| E enjte, 12.03.2020, 12:31 PM |
Letër falenderimi Presidentit amerikan Bush, 17 Shkurt 2008 nga “Drenica” Durrës
Shpallja e Pavaresise se Kosoves
diten e djeshme ka bere qe qytetaret e Durresit dhe me gjere te fillojne
festimet qe ne oret e para te mengjesit. Ndonese me pak vonese, ne qender te
qytetit te Durresit jane vendosur dje flamuj kombetare dhe parulla qe uronin
Pavaresine e Kosoves’
Ne lokalin
"Drenica" ne plazhin e Durresit jane mbledhur qindra njerez per te ndjekur drejtperdrejt
transmetimet e televizioneve ne lidhje me zhvillimet ne Prishtine. Skender
Kapiti, nje nga pese vellezerit Kapiti, familja e te cileve u shperngul qe ne
vitin 1922 nga Istogu i Kosoves, kane falenderuar dhe uruar te gjithe te
pranishmit per kete ngjarje historike. Bujar Muharremi, ish diplomat shqiptar
ne Prishtine, ka vleresuar rolin e qendres "Drenica", e cila ne vitet
1998-99 u kthye ne nje baze te sigurt nga ku niseshin per ne front djemte e
Kosoves qe vinin nga vendet e Perendimit. Gjate ketij tubimi eshte lexuar edhe
nje leter falenderimi drejtuar presidentit te SHBA-se Xhorxh W. Bush. Pasdite
festa eshte zhvilluar edhe ne hollin e Pallatit te Kultures "Aleksander
Moisiu", me nje torte per te uruar Pavaresine.
Nga K. Jaupaj
Festa per shpalljen e Pavaresise se
Kosoves ka vazhduar deri ne oret e para te mengjesit te djeshem ne restorant
“Drenica”, ne plazhin e Durresit. Nje nga pronaret e lokalit, Skender Kapiti,
tregon se darka e ofruar per gjithe personat qe erdhen per te festuar diten e
madhe u shoqerua me fishekzjarre. Ndersa plazhi i Durresit, ku jeton nje
komunitet i konsiderueshem kosovaresh dhe camesh, u ngjyros kuqezi. Automjetet
ku ishte vendosur flamuri kuqezi pershkuan rruget e qytetit te dyte te
Shqiperise deri ne oret e vona te mbremjes. Nga tubimi te “Drenica”, dikur
qender e mobilizim-rekrutimit te ushtareve te UCK-se, iu dergua nje leter
falenderimi Presidentit te SHBA, Xhorxh W. Bush, ku shprehej mirenjohja e
shqiptareve per rolin e Amerikes ne luften per liri.
Presidentit te SHBA Xhorxh W. Bush
Mirenjohje perjete SHBA-se
I nderuar zoti President!
Ne, qytetaret ve mbledhur nga qytete
te ndryshme te Shqiperise per te festuar se bashku diten e 17 shkurtit te vitit
2008 si Diten e Shpalljes se Pavaresise se Kosoves, ju dergojme me kete rast
pershendetjet dhe falenderimet tona me te perzemerta. E ndiejme se ku
falenderim eshte me se i domosdoshem per arsye te rolit, te ndihmes dhe te
kontributit te jashtezakonshem qe SHBA dhane per clirimin dhe per Pavaresine e
Kosoves.
Ne kujtojme gjithmone deklaraten qe
disa vite me pare beri Presidenti i atehershem i SHBA, Xhorxh Bush (senior) i
cili pati paralajmeruar Beogradin se Kosova eshte “vija e kuqe” pertej te ciles
SHBA nuk do te lejonte akte dhune dhe terrori kunder shqiptareve. Ky qendrim i
Presidentit Bush (senior) u perkrah dhe u mbeshtet me vone edhe nga
administrata e Presidentit Bill Klinton.
Nepermjet Jush, deshirojme t’i
shprehim mirenjohjen tone Kongresit te SHBA dhe institucioneve te tjera
ligjvenese amerikane, te cilet kane qene gjithnje te ndjeshem ne miratimin e
nje varg rezolutash, ku eshte denoncuar dhe denuar shkelja e te drejtave te
njeriut ne Kosove, dhuna dhe terrori sistematik i Serbise ndaj shqiptareve te
Kosoves, denimi i politikave te spastrimit etnik etj. Ne kujtesen tone
historike nuk do te harrohet asnjehere mbremja e dates 24 mars te vitit 1999,
kur avionet e NATO-s, mes te cileve edhe qindra avione te SHBA, filluan
goditjen ajrore kunder Jugosllavise, duke ndermarre nje akt te pashembullt ne
mbrojtje te jetes se nje populli te pafajshem nga zhdukja fizike vetem e vetem
se ai i perkiste nje etnie dhe nje feje tjeter.
Pas clirimit te Kosoves, SHBA
vazhduan perpjekjet e tyre per konsolidimin e Kosoves se re, per forcimin e
demokracise dhe te ekonomise se tregut. Ato bene gjithcka per te ngritur ne
Kosove institucionet veteqeverisese si nje rruge logjike qe te conte drejt
pavaresise se Kosoves.
Prioritet i ketyre institucioneve
ishte dhe mbetet lufta kunder krimit te organizuar dhe kunder korrupsionit.
Ne, pjesemarresit e ketij tubimi
festiv, cmojme faktin se SHBA asnjehere nuk dobesuan vemendjen e tyre ndaj
problemit te Kosoves, me gjithe angazhimin e tyre maksimal ne luften kunder
terrorizmit nderkombetar.
Roli aktiv i SHBA ne Afganistan, ne
Irak, ne Lindjen e Mesme e gjetke nuk e larguan vemendjen Tuaj dhe te
administrates qe Ju drejtoni nga zgjidhja e statusit final te Kosoves. Ne e
cmojme se tepermi kete qendrim dhe perkrahje Tuajen.
Zoti President!
Te mbeshtetja e parimeve te lirise e
te demokracise, te perhapja e te drejtes universale te popujve per liri,
pavaresi e vetevendosje, duhen kerkuar respekti dhe pro-amerikanizmi i shqiptareve
ndaj popullit amerikan dhe ndaj SHBA. Ne ju sigurojme se kjo miqesi eshte e
fuqishme dhe e shkelqyer dhe se ajo do te fuqizohet akoma me shume ne te
ardhmen. Ne besojme se nuk do te jete e larget dita qe ushtaret e djeshem te
UCK-se, ata qe ne kohe te veshtira te luftes per clirimin e Kosoves u bene
aleate dhe partnere te sigurt te SHBA dhe te NATO-s, neser do te jene ushtare
te Republikes se Kosoves qe do te shkojne per te mbrojtur lirine dhe
demokracine kudo ne bote. Ata do te jene perkrah SHBA dhe demokracive te
zhvilluara ne luften kunder terrorizmit nderkombetar.
Pranoni zoti President mirenjohjen tone me te thelle per Ju, per popullin
amerikan dhe per Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Zoti e bekofte Ameriken!
Nga tubimi festiv me rastin e Shpalljes se Dites se
Pavaresise se Kosoves.
Shqiperi, Durres, me 17 shkurt 2008. Koha Jonë Festimet te
"Drenica", leter falenderimi Bushit