| E diele, 08.03.2020, 01:01 PM |
QEVERIA KURTI, E KËRCËNUAR TË BËHËT MË E DËGJUESHME
Nga
Dedë Preqi
Qeveria
e re e Kosovës, me udhëheqjen e kryeministrit Kurti, ka trashëguar një gjendje
jo stabile të vendit, me plot dosje të krimit të organizuar dhe me plot
korrupsion të akumuluar, me plot anarki në drejtësi dhe shkelje të ligjeve, me
plot dështime të planeve ekonomike dhe reformave në arsim, dhe me plot e
përplot probleme të pa zhgjidhura, me ç’rast i
kërkohet me ngulëm dhe me përpikëri që çdo gjë të ndryshojë brenda një
kohe të shkurtër dhe mbi të gjitha, po i bëhët presion nga brenda dhe nga
jashta, që kryeministri në fjalë të bëhët më i dëgjueshëm.
Me
gjitha ato abuzime dhe përçmime të kesaj natyre nga pushtetët e kaluara,
opozita e sotme, në vend që të mobilizohet dhe të mbajë përgjegjësi për
dështimet dhe kaosin e gjendjes së shkakëtuar në vend, duke filluar që nga
klani «pronto» dhe pastaj nga qeverisja e PAN-it, mbarohet sikur nuk ka ndodhur
asgjë dhe inetresat e saj, sikur janë të orientuara më shumë në modelin
dekonstruktiv dhe shpartallues, me pretendim të plasaritjes së dy subjekteve
politike LDK-LVV, në kualicionin qeverisës.
Opozita
është ligjësi objektive dhe subjektive e demokracisë, e cila nuk duhet të
ndjehet në pozicion dëshpërues, por kjo opozitë, sikur nuk pajtohet me
ekzistencën e saj, sepse nuk është më në pozicion për të konsumuar të gjitha meritat
e këtij shteti dhe për të realizuar
interesat e veta partiake e klanore, dhe e prirur ti besoj vetëm
formulës së vet politike dhe udhëheqëse, tiparët e sëcilës më shumë e
shterpësuan dhe degraduan shtetin e Kosovës, se do arrinin të shëmbëllejnë dhe
të bënin një ndryshim të mundshëm në favor të saj.
Por,
ky popull nuk e meriton ti referohet vetëm dëshpërimit, atëherë pse qeveria e
re Kurti, nuk do përkrahet për një ndryshim të ri dhe të shpresës, i cili është
shprehur edhe përmes vullnetit të popullit të Kosovës, formula e cilës aspiron
për të jetësuar realitetin e ri në shtetin demokratik të Kosovës, dhe aspiron
të arrijë me çdo mënyrë dhe mjet, së paku të përligj të drejtat e njeriut të
këtij vendi dhe zhvillimin e këtij shteti demokratik me një alternativë tjetër.
Politika
e Serbisë, si gjithnjë i ka rrënjët e thella dhe do jetë pengesë e projekteve
dhe shtrirjes së demokracisë së Kosovës, politika e sëcilës ende ecën tutje në
vazhdën e saj të dhunshme dhe primitive, por sot ka idhuj të rinjë në vendin
tonë, që i prijnë demokracisë njerëzore të këtij vendi, që ideojnë alternativa
të reja, duke zgjedh të vetmën rrugë të mundshme, përmes popullit liridashës
dhe politikës paqësore dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të, dhe partnerët e
saj.
Një
filozofi politike që do rreshtohet në mediumet dhe politikat ditore të vendit
dhe më gjerë, se qeveria e re në krye me Albin Kurtin, vepron në kundërshtim të
SHBA-ve, është filozofi e kurdisur politike, e «argatëve» dhe kundërshtarëve të
mundshëm, që kanë për qëllim të fusin një lloj VIRUSI antiamerikan ndaj
shqiptarëve dhe antipatizmi nda qeverisjes Kurti, së cilës iu kanë hapë shumë
fronte kundërshtare.
Dhe
mesazhet e ambasadorit Grenel, si përfaqësues special z.Tramp, për çështjen e
marrëveshjeve Kosovë-Serbi, sikur janë të porositura, duke iu drejtuar z.Kurti,
se taksa ndaj mallrave serbe, duhet të hiqet pa rezerva dhe zavendësime, edhe
pse një mesazh i tillë duhet të përçohet dhe adaptohet në qeverinë dhe
politikën e Kosovës, deshtëm apo nuk deshtëm, duke ditur se populli i Kosovës i
beson Amerikës, por ky popull sikur nuk po barazpeshohet me të drejtat e veta
karshi një agresori siq është Serbia.
Qeveria
e Kosovës dhe z.Albin Kurti, sikur dhe sëcili qytetar që vepron me vetëdije në
shtetin e Kosovës, nuk e ka në interesat e veta përsonale dhe as shtetërore, që
të zbehin, apo prishin marrëdhëniet dhe
miqësinë që ka me SHBA-të, sikur po predentojnë dhe do dëshironin disa fantazma
e përçarës të këtij populli dhe këtij vendi, sepse faktori më i fuqishëm dhe i
mundshëm i zgjedhjes së fatit të shqiptarëve, ishte dhe do jetë gjithmonë
faktori amerikan dhe vetë SHBA-të.
Kosova
dhe populli i saj, nuk ishte dhe nuk do jetë kurrë i kërcënuar nga SHBA-të, por
në lojërat e tilla, për ta defaktorizuar dhe nënshtruar Kosovën, është e
përfshirë politika e Serbisë, e gatuar në kuzhinat e Beogradit, që servohet nga
receptet e Millosheviqit, përmes zëdhënësve të tij, për të dëmtuar relacionin e
marrëdhënive të mira dhe miqësinë e Kosovës, që ka me SHBA-të.
Përveq
tjerash, Serbisë nuk i konvenon qeveria Kurti, sepse kurrrë ndonjëherë tjetër
nuk iu kërkua të jep llogari për gjitha ato krime dhe gjenocidin që shkakëtoi
ndaj popullatës shqiptare, dhe kryetari i Serbisë, A.Vuçiq, e ka nuhatur deri
dikund politikën e qeverisë së re Kurti, që nuk do ia mbajë «zhagin» e
deritanishëm të krimeve dhe të bëmave gjenocidiale të Serbisë, ndaj popullit të
pafajshëm të Kosovës, pa e denoncuar dhe faktorizuar çështjen në Institucionet
përkatëse të drejtësisë ndërkombëtare, duke kërkuar drejtësi dhe llogari për
gjitha dëmët dhe të bëmat e saj.
Por,
cili do ta vlerësonte një gjë të tillë dhe do ta quante prioritet, kur në mesin
e kësaj shoqërie ka të atillë, që për hirë të interesave të tyre përsonale dhe
mafioze, e shtrembërojnë realitetin e këtij vendi dhe nuk e kursejnë
propagandën dinake kundër qeverisë së re Kurti, duke lozur lojra të pista, herë
brenda e herë jashtë vendit, për ta nënçmuar politikën e qeverisë së re, e cila
si duket ua prishi ëndërrallat dhe foletë e pushtetit të rehatisë dhe pasurisë,
ndërsa populli i këtij vendi akoma përballët me gjendjen e nëpërkëmbur dhe pa
përspektivë, por i fortë si shkëmbi, duke i qepur plagët e shpirtit të vet me
shpresë se do vijnë ditë më të mira.
Politika
e SHBA-ve, në veqanti për popullin tonë, ka dhënë përkrahje të fuqishme dhe të
vazhdueshme zhvillimeve dhe proceseve demokratike të Kosovës, padyshim porosia
dhe këshillat e saj, zëjnë vendin e merituar në çdo kohë dhe në çdo hap të
rrugëtimit tonë.
Politika
e SHBA-ve, me siguri se do ti çmonte edhe autoritetët e dëshmuara të këtij
populli dhe kombi, sikur që ishte presidenti historik Rugova, si dhe
pasardhësit e tij. Padyshim se SHBA-të, janë në dijëni për të gjitha, ndoshta
edhe për frymëmarrjen dhe lëvizjet tona të mira dhe jo të mira, pse jo edhe për
përshtypjet e atyre, që si zgjidhje të problemeve nacionale, adresojnë
zgjidhjen e problemeve të veta përsonale.