| E enjte, 26.03.2020, 04:11 PM |
Nga Fritz RADOVANI:
Pyetja I.
VIRUSI PYET: A
E DINI KET ?
Ju
pyet ju qeveritarve të Shqipnisë e të Kosovës, a e dini ket?
•1945… Plot
75 vjet ma parë, Ndue Pali para pushkatimit në Zallin e Kirit, i lidhun përdore
me Caf Metin, ka deklarue simbas proces verbalit të mbajtun nga terroristi
Aranit Çela:
“Proçes-
verbal. I mbajtun mbi
vullnetin e mbramë të të dënuarve me vdekje,
Ndue Mirash Pali dhe
Caf Meti, nga Shkodra.
Sot më 15 gusht 1945,
ditën e mërkure, ora 5.00 para drekë, unë prokuror i Gjykatës Ushtarake,
kapiten i II Aranit Çela, shkova në vendin ku do të ekzekutoheshin kriminelët e
luftës dhe armiqtë e popullit, Ndue Pali dhe Caf Meti nga Shkodra, për të marrë
fjalën e fundit të tyre, në të cilën thanë këto: Ndue Pali: Nuk më vjen
keq, që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes
në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh që pata nga fashistët dhe nazistët. Shqipnia
rron edhe pa Ndue Palin!
Një fjalë dua t’ja
drejtoj rinisë nacionaliste: Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë,
indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike!
Rrnoftë Shqipnia e Shqiptarëve!
Të fala
familjes.
Prokuror (Aranit Çela) d.v.”
Shenim FR: Fjala e
fundit botohet pa asnjë ndryshim nga origjinali.
Qeveritarë! Tash 75 vjetë vetem vritni e zhdukni Atdhetarë!
Turp per ju!
FOTOKOPJO E ORIGJINALIT:
Melbourne, 26 Mars 2020.