| E premte, 20.03.2020, 08:01 PM |
“Nuk ka gjë më artistike se të duash të tjerët”. - Van Gogh
TË QESHË DIELLI
Sa
desha të jem një lule portokall,
Degë
trëndafili që shpojnë me mall,
Copëz
ëndërr në qepallat që s’ flenë dot,
Një
puthje për botën, që sot derdh lot.
Jam
këtu harruar e lutem si një murg,
Si
fjalë e penguar nga hekurat në burg,
Si
një mall i kyçur, pa hënë e pa yll,
Sa
pres që të ngjallem e të ndris në pyll.
Zemrën
lule flakë, ta marr me të mirë,
Pelerinë
mrekullie, rreth botës së nxirë,
Si
një Papë të bekoj bukë mirësie,
E
dielli të qeshë me forcë dashurie.
Merita Kuçi-Thartori
Durrës
më: 19. 03. 2020.