Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Covid-19

| E enjte, 26.03.2020, 10:14 AM |


Xhevahir Cirongu

COVID-19

Dhe sot gulçon anembanë globi

Frymarrjen kërkon  ti marrë,

Si një i përbindshëm nëpër kontinente

Jetën tonë kërkon ta ndali!

Atje në pragun e hënës

Yjet ulen e s’bëjnë gjumë,

Koronavirusi- i çmenduri i shekullit

Do të shporrim  o i paudhë.

Enigmat e të panjohurës  galektikë

Trille të kohës mbushur me fosile;

Nuk e ndalon dot frymarrjen e globit

E nesërmja do flasë me dritën e Jetës !

Në sytë e grisura të kohës  sonë

Dhe ti verbri i shekullit  COVID- 19,

Në vijëzime pllakash guri të thyera,

Në kasafortë  kujtimesh, i mbytur do mbetesh.

Durrës, 23 Mars  2020