin se ajo kishte një kushërirë në
E.Vajta në dhomë dhe po mendoja për atë vajzë.Por më shumë për vete dhe
për babanë.A e dinte ai se çfarë po bëja me këtë trill prej snobi,dhe, po ta
dinte,me siguri, do të mërzitej,babai im e urrente të dukurit.Unë po futesha në
një identitet tjetër social dhe ajo vajzë po më besonte,ndërkohë që ndieja ndaj
saj thjesht një pëlqim miqësor dhe më ngjante se gjihë eleganca vajzërore
gjente shprehjen më të lartë te tiparet e saj të brishta.Babi im,nuk kishte pse
të merrej nga të tjerët (d.m.th.,nga babai i asaj vajzës)si një nëpunës komiteti,por unë,
për tekën time, duhej ta vija në atë
status vetëm në trillin tim çmendurak.Mendova që duhej t`i bleja një dhuratë të
mirë për atë vajzë,një dhuratë që ajo ta çmonte shumë dhe çfarë mund t`i
blija?Pashë lekët;ato ishin drejt mbarimit.Duhej shkuar te babai,megjithëse e
kisha bërë baltë.Prita dy ditë,sa të vinte dita e rrogës…,ndërkohë ,aq para sa
më kishin mbetur ishin të mjaftueshme për të shkuar sërish në kinema me shokët
dhe për të qerasur vajzën me akullore ose pastë.Në ditën e caktuar ,vajta në
minierë, por babai sa ishte futur nëgaleri bashkë me shokët…Ndieva një trishtim
të madh,ai sikur s`kishte dashur të më priste…Ika.Vajta të nesërmen…Babai më
priti mirë…Ai e kishte marrë rrogën..Babai më pyeti për mësimet dhe gjithnjë më
poroiste që ato t`i shikoja me kujdes…I thashë se më duheshin para…Babai mori
një shkop dhe filloi të shkarraviste dheun poshtë fronit të lulishtes,pastaj e
hodhi shkopin tutje dhe tha:”More studenti im,si shumë para më kërkon-por ti ke
harruarse unë kam edhe të tjerë përveç teje…(kush ishin këta të tjerë?)…Ja,jot
motër tani do fejohet,i duhet bërë paja,ajo pret nga unë,Dashi,sapo e mbaroi të
mesmen dhe them ta çoj në një kurs për hidraulik;duhet edhe ngrënë,nga
kooperativa s`marrim gjë,Eduardi kërkon një palë këpucë të reja,dhe i duhen
blerë,por,edhe jot ëmë një rrobe e do dhe ajo….ti a i sjell ndërmend ndonjëherë
këto halle…Sytë e tij ishin të përhumbur…Pashë tek ai një njeri që nuk donte të
më qortonte,çuditërisht i vinte zor nga
unë,pse nuk mundej të ma plotësonte dëshirën,(ai kishte respekt për statusin
tim të studentit dhe në ndërgjegje krenohej që unë vazhdoja shkollën e
lartë)por, në këto fjalë, kishte edhe një qortim të ashpër…Ai nxori portofolin
dhe më zgjati një mijë lekë,por unë nuk
desha t`imarr.”Merri,merri,-tha babai- vetëm se duhet të mendosh edhe për të
tjerët…Tani je burrë”…Që atëherë shkova tek ai më rrallë dhe ruaja ditët kur ai
nuk e merrte rrogën…