| E shtune, 07.03.2020, 06:36 PM |
Dy fjalë rreth regjistrimit të popullsisë në Maqedoni
Nga
Reshat Nexhipi
De jure, procenti i numrit të shqiptarëve, do mbetet afërsisht sa e ka
caktuar ish kryetari i ndjerë, miku i Beogradit, por de fakto aqë sa ka
deklaruar ish kryeministri maqedonas.
Shkak, për të
shkruar këtë tekst, ka qenë, paraqitja e kryetari të Entit për regjistrimin
e popullsisë në një emision televiziv,
para disa muajeve të kaluar. Të isha politikan dhe të më dëgjohej fjala, qysh të nesërmen, do
kërkoja largimin e këti kryetari nga ky post i rëndësishëm, sepse qëllimin
albanofob të propozimit të tij, për eliminimin e grafës ,,Përkatësia
kombëtare,, dhe mbetja e grafës ,,Në cilën gjuhë flet në familje,, e kupton çdo
njeri që ka një thrime tru në kokë.
E them këtë,
sepse, më tepër se gjysma e popullsisë jomaqedonase flasin maqedonisht, kështu
që, përmes kësaj grafe, përqindja e maqedonëve dyfishohet, kurse pa të,
realizohet deklarata e ish-kryeministrit Gjeorgjievskit se në vitin 2020,
shqiptarët, bëhen shumicë!. Ky, nuk është sido-kudo dhe ka folur në hava,
prandaj dhe, jo rastësisht, regjistrimi i vitit në fjalë, u anullua dhe do anullohet, deri sa të dalë në sipërfaqe
ndonjë yrnek, si ish-kryetari merum, miku i Sllobos, i cili përqindjen e
shqiptarëve e caktoi sipas dëshirës së vet dhe ajo përqindje është fiksuar në
mendjen e çdo njeriut, edhepse de jure qendron, por de fakto është tepër larg
realitetit.
E them këtë,
sepse, nataliteti tek shqiptarët është më i madh se i maqedonëve, gjë që shihet
edhe në numrin e nxënësve etj. Mos harrojmë se, për dallim nga regjistrimet e
para, kur një pjesë e madhe e pakicave: vllehët, romët, shqiptarët ortodoksë,
nga frika, dekllaroheshin për maqedonas, tani, me paraqitjen e partive të tyre,
për fat të keq të mashtruesëve, merr fund ky fenomen, gjë që detyroi kryetarin
e Entit të shpikë propozimin absurd, prandaj, liderët e partive shqiptare, duhet
të ngrenë iniciativë për shkarkimin e tij.
Përndryshe, përqindja
reale e shqiptarëve, mund të dalë në sipërfaqe vetëm atëhere kur në krye të
Entit për regjistrimin e popullsisë vendoset një shqiptar, me nënkryetar
maqedonas, ose një i huaj dhe të ketë regjistrim objektiv të mërgimtarëve, e jo
siç manipulohet gjatë zgjedhjeve për deputetë nga diaspora etj. Përveç kësaj,
në rradhën e regjistruesëve, përveç maqedonasit të ketë shqiptar, pa marrë
parasysh vendi i regjistrimit, pra edhe atje ku nuk ka asnjë shqiptar dhe ku
mund lirisht të manipulohet në dobi të popullatës maqedonase. Të shpresojmë se
politikanët tanë, gjegjësisht liderët e partive tona, duhet t’i kenë para sysh
këto momente, që ka në të bëjnë me regjistrimin e popullsisë, por edhe për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ose çështje
të tjera kruciale për shqiptarët. Midis tyre pra, të ketë konsensus, por, duke mos shkuar te miku i pasardhësit të
Sllobodan Millosheviqit, i cili, përmes ,,Mini Shengenit,, kërkon të realizojë
ëndrën shekullore të Serbisë për daljen
e saj në Detin Adriatik, bashkë me ,,gjyshen,, e saj-Rusinë. Vetëm në këtë
mënyrë, politikanët tanë mund të të hynë në histori si patriotë, e jo si ata që
gjinden në listën me titull ,,Udbashët e Kosovës nga Maqedonia,,.
Klikoni këtë fjali
në mobil dhe do t’ua gjeni emrat, me qëllim që të distancoheni prej tyre, sepse
fjala popullore, thotë: ,,Tregomë, me kë, bën shoqëri, të të tregoj, kush je
Ti,,.Nuk do isha i sinqertë, në qoftë se, nuk them se personalisht, këta udbashë, i ndaj në dy
kategori: në njerës të rëndomtë, të cilët, për të zënë ndonjë punë dhe për të
yshqyer fëmijët, janë regjistruar formalisht si bashkëpuntorë, por, me siguri,
pa dëmtuar njeri, dhe në njerës, intelektualë,
të cilët për të fituar sa më lehtë ndonjë titull, kanë tradhëtuar
shokët e ngushtë, siç ishte rasti me Adem De maçin, etj. (lexo
shkrimin e Sheradin Berishës, i cili thekson emrat dhe mbiemrat e tyre:
F. G. D.M. A. A. dhe Z. K. Evidentova vetëm inicialet, për hatër të fëmijve të
tyre, të cilët, nuk janë fajtorë nëse baballarët kanë kryerë vepra antikombëtare.?