| E premte, 20.03.2020, 09:10 PM |
Bisedë me znj. Elona Lopari, trainere jete dhe karriere (Life and Career Coach)
Në
këtë kohë të Pandemic Coronavirus për të limituar stresin secili duhet t’i
thotë vetes që unë jam i sigurtë dhe të gjithë njerëzit e dashur të mi janë
mirë dhe kjo situatë do të kalojë sa më shpejt që të jetë e mundur sugjeron
znj.Elona Lopari
Nga
Kozeta Zylo
Znj. Elona Lopari
ka punuar me plot sukses për 13 vite në kompani të mëdha amerikane dhe i ka
ngjitur shkallët e karrierës shumë shpejt në pozicione të ndryshme duke filluar
si menaxhere dhe më pas si lidere në Human Resource.
Znj.Lopari, ka
pasur kenaqësinë dhe privilegjin që të punojë me qindra punëtorë në Amerikë
duke zbuluar edhe pasionin e saj për lidership edhe psikologji ose fushës së re
që quhet ndryshe “Coaching”. Ajo është
licensuar si Life Coach (Trainere Jete).
“Coaching” është një fushë e re që kryesisht merret me zhvillimin
personal të individit që me ndihmën e një traineri (Coach) mund të zbulojë dhe
eksploroj pengesat dhe besimet limituese mendore qe e pengojnë të perparojë në
një ose më shumë fusha të jetës.
Znj.Lopari ka mbi dy vite që ka hapur kompaninë e saj që quhet “Elona
Lopari Coaching” duke i ardhur në ndihmë kryesisht grave nga kultura të
ndryshme të botës për ngritjen ose arritjen e tyre në karrierë, biznes ose në
zhvillimin e jetës së tyre personale.
Znj. Lopari veçanërisht e ka për nder dhe ndjen përgjegjësi për të
kontribuar në komunitetin e grave shqiptare që duan të zbulojne pasionet,
aftësitë e tyre personale dhe profesionale dhe si t’i aplikojnë këto në punë
ose në biznes në mënyrë që ato të përmiresojnë jo vetëm jetën e tyre, por edhe
të familjes, shoqërisë dhe më gjerë.
Znj Lopari si ka qenë fëmijëria juaj dhe si e kujtoni atë?
Fëmijëria ime ka
qenë përgjegjsisht e lumtur duke mbajtur mend më së shumti lojërat krijuese në
lagje me shoqërinë në Tiranë. Kam shumë
kujtime të bukura deri në moshën 15 vjeçare kur ishte momenti i shkëputjes për
të ardhur në Amerikë.
Kur keni ardhur në Amerikë dhe cilat janë mbresat e para kur shkelët në
këtë vend të bekuar?
Siç e preka edhe
më parë kam ardhur në Amerikë në moshën 15 vjeçare mbasi kisha mbaruar vitin e
parë të shkollës së mesme në Tiranë. Kujtimet e para në Amerikë i kujtoj me
shumë ëndrra të bukura për Amerikën duke kujtuar ato që na kishte folur babi im
që kishte më shumë se një vit që kishte ardhur përpara meje, motrës vëllait
edhe mamit.
Ai shpeshherë na
thoshte për mundësitë e shumta në këtë vend edhe si duke mbaruar shkollat dhe
duke u edukuar ne do mundeshim të kishim mundësi më të mira se në vendin tonë.
Cili është shkollimi juaj dhe për çfarë keni mbaruar konkretisht?
Unë kam mbaruar
Brooklyn College për Menaxhim Biznesi dhe Financë me diplomë Bachelor dhe
gjithashtu së fundmi jam licensuar për Life Coaching, një fushë e Psikologjisë.
Ju keni hapur biznesin tuaj “Elona Lopari Coaching” dhe si gazetare mendova
të të kontaktoj në këtë kohë kolere pasi mendoj se funksionimi i kompanisë suaj
është më i domosdoshëm se kurrë?
Po kam dy vite që
kam hapur kompaninë time që përfshim shumë nga shërbimet e Coaching në
Karrierë, Biznes, Jetë, Prindërim dhe Coaching.
Në këto kohë të vështira si ekonomikisht po edhe psikologjikisht ku jemi
përfshirë të gjithë, shërbimi ynë për Life Coaching ose trainim jete
përqëndrohet në ardhjen në ndihmën e individit për të menaxhuar mendjen dhe
mendimet negative në funksion të jetës praktike. Çfarë ne mendojmë, ne më pas
ndjejmë dhe më vonë kryejmë veprime përkatëse për të marrë rezultate në jetën
reale.
Këhtuqë është
shumë e rëndësishme që të kuptojmë a po mendojmë pozitivisht ose negativisht,
ngase kjo ndikon ne ndjenjat tona negative ose pozitive dhe më pas sjellin
rezultatet në jetën tonë.
Si funksionon kompania dhe si i ndihmoni klientët tuaj kur dihet se shumë
prej tyre janë në ankth, në pagjumësi, të pasigurtë nga frika e Pandemic
Coronavirus?
Unë afroj
workshops dhe seanca private për klientët e mi në zyrën time këtu në Brooklyn.
Një nga metodat më
praktikante që unë i ndihmoj klientët e mi është praktika e meditimit dhe
reflektimit me fokus në gjërat që vlerësojmë më shumë në jetë, pastaj në
shkrimin e mendimeve në letër në mënyrë që ato të kuptojnë se si mendimet e
tyre negative ose penguese kontribojnë në rezultatet që shfaqen në jetën e
tyre. Unë i ndihmoj klientët të kuptojne
se përkundër situatave që jeta të shërben të mira ose të keqia ne gjithmonë e
kemi në dorë se si ta shohim situaten mirë apo keq dhe ku të fokusohemi. Duhet gjithashtu të afirmojmë me veten thënie
pozitive që ato i besojnë me zë të lartë në mënyrë që këto thënie të kalojnë në
subkoshiencën e tyre dhe të fillojnë të bëhen besime të reja.
A mendoni se ekzagjerohet nga mediat, politikanët lajmi i përhapjes së
Coronavirusit të këtij virusi të padukshëm dhe padyshim ndër njerëz me
probleme, por dhe të shëndetshëm shkakton panik?
Unë mendoj që
mediat po bëjnë një punë të mirë informatIve duke u munduar që të reagojnë në
kohë dhe të jepen të gjitha informacionet e nevojshme duke mbajtur balancin
midis situatës siç është në të vërtetë me fakte dhe gjithashtu duke munduar të
mbajë qetësinë e gjithëecilit.
Me të gjithë
informacionin nga media televizive dhe sociale, unë sugjeroj që njerëzit të
kenë kujdes nga mbingarkimi i informacionit. Të mundohen të gjejnë një të mesme
midis informacionit që të jenë në dijeni dhe nga ana tjetër marrja me
aktivitieteve të tjera që u japin kënaqësi si shikimi i një filmi të bukur,
leximi, gatimi ose shpenzimi i kohës cilësore me njerëzit e dashur në biseda
ose lojërave krijuese.
Cilat janë disa nga këshillat e tua si specialiste për njerëzit që po
përjetojnë simptoma të depresionit, të tmerrit të epidemisë?
Të mundohen sa të
munden te shpenzojmë pak kohë vetëm për lajmet, por të futen në biseda me
njerëzit rreth e rrotull në familje, të përpiqen të rrethojne veten me
familjarë që japin kurajo, të limitojnë mbi informacionin mbi virusin, dhe në
fund të praktikojnë ushtrime fizike në kushte shëpie si yoga dhe të dëgjojnë
muzikë. T’i thonë vetes që unë jam i sigurtë dhe të gjithë njerëzit e dashur të
mi janë mirë dhe kjo situatë do të kalojë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Si e afroni shëbimin tuaj dhe cili është orari përkatës?
Unë afroj seanca
private dhe në grup në zyrën time në Brooklyn ose virtualisht me video call dhe
të gjithë të interesuarit mund të më ndjekin në Web: elonaloparicoaching.com
ose e-mail elonalopari@gmail.com.
Klientët mund të
ndjekin orarin përkatës ose duke lënë takime për seancat private me mua ose te
regjistrohen për një nga workshops me tema të ndryshme.
Cila janë planet tuaja për të ardhmen?
Në të ardhmen, dua
të vazhdoj në misionin tim të fuqizimint të grave të gjitha kulturave në
pergjithësi dhe grave shqiptare në veçanti përmes edukimit të fushës së
coaching dhe të mesoj si kjo fushë mund të ndryshojë jetën dhe e ndihomon
individin të kuptojë potencialet pa limite të vetvetes. Përvec seancave
private, dua të organizoj evente dhe seminare për zhvillimin personal për të
ndihmuar gratë në këtë formë.
Faleminderit Znj.Lopari për bisedën dhe
ju urojmë shumë suksese në fushen tuaj.
Bisedoi Kozeta Zylo, gazetare, New York.
19 Mars, 2020
Staten Island, New York