| E premte, 27.03.2020, 10:06 AM |
Përse i shkruaj këto vargje?
Nga
Përparim Hysi
Përse
i shkruaj këto vargje
Në
këtë kohë kaq të vështirë?
Kam
mbushur plot një magje
Se
po rrojmë si me pahir!!!
Një
armik (se ku është gjendur)
Është
lëshuar mbi ne me furi
Kafshon
si qen, pa lehur
Po
bën mbi njerëzit batërdi.
Është
i padukshëm si ajëri
Dhe
dëmi që bën,alarmant
Në
gjithë botën vazhdon alarmi
Për
të mposhtur këtë armik të"veçantë".
Ende
nuk është gjetur një"armë"
Që
këtë armik ta vrasë.
Ndaj
bota është në alarm
Se
po vret ky armik pa masë.
Në
ballë të luftës është mjekësia
Që
flet me GJUHËN E SPECIALISTIT
Për
MJEKËSINË është dhe poezia
Se na thoni si të shpëtojmë prej COVIDIT!
Na
thoni që të rrimë brenda
Të
rrimë ne VETIZOLIM
Në
djall kush shet dengla
Me
vargje ka timin: mallkim!
Mallkim
kush si "Orakull" hiqet
Se
"po tretet për këtë popull"
Dua
atij apo atyre COVIDI t'u ngjitet
Sa
t'u vijë mendja rrotull.
Populli
është ngopur me sllogane
Dhe
u njeh mirë në kini fytyrë apo surrat
Këto
vargje i bëj si tinguj kambane:
-
Politikanë dhe gazetarë;- Na lini rehat!
BIBLA
jonë, në këtë kohë, është MJEKËSIA
Që
po martirizohet në luftë me armikun!
MJEKËSIA,
sot për sot, është KRENARIA
Dhe
jo ju, politikanë, që sillni panikun.
Tiranë, 23 mars 2020