| E merkure, 25.03.2020, 10:25 AM |
BASHKE PRAP DO TE
RRIME...!
-Cikel
poetik nga Mëhill Marku
UNË DHE ZOGU I NDËRRUAM
VËNDET
Gjithëmonë
zogjt i kam dashtë
Dhe
ndrye i kam shpesh në kafaz
Sa
herë donin të dilnin jashtë
Unë
i pershendesja buzagaz !
Dhe
fluturonte cep e më cep
Tundte
koken shihte me maraz
Sikur
më thonte: deren a ma hap
Unë
i thoja: je mirë këtu në kafaz!
Ai
rrinte ditë e natë i mbyllur
Per
inat lëshonte ndoj cicërimë
Tamam
siç jam unë sot i lidhur
Dhe
me pëllëmbë e mas shtëpinë!
Sot
në mëngjes akoma pa zgjuar
Zogu
me sqep në dritare më çukiti
A
e din ti se kohet kanë ndryshuar
Dhe
harlisej zogu, i tundej bishti !
E
pranova ashtu,dashtë e pa dashtë
Dhe
shpirti mu mbush me maraz
E
shikon më tha: unë fluturoj jashtë
Ndërruem
vendet: tani rri ti në kafaz!!
Kokëulur
e pranoj o zog i dashur
Lirinë
tënde unë kurr s'e kam ditë
Fluturo
ti pyjeve me ajer të paster
Se
mue më futi në kafaz virusi covid!
S'ka
gjë se do merzitem si ti dikur
Veç
virusit i kerkoj të më bëj një nderë
Më
mirë më merr mua nëse je burrë
Largohu
e hap dyer e dritare per të tjerë!
FORCA ITALIA !
Të
dy zemrat si dy flutura
Si
dy motra ngjajnë të jenë
Që
të dyja sa të bukura
Njera
e kuqe,tjetra arcobalenë.
Në
mes tyre Adriatiku
Gjërë
e gjatë si një damarë
Me
ket gjak gufon tik-taku
Si
një zemer:italian-shqiptarë!
Shqipja
ime nga maja shkrepit
Ka
hedh shikimin per më atë anë
Pritë
na vuri sëmundja e shekullit
Ska
si të vi e të të rrijë pranë!
Ti
Itali sot shumë po vunë
Ah
ky dert ne seç na ndali
Se
pranë teje do të vija unë
Të
lyej plaget me dorë te balli!
Shumë
e rëndë kjo sëmundja jote
Të
dhëmb fort ty e na dhëmb ne
Si
s'të ndihmoj kjo jallane bote
500
mijë shqiptarë në gji tënd i ke!
Dhe
pse duam dot s'të vijmë
Do
çanim male do çanim det
Per
ty duke u lut në gjunjë rrimë
Dhe
ne po luftojmë me të njejtin dert!
Ngrije
ballin lart, Forza Itali
Jepi
vehtes jetë e shkelqim
Jetë
e dritë jepi gjithë botes ti
Se
ti je per boten si diell në agim!
Si
dy flutura prap e prap do rrimë
Sot
të ngujuar jemi në tonat fole
Mbi
ket virus ngrije ylberin si gezim
Shëroju
shpejt ti, të shërohemi dhe ne !
E KEMI PREJ ZOTIT A PREJ
ROBIT?
Ç'është
kjo mortajë që i sillet globit
Litarin
po na e sherngon fort në fyt
A
e kemi prej Zotit a e kemi prej robit
Ç'mëkat
kemi bërë pse don me na mbyt!?
Dhe
një çast u ngjita lart atje në qiell
Në
gjunjë u ula e fola me Perendinë
O
At: më mirë na digj të gjallë në diell
Ki
mëshirë per selinë tuaj shpetoje Italinë!
Kam
parë parada me armë me ushtarë
Dhe
kometa e yje që shuhen në qiell
Paradë
me arkivola kurr s'kisha parë
Të
vdekur pa varr me fytyrë per diell!
Ç'është
kjo nëmë, ç'është kjo gjëmë
Ku
je Trump,Merkel,Gjonson e Makron
Si
s'u bëri zemra të ndihmoni Italinë nënë
Kush
s'ndihmo nënën do ta gjëjë më vonë!
Shpiket
çfarë s'shpiket ju per ushtrinë
Aeroplanmbajtse,tanke,
avion e raketa
S'shpiket
një gjë të vogel që quhet "Vaksinë"
Që
njerzimit e ushtarëve tu shpëtohej jeta!!
Jo,
ju armet i shpiket veç per të vrarë
Që
të bëheshit perandori e perandorë
A
keni menduar se dhe ju u pret varrë
Një
ditë u bëtë hiç,s'keni gjë në dorë?!!!
U
bëj thirrje: armet mbytini në det
Kanë
ndërruar kohet, është luftë e re
Veç
arma "Vaksinë" e vetme ka mbet
Shpetimtari
i vetem per ju e per ne!
Ku
shkuat, ku jeni o lidera botrorë
Që
fuqinë tuaj e matnit me galaktika
Një
virus i vogel u ka bërë sherbëtor
Keni
vënë maska,kundragas nga frika!
Dhe
Ati atje në qiell hyjnor më tha:
Jo
birë, kjo mortajë s'është prej Zotit
Veç
njerzit njeri tjetrin me dhëmb e ha
Se
unë i jap dritë e jetë gjithë Globit!
DO IK VIRUSI- PRAP
BASHKË DO RRIMË !
Sot
e mora lapsin
Të
them një mendim
Fjalët
bashkë s'më hasin
Dhe
fjalët janë në strehim!
Fjalë
shkruaj, fjalë prish
Sikur
i nxjerr nga pusi
Motivi
seç mu trisht
Mos
fjalët i zë virusi !?
Dhe
prap bëj të shkruaj
Mendimi
jo,nuk ndalet
Në
se s'ju pelqen vargu
Kohë
virusi, më falet !
Serish
i çukis vargjet
Si
ai zogu me skep
Me
spirancë nxjerr fjalët
Virusi
dot s'më step!
Vargjet
merri zog i dashur
Per
mua bëju sot korier
Pa
faj jemi si të burgosur
Lexuesve
çoja në çdo derë !
Në
vend të perqafimit
Çoju
një varg, cicërimë
Shkundi
prej trishtimit
Thuaju:
do ik virusi
...!
Bashkë
prap do te rrimë!
-Per Zemra Shqiptare,
nga Shengjini, Mars 2020-