| E shtune, 07.03.2020, 11:16 AM |
Historia e Ballkanit duhet të rishkruhet
Nga
Fahri Xharra
Historia
e ynë e mohuar, e vjedhur dhe stërkequr është mbi dhe, kurse ajo e
vërteta është nën dhe e edhe nën ujë; asaj duhet ti japim krihë dhe guxim
që të flet. Ajo duhet të flet shqip, që të tregon të gjithë vërtetën e saj që e
ngërthen në vete me mijëra vjet. Të shkojmë rradhazi deri te Lumi Neretva , dhe
në deltën e saj buzë Adriatikut. At janë gjetur prova që e kërkojnë
domosdoshmërish t rishkrimin e historisë sonë e me këtë edhe asaj të
Ballkanit.
Në
lumin Neretva kanë rrjedhur sasi të panumërta të ujit dhe nën rrjedhë e tij
janë mëshfur faktet të cilat i japin sharm edhe një herë asaj kohe
ku zhvillohej jeta e të parëve tanë.
Desilo, quhet sot një luginë e vogël ,në Bosnën dhe Hercegovinën jugore,
e ndërtuar afër Lumit Neretva . Në një liqe të vogël aty (2007) janë gjetur të
fundosura anijet Ilire. Me siguri që në antikuitet (lashtësi) , Desilo ka qenë
e lidhur me Neretvën nëpërmjet Liqenit Hutovo Blato. Sikur të kthehemi pas në
histori e që është qëllimi,atëherë na del që Neretva në lashtësi është
quajtur Narenta , Narona dhe Naro (Archeological Museum of Narona, The
Ancient City of Narona, Neven Kazazovic, Tajne Neretve ) dhe ishte shtëpia e Ilirëve
të vjetër , të fiseve Ardiane dhe Daorsëve (John Wilkes, “The Illyrians”)
Ilirët
rritnin dhe tregtonin bagëtinë , kuajt, të mirat bujqësore dhe të mirat e
artit të bëra nga hekuri dhe bakri i vendit të tyre .Edhe prodhimin e armëve e
kishin për dore. Këshilli i të vjetërve (pleqësia) e zgjidhte udhëheqësin i
cili i kryesonte fisin e vet. Kohë pas kohe udhëheqësit e rritnin
ndikimin e tyre mbi fiset tjera ,dhe i bënin mbretëritë. Gjatë shek.të
5-të prK , fiset e zhvilluara mirë shtriheshin edhe në veri , në veri të
lumit Sava e që sot është Slovenia. Edhe në Lublanën e sotme gjënden gjurmat
bindëse të Ilirëve (The Library of Congress – Country Study 1992)Ilirët e bënin
tregtinë me fqinjët me baker asfalt dhe argjend të nxjerrur nga malet e tyre ,
me verë , djath, vaj ulliri dhe peshk.
Në
Austri , Ilirët e nxjerrnin krypën ne vendin Gmuden (viti 1000 prK) ,ku edhe i
kishin humbur minierat e argjendit të Oberzeiringut ( Austri, viti 900 prK)
duke kaluar ato në duar të Keltëve. (Harry Mountain, The Celtic Enciclopedia
,Volum I. faqe 83) Në shek e 8-të kultura Ilire e rikapi lulësimin e saj në
brigjete Adriatikut të Gadishullit të Ballkanit me qendër neë Glasinac (afër
Sarajevës) si dhe në Koman dhe Mat në Shqipëri.
Në
Enciklopedinë e Keltëve gjithashtu lexojmë se të mirat tregtoheshin dhe
eksportoheshin nëpër Hallstat ( Austri) në kohën e Kulturës La Tène ( Kultura
La Tène ishte e kohës së Hekurit e emëruar sipas vendit La Tène, në veri të
Liqenit Neuchâtel në Zvicër) dhe Ilirët kishin ndikim shumë të madh në këtë
kulturë (Harry Mountain, The Celtic Enciclopedia ,Volum I. faqe 83)
Hulumtimet
e para të regjistruara në lumin Narona datojnë që nga viti 1877 , të
cilat i udhëhiqte Muzeu Arkeologjik i Splitit (Kroaci) , kurse
monografinë e parë për Naronën dhe rezultatet e hulumtimeve
arkeologjike në këtë zone i publikoi arkeologu austriak Karl Patsh në
vitin 1907. ( Të shetisim nepër këto vite dhe le të përkujtojmë
luftën tonë për mbijetesë si komb) Hulumtimet kishin vazhduar edhe në
vitet e 50. 60 , 70 , 80-ta. Zbulimi më i rëndësishëm ishte i vitit 1995,6 kur
u gjet Tempulli -Augusteum n’ lokalitetin e Ple?ašove štale ,dhe në te
gjetja e 17 statujave të mmbretërve ”romak” dhe anëtarëve të familjeve të tyre.
Luftërat
Ilire të vitëve 229dhe 219 prK e sollën sundimin Romak mbi vendbanimet Ilire të
Luginës së Neretvës. Në vitin 168 prK u zu rob nga pushtuesit Romak edhe mbreti
Genti në Shkodër dhe u dërgua në Romë (165 prK) …. dhe filloi përveq zhdukjes
fizike edhe falsifikimi i historisë Ilire i cili vazhdon edhe në ditët e
sotit. Por jo;(përveç tjerash edhe kjo):
Arkeologu
Adam Lindhagen PhD në Universitetin e Lundit i specializuar në amforat romake
të verës ( thuase vetem romakët e njifnin verën?) tha se ”zbulimi më i
madh i të gjitha kohërave në lokalitetet Ilire ishte ”Anija a parë
tregtare Ilire ” e gjetur(“The world’s first Illyrian trading post found”) Pse
e para ? ku humbën të tjerat që u përvetësuan nga romakologët dhe
grekologët ?
Ilirët
si popull i vjetër që ishin … nuk i luftuan vetëm kolonistët Grek dhe
okupatorët Romak, por zbulimet arkeologjike tregojnë që Ilirët bënin edhe
tregti paqësore me Romakët thotë Marina Prusak ,prof në Universitetin e Oslos ;
U gjet dhe u zbulua se Desilo ( në brigjet e Neretves) ishte qendër e madhe trgtare
dhe shumë e rëndësishme për kontaktin në mes të Ilirëve dhe Romakëve, U
zbuluan mbi 30 anije të fundosura tetë metra nën nivelin e ujit të Neretvës ,
anije Ilire të mbushura me amfora me verë. -” Zbulimi ynë është i rëndësishëm
për të kuptuar identitetet kukturore në Ballkan në kohërat e
lashta(MarinaPrusac University of Oslo) (MarinaPrusac University of
Oslo)
Që
Ilirët janë prodhuesit e parë të verës nuk ka asnjë dyshim, sa për prejardhjen
tonë Ilire është turp të diskutohet në shekullin e sotëm. Gjithashtu e
dimë se Ilirët bënin verë më mjaltë dhe atë shumë më heret se Gjermanet,
françezët e popûjtë tjerë të botës dhe gjithë këta popuj mësuan nga Ilirët se
si bëhet vera dhe birra. Sa për ilustrim: Pas një fitoreje të madhe ndaj
Romakëve, mbreti Agron bëri festë të madhe, të ftuarit ishin të shumtë, ndër Ta
ishte edhe një mik gal, festa ka zgjatur disa ditë dhe është shtruar verë
mbretërore më mjaltë. Pas kthimit në Gali në kujtimet e tij ai shkruan: Kam
pirë një pije shumë të mirë që ne galët nuk e njohim e që në Iliri e
quanin “verë ”.(Ilir Shallo)
Lumi
Neretva është i njohur që nga parahistoria ,që e lidhte brendësinë e Ilirisë me
Mesdheun. Zhvillimi i hovshëm i qyteteve në brigjet e këtij lumi ishte si
pasojë e zhvillimit të madh të tregtisë dhe se e gjithë kjo ishte në suazat e
fisit ilir të Daorsëve..
Pë
anijet ilire deri më tani dihej vetëm nga burimet romake dhe ato greke, kurse
vjetërsia e anijeve të gjetura në BH vlerësohet në 2200 vjet, me përmasa
12 me 4m tëcilat shërbenin për bartjen e verës. Me zbulimin e fundit zonja
Marina Prusac thot : Historia e Ballkanit duhet të rishkruhet (So Balkan
history must now be rewritten! )
Pra
historia e jonë e dhe e tërë Ballkanit duhet të rishkruhet por jo sipas
dëshirës së turqve.