| E diele, 08.03.2020, 01:11 PM |
Poezia e Rifat Plakut lexohet si vetë pranvera….!
Nga
Xhevahir Cirongu
Këto
ditë u njoha më nga afër me librin me poezi të autorit Rifat Plaku. Duke lexuar
një e nga një poezitë e këtij vëllimi, dhe si e mbarova së lexuari edhe poezinë
e fundit, atëherë ndjeva aromën e’’ luleve të shpirtit’’ aq kuptimplot si
titulli e lulet që pasqyron autori në ballinën e librit. Mesa duket, poeti ynë
Rifat Plaku, tek ky libër me poezi ka derdhur mjaltin e dashurisë së ndjenjave
shpirtërore,dhe me shumë fines e tharm poetik krijues na dhuron ne e botës
letrare vargje të spikatura të cilat
mbeten në memorjen e çdo lexuesi. Po të vërejmë me kujdes, dhe me syrin
e letrarit, poezia e këtij krijuesi paraqitet e thjeshtë në dukje, por duke
reflektuar në gamën e tyre krijuese, ajo vjen si një gonxhe me shumë ngjyra e
planizuar në formën dhe në përmbajtjen e tematikave të tyre. Shiprti krijues
dhe ai letrar, të rrok në lexushmëri, sepse aty është vetë poeti, është natyra
që na rrethon, janë njerëzit e zemrës e
shoqëria njerëzore, por aty do gjesh edhe histori e kulturë, por poeti s’mund
të rrijë larg edhe shqetësimeve sociale të shoqërisë sonë. Pra, duke udhëtuar e
lexuar poezitë e poetit Rifat Plaku,padashur kemi prekur edhe një pjesë të
jetës sonë, si rrjedhojë kjo e bën lexuesin për ti shkuar deri në fund
lexueshmërisë së librit me titullin doethënës ‘’Pranverë gjithmonë ti mbete’’.
Siç e theksuam edhe më lartë, këto nëndarje,të cilat reflektohen në 54
poezitë e këtij vëllimi, plotësojnë më së miri gjithë lëmin krijues
letrar e atë artistik. Në reflektimin tonë , poezitë për natyrën në këtë vëllim
poetik ato zënë një vend të planit të parë, mesa duket poeti aty ka gjetjen e
tij frymëzuese, dhe si rrjedhojë i kësaj ai na sjell edhe poezitë që janë përfshirë në këtë libër. Na po sjallim disa tituj si: ’’Kjo është pranverë’’,‘’Trëndafilat’’, Ky
mars’’,’’Prag vjeshte’’, ‘’Një ditë maji’’, ‘’Lule Mimizës’’,’’Vajton Kodra
Vilë ‘’ etj. Në planin e dytë gjejmë poezitë me motive të karakterit epiko-historike, ku autori e shpreh fuqishëm
me anën e vargut te poezitë ‘’1 Nëntori
1912’’, ‘’Për Skënderbeun’’,’’Proncesha Ilire’’, etj. Por në këtë vëllim nuk
mungojnë edhe poezitë sociale, midis të tjerash po përmendim poezinë me titull
‘’Pensionistët’’. Një vend të rëndësishëm janë edhe poezitë për njerëzit e
zemrës, ku respekti e dashuria del nga vullkani i dashurisë së shpirtit të
poetit.Poezitë kanë mesazhe të qarta, sepse aty lexuesi gjen thjeshtësinë e
fjalës letrare e cila të frymëzon e ngroh shpirtin. Këto motive i gjejmë tek
poezitë me titull ‘’Mikut tim Dhimitrit’’, ‘’Mbesës sime të parë’’,, por edhe
në poezitë ‘’Babait ‘’ , ‘’Nënat’’. etj.
Në mbyllje të këtij refleksioni të poezive të autorit Rifat Plaku, po sjellim
vargjet e poezisë me titullin ‘’ Pulbardha e shpirtit’’. Më konkretisht:
Pulbardha
e shpirtit tundi krahët
Mbi
detin e gjerë fluturoi,
Zjarrit
të mallit kërkon t’i shuaj flakët
Me
zemrën mes dallgëve qëndroi.
***
Shëndet
e suksese mik e shoku jonë Rifat Plaku!
Durrës,
10 Mars 2020