| E diele, 08.03.2020, 12:43 PM |
NJË ALTERNATIVË NDRYSHE PËR “REFORMËN ZGJEDHORE”
Nga Fahri
Dahri
Lidhur me
"Hartimin e Reformës Zgjedhore”, domosdoshmëri e situatave përkeqësuese
gjatë tre dekadave, e shoh të arësyeshme, që mes shumë alternavtivave të
mundshme, si studiues i pavarur të parashtroj edhe këtë variant:
Tre dekada, njëra pas
tjetrës kanë ikur duke u përkundur në shilarsen e shpresës dhe synimit gjithë
popullor, pikërisht në arritjen ose përafrimin e thënies së Abraham
Lincolnit, për të siguruar një qeverisje: “Prej popullit, për popullin”.
Nëse hedhim
vështrimin në periudhën 30 vjeçare, për të gjetur elementët përbërës të
qeverisjeve “prej popullit, për popullin”, krahas zhgënjimit të pa parashikuar,
për fatin tonë të keq, ndeshemi me vendosjen e konceptit të tretë, ku ka gjetur
shtrat veprimi “një luftë e vazhduar midis mbajtësve të pushtetit dhe atyre që
aspirojnë t’a ushtrojnë atë, ose midis sistemeve të pushtetit dhe
individualitetit”. Më thjeshtë, tek ne periudha 30 vjeçare është karakterizuar
me mbizotërimin konfliktual antagonist të të dy poleve politikë dhe jo
seriozisht me parashtrimin dhe plotësimin e strategjive afat mesëm dhe afat gjatë.
Të dyja forcat
politike si maxhoranca dhe minoranca, herë njëra dhe herë tjetra mbajtëse të
pushtetit, kanë qenë dhe janë në “armiqësi”, dhe në luftë për marrjen e
pushtetit jo nëpërmjet mjeteve demokratike (të votës së zgjedhësve), por
nëpërmjet manipulimit të zgjedhjeve si qendrore dhe vendore, me vënien në
përdorim të të gjitha formave dhe mjeteve. Opozitat partiake të secilit krah, në
të gjitha këto tre dekada, kanë kërkuar marrjen e pushtetit nëpërmjet rrugëve
jashtë parlamentare, me anën e forcës, sharjeve, shpifjeve, konflikteve dhe
aspak në përdorimin e mjeteve demokratike për të shpalosur projekte dhe
alternativa qeverisje më të mira se kundërshtari, gjithnjë për më të mirë në
ngritjen e të gjitha niveleve tërësore jetësore të popullit tonë.
Shkaqet
dhe arësyet e “zotërimit” të qeverisjeve tona në këto nën nivele drejtimi
tërësor duhen kërkuar tek ADN-ja politike që trashëguam nga e kaluara
njëqindvjeçare si e vetëbrëndshme dhe të importuara nga jashtë, qoftë e
nënëdheshme, e diktuar apo glorifikuar. Në këto kushte, besoj se ligjërimi i
dhe vënia në zbatim i institucioneve të më poshtëme do të rezultojnë efektive:
A).- Të krijohet "Këshilli
i të Urtëve", si strukturë shtetërore kushtetuese.
Këshillii të Urtëve,
të shqyrtojë paraprakisht çdo projejtdekret, projektligj, projektvendim, ku të
prononcohet me shkrim për përmbajtjen ose jo të vlerave për sigurinë kombëtare,
për ndikimet politike, diplomatike, ekonomike, sociale dhe efektet pozitive apo
negative në formimin e edukimit mbarëpopullor.
?- Qendrimet dhe mendimet e
"Këshillit të të Urtëve", detyrimisht të jenë pjesë përbërëse e
çdo projektakti ligjor që u paraqiten, sipas rastit, Këshillit të Ministrave,
Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të R.SH.
? Këshilli i të Urtëve, të
përbëhet nga specialistë të aftë, të jenë të çertifikuar nga organet përkatëse.
Vlerësimet për secilin anëtar të jenë detyrimisht në disa drejtime:
a/ aftësia profesionale;
b/ pastërtia e burimeve
pasurore;
c/ Mosha dhe vjetërsia në
profesion (mbi 50 vjeç dhe jo më pak se 10 vjet në ushtrim profesioni) dhe
figura morale;
d/ dhënie kontribute reale në
përsosjen e fushave profesionale përkatëse;
e/ të mos ketë qenë pjesë e
asnjë krahu politik (të mos ketë qenë anëtar i asnjë partie politike, brenda
apo jashtë vendit);
f) të mos jenë të dënuar
asnjëherë dhe për asnjë shkak (qoftë dhe politikisht).
i) Të jenë shtetas shqiptarë me
prindër të origjinës shqiptare jo më pak se dy breza (rrjedhojë e
"viruseve politike të periudhës 81 vjeçare:1939 deri në vitin 2020").
B).-Anëtarët e Këshillit të të
Urtëve, të zgjidhen nga forumet përkatëse, si: Këshilli i lartë i
drejtësisë (KLD); Këshilli i lartë i gjykatësve (KLGJ);
Instituli i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA-Audit); Akademia e
Shkencave; nga Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve
(SHKBB) dhe në ushtri, e tjerë sipas sektorëve më kryesorë. Në përzgjedhjen e
tyre të sigurohet transparenca.
C)- Anëtarët e Këshillit të të Urtëve zgjidhen vetëm njëherë dhe me kohë të
përhershme.
D).- Të drejtat e anëtarëve të
Këshillit të të Urtëve. T'u jepet e drejta të kërkojnë nga
institucionet shtetërore, kërkimore-shkencore materiale arkivore studimore të
fushave të ndryshme, (kundrejt pagesave të parashikuara në buxhetin e miratuar
të çdo viti), kryesisht në këto drejtime:
?- Studime lidhur me
marrëdhëniet ndërkombëtare (bilaterale dhe multiratelare, në përkatësi të
çështjeve që dalin për tu diskutuar dhe zgjidhur).
?- Studime lidhur me
zhvillimet ekonomike, sociale, politike etj. që t'u përgjigjen
objektivave vizionare qofshin të strukturave politike dhe atyre
shtetërore.
? - Të japin këshilla dhe
mendime për rishikimin e historisë tonë në të gjitha drejtimet si në kërkimet
gjuhësore, arkeologjike dy palëshe, me marrëveshje bilaterale kryesisht me
shtetet ku dikur është shtrirë pooullsia Ilire dhe Epirote.
?- Të krijohet një strukturë
e veçantë brenda Institutit të gjuhësisë, e cila të merret me dialoktologjinë e
krahinës së Çamërisë, të folurës arvanite dhe arbëreshe.
?- Të krijohet një strukturë
e posaçme pranë Universitetit të Tiranës, në analogji me Magjistraturën e
Drejtësisë, vetëm për të përgaditur elitën për drejtues udhëheqës, me persona
të zgjedhur, nga pjestarë të familjeve me CV të pastër në tre përcaktimet
si:
a)- Pasuria familjare të jetë
e trashëgueshme, e krijuar nga burime të ndershme.
b)- Në tre breza të familjes
së tyre të njihen si familje të ndershme, të moralshme dhe të respektueshme.
c)- Të zgjidhen që në bankat e shkollës së
mesme dhe në vazhdim si individë me cilësi të dallueshme mirësjelljeje dhe
përparim në mësime të një niveli mbi mesatar.
E).- Sugjerohet që në
ndryshimet e Kodit Zgjedhor.
Në Kodin Zgjedhor të
përfshihen propozimet që kandidatët për deputetë dhe kandidatët për anëtarë të
këshillave bashkiakë të propozohen nga "Shoqëria Civile" në
bashkërendim me Partitë politike. Të amendohet një nen kushtetues me këte
përmbajtje: "Përjashtohet
përzgjedhja e kandidateve për deputete, ministra, zv/ministra, rektore, dekane,
drejtor të pergjithshem të institucioneve shteterore, të kompanive me
pjesmarrje aksionere shteterore, mbi baza nga radhët e militanteve, nepotizmit
dhe pa meritokrcise".
Presidenti i Republikës të
zgjidhet ng populli.
Kandidati të jetë
fryt i bashkëmendimeve të Shoqërisë Civile dhe i Partive Polutike, i shoqëruar
edhem e mendimin e "Këshillit të të Urtëve".
D).- Modelet qeverisëse. Nuk mungojnë modelet ndërkombëtare të qeverisjeve, as
përvojat historike, e rendesishme dhe e domosdoshme është aftësia dhe zotësia
për ti përshtatur ato në kushtet gjeo-politike, të gërshetuara me koherencen
dhe traditat tepër të vyera të para 81 viteve ( 1939-2020), ku në fiset shqiptare
kanë dominuar udheheqjet me "Pleqësim"
Tiranë, më 06
Mars 2020. Studiurs Fahri Dahri