| E hene, 23.03.2020, 09:10 PM |
Bisedë me specialistë të shendetit z.Taulant Hoxha i cili së bashku me bashkeshorten e tij janë në vijë të parë në frontin e Luftës kundër Coronavirusit në Amerikë
Taulanti punon në departamentin e Radiologjisë dhe skanon
pacientët që janë me simptomat e Covid19, ndërsa Entela është infermiere në
repartin intensiv (reanimacion) ku pacientët janë në gjendje kritike, dhe
trajtohen me respirator dhe aparaturat e oksigjenit. Taulanti qëkur ka qenë student, ka shpikur
një mbrojtëse nga radiacioni për fëmijë, e cila u aprovua nga shteti amerikan
dhe zotëroj patentën për të. Në 2016-ën gjithashtu ka publikur një libër për
Rezonancën e Magnetike (MRI Planning) për t’u ardhur në ndihmë studentëve të
kësaj fushe.
Taulant Hoxha MBA
RT (R) MR, teknolog i Rezonancës Magnetike dhe bashkëshortja e tij Entela Hoxha
BSN RN Infermiere e Regjistruar, janë specialistë të shendetit njerëzor dhe
punojnë në spitale të njohura në Amerikë, për të mbrojtur shëndetin e popullit
amerikan. Në këtë kohë Pandemic Corona
Virus ata janë në vijë të parë të Frontit të Luftës kundër Coronavirusit Covid
19.
Z.Hoxha, jemi në kohë lufte sipas presidentit Trump dhe OBSh-së ku ju keni
detyrat tuaja në shëndetësi për t’i shërbyer popullit amerkan. Më konkretisht cilat janë detyrat tuaja në
këtë situatë tragjike?
Unë punoj në
departamentin e Radiologjisë dhe skanojmë pacientët që janë me simptomat e
Covid19, pasi virusi atakon rrugët e frymëmarrjes dhe veçanërisht mushkëritë.
Për momentin jemi në gadishmëri të plotë dhe në kontakt të vazhdueshëm me CDC
(Agjensia e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve). Ata na njoftojnë për
çdo zhvillim të fundit të Covid19 dhe në baze të informacionit dhe udhëzimeve
të CDC, ne përshtasim protokollin për trajtimin e pacientëve që shfaqin
simptomat e Covid 19.
Bashkëshortja
Entela, është infermiere në repartin intensive (reanimacion) ku pacientët janë
në gjendje kritike, dhe trajtohen me respirator dhe aparaturat e oksigjenit.
Entela gjithashtu është në gadishmeri të plotë bashkë me kolegët e saj duke
dhënë maksimumin për të shpetuar sa më shumë jetë dhe mposhtur këtë virus
pandemik
Në cilat spitale shërbeni dhe cilat janë disa nga problemet akute që ju
përballeni në këtë kohë?
Unë punoj në Hackensack
Meridian Health Palisades Medical Center dhe bashkëshortja punon në Select
Specialty Hospital. Një nga problemet që ne po ndeshemi për momentin faktikisht
jo vetem ne por e gjithë Amerika, është numri i kufizuar i mjeteve mbrojtëse si
maskat N95, dorezat, dhe veshjet speciale. Megjithatë spitalet tona po bëjnë
punë të shkëlqyer për të na i siguruar këto mjete dhe ne po i menaxhojmë me
shumë kujdes për mosshpërdorimin e tyre. Spitali gjithashtu ka marrë masa për
rritjen e fluksit se pacientëve që deri tani nuk ka krijuar ndonjë problem.
Gjatë shërbimit tuaj në shendetësi në këtë kohë keni pasur raste me pacientë
shqiptarë?
Jo fatmirësisht
deri tani nuk kemi pasur ndonjë shqiptar me Covid19 apo me simptomat e këtij
virusi.
Cilat janë këshillat tuaja si profesionistë në këtë fushë dhe a mendoni se
do të zhduket së shpejti kjo epidemi globale që po merr me shpejtësi jetë
njerëzish?
Higjena është
mbrojtja kryesore nga ky virus. Larja e duarve me sapun për 20 sekonda,
mosprekja e fytyrës (hundës, syve dhe gojës), pastrimi i sipërfaqeve dhe dorezave
të derës me alkohol pasi në metale ky virus qëndron me ditë. Nëse njerezit
dalin për të bërë pazaret menjëherë të lajnë duart pasi karrocat e marketeve
jane vektor transmetimi i virusit. Distancimi nga njerëzit është shumë i
rëndësishëm pasi jo vetëm që të mbron nga virusi, por ndërpret përhapjen e
virusit Covid 19 në masë.
Për t’u mbrojtur
nga ky virus duhet të marrim sa më shumë Vitamin C dhe të pijmë ujë të ngrohtë me limon çdo
15 minuta. Arsyeja se pse duhet të pijmë ujë çdo 15 minuta është
sepse virusi qëndron në fyt për të depërtuar në mushkëri. Duke pire ujë çdo 15 minuta, virusi transportohet në stomak ku
shkatërrohet nga acidi i stomakut. Një tjetër rekomandim është gargara me ujë
dhe kripë.
Besoj se së
shpejti do i rikthehemi normalitetit. Qeveria amerikane po punon nonstop për
mbrojtjen e qytetareve dhe po mbështet shkencën dhe mjekësinë për zhvillimin e
kurës së Covid19 dhe të vaksinës për parandalimin e saj. Trump ka akorduar
miliarda dollar dhe ka vënë në gadishmëri agjensitë e shëndetit dhe FDA (Agjensinë për miratimin e
ilaçeve) për miratim sa më të shpejtë të kurës dhe
vaksinës së Covid 19.
Nju Jorku dhe disa shtete të tjera po bëhen shtete të frikshme me një
përhapje me shpejtësi të Coronavirusit si do të parandalohet kjo epidemi që po
merr jetë njerëzish?
Masat tashmë janë
marrë si kudo nëpër botë me ndalesën e qarkullimit të njerëzeve. Publiku po
edukohet për mënyrat e mbrojtjes dhe parandalimit të përhapjes së virusit. FDA
sot aprovoi (test kit) tampon qe jep zbulon
Covid 19 brenda 45minutave. Një lajm shumë i mire është se jemi shumë pranë
kurës së Covid 19. President Trump lajmëroi në konferencën e shtypit të së
shtunës, se Hydroxychloroquine në bashkëpunim me antibiotikun Azithromycin janë
shumë efektive në luftën kundër virusit. Nga testet e bëra, 90% e pacientëve me
Covid 19 u janë zhdukur simptomat dhe kane rezultuar negativ vetem 6 ditë pas
trajtimit me këtë kurë.
Cili është edukimi juaj dhe si i keni ngjitur shkallët e karrierës në
mjekësi?
Unë jam diplomuar me BSAST Bachelor Shkencor për Shkencat e Aplikuara dhe Teknologji në Medical Imaging në Thomas Edison
State University. Gjithashtu jam diplomuar me Master për Administrim Biznesi, specialiteti menaxhim në Fitchburg State University.
Bashkëshortja është diplomuar me BSN Bachelor në Shkencat e Infermierisë.
Për të dy ka qenë
e vështirë në fillim, sepse ishim studentë me kohë të plotë dhe nuk kishim
mundësi të punonim shumë. Ka qenë sakrifice shumë e madhe, pasi përveç shkollës
duhej edhe të shkonim nëpër spitale për të bërë praktikën deri natën vonë.
Dëshira dhe pasioni për fushën e mjekësisë na motivonte që të ecnim përpara
pavarësisht vështirësive. Por në Amerikë pas sakrificës vijnë vlerësimi dhe
frytet e punës. Pas diplomimit dhe specializimeve, oportunitetet kanë qenë më
të mëdha për ngjitjen e shkallëve të karrierës. Personalisht jam përpjekur të
jap maksimumin për fushën e Radiologjise pasi e dashuroj si profesion. Qëkur
kam qenë student, kam shpikur një mbrojtëse nga radiacioni për fëmijë, e cila u
aprovua nga shteti amerikan dhe zotëroj patentën për të. Në 2016-ën gjithashtu
kam publikur një libër për Rezonancën e Magnetike (MRI Planning) për t’u ardhur
në ndihmë studentëve të kësaj fushe.
Sa e vështirë është për ju të dy si bashkëshortë të punoni në këto ditë të
vështira dhe si e menaxhoni kohën?
Është pak e
vështirë sepse në një kohë që të gjithë ndodhen pranë familjeve të tyre ne jemi
në frontline, duke e luftuar pandeminë virale që ka traumatizuar gjithë globin.
Për momentin të dy jemi të fokusuar në punë, pasi pacientët kanë shumë nevojë
për ne në këto momente jo vetem fizikisht por edhe psikologjikisht. Në të tilla
profesione sidomos në emergjencë kombëtare koha është luks dhe e kuptojmë shumë
mirë njeri-tjetrin.
Keni frikë nga kjo epidemi se mos ju transmetohet nga të sëmurët?
Jo sepse ne
gjithmone jemi të ekspozuar nga sëmundje edhe më të rrezikshme vdekjeprurëse.
Megjithatë kujdesi është shumë i lartë dhe ndjekim protokollin e duhur në
përballimin e saj. Meraku është se mos bëhem vektor transmetimi për prindërit
dhe marr gjithë masat e duhura para se të dal nga spitali duke lënë uniformën
në punë dhe duke bërë larjen e duarve. Ky virus është i rrezikshëm për moshat e
treta dhe sidomos nëse kanë sëmundje ekzistente.
Si mendoni për gjendjen e Shqipërisë parë me syrin tuaj si shqiptar, por
dhe si specialist?
Mendoj që masat e
marra nga shteti shqiptar janë të domosdoshme dhe njerëzit duhen ta marrin pak
më seriozisht vetëizolimin, sidomos duke parë gjendjen e rënduar ne Itali që
është shume herë më e zhvilluar se Shqipëria. Njerëzit duhen të ndërgjegjësohen
dhe të ndjekin rregullat e vetëizolimit, sepse përbejnë rrezik jo vetëm për
veten e tyre dhe familjarët, por për të gjithë qytetarët e tjerë. Të mos
harrojmë që Shqipëria është një vend i varfër dhe përshkallëzimi i situatës për
shkak të pakujdesisë apo kapriçove të disa qytetarëve do e çonte vendin në
kolaps total. Ndihmë nga shtetet tjera do mungonte ashtu sic i mungon Italise
pasi çdo shtet do të sigurojë qytetarët
e saj. Megjithatë popullsia dërrmuese janë përgjigjur më mirë seç pritej dhe po zbatojnë instruksionet e specialistëve dhe
instancave qeveritare. Shpresoj që ta kalojne sa më shpejti dhe pa u rritur
numri i viktimave. Fatmirësisht kura qe po zhvillohet me kombinimin e 2 ilaçeve te lartpërmendura ka dhenë shumë shpresë në bazë të
rezultateve të deritanishme dhe ato ilaçe ndodhen rëndome
nëpër farmaci kudo nëpër botë.
Cila ka qenë fëmijëria juaj?
Personalisht kam
pasur nje femijëri të lumtur dhe më gëzon fakti që nuk kishim teknologji të
zhvilluar si fëmijët sot, sepse na bënte më social dhe mendjen më pjellore.
Krijonim vetë lojra nëse topi i llastikut çahej, dhe ndoshta ajo më ka ndihmuar
edhe për shpikjen që bëra këtu në Amerikë.
E kishit ëndërr kur erdhet në Amerikë të punonit në fushën e mjekësisë?
Amerikën gjithmonë
e kam pasur ëndërr dhe të them të drejtën se mendoja kurrë që do punoja ne
fushën e mjekësisë. Kur fillova kolegjin, ne fillim u regjistrova për Computer
Science (Shkencat Kompjuterike) por një student i klasës më bindi të ndërroja
degë në Radiography dhe kur bëra orientimin ne Radiography u dashurova
menjëherë. Pjesa tjetër është histori.
Kur keni ardhur në Amerikë?
Në Amerikë kam
ardhur me ane tëllotarisë Amerikane në prill të vitit 2000, para 20-vjetësh dhe
isha 19 vjeç. Llotaria më ra mua vetëm, pa familjen. Ishte një aventurë drejt
të panjohurës ku realiteti ishte komplet ndryshe nga çfare dëgjoja në Shqipëri apo shikoja në televizor. Ishte
një fat shumë i madh, që më ndryshoi jetën time dhe të familjes 190 gradë ku
dhe njoha shoqen e jetës që kemi kaluar çdo vështirësi të
jetës së bashku dhe më ka bekuar dhe dhuruar 2 djem të bukur Brian dhe Kevin që mezi presin të vizitojnë
Shqipërinë.
Bisedoi Keze Kozeta Zylo, gazetare, shkrimtare
21 Mars, 2020, New York