| E premte, 06.03.2020, 09:02 PM |
SAKRIFICA E JASHARAJVE –
THEMEL I SHTETIT TË KOSOVËS
Nga
Hysen Ibrahimi
Shaban
Jashari me djem Hamzën e Ademin, u dëshmuan se ishin në linjën e interesave
kombëtare, u dëshmuan se ishin gjithëçka të gatshëm të flijonin edhe familjet e
tyre për pavarësinë e Republikës së Kosovës, si një rast unik në tërë globin
tokësor. Madje mund të themi pa mëdyshje ata u shndrruan në sakrificë njerëzore
dhe u bënë temë qëndrore para botës perendimore dhe Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, për të ju dhën shkas për të intervenuar NATO dhe për t’a çrrënjosur
këtë farë sllavo-serbe nga Dardania Antike. Tani e 22 vite më parë, i kujtojmë
ngjerjet e dhimbshme të familjes Jashari.
Sot
kur e kujtojmë sakrificën e familjës Jashari dhe komandantit legjendar Adem
Jashari. 5 Marsi i vitit 1998 ishte kthesa e historisë së madhe për Kosovën.
Sakrifica e Adem Jasharit me familjen e tij, e tronditi botën, duke shkaktuar
edhe habinë më të madhe se çfarë mund të bëjë njeriu për vendin dhe lirinë e
tij.
Sulmi
mbi familjen Jashari kishin një dimension më të gjerë të Serbisë, e cila
tentonte të mbillte frikën mbi popullin shqiptar, por plan famkeq i saj, u
shndërrua në projektin për Kosovën e pavarur. Pas krimeve të rënda që kishte
bërë ushtria e policia e Serbisë, nuk kishte mbetur më opsion tjetër përveç
pavarësisë së Kosovës. Gjaku i burrave, grave e fëmijëve të kësaj familje,
ujiti një krijesë të re – themelin e shtetit të Kosovës.
Është
folur dhe është shkruar për Komandantin Adem Jashari dhe heroizmin e tij. Do të
shkruhet edhe më tutje. Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa
Klementi XI Albani”, në Suedi, ka shkruar në librin “Thesar Kombëtar i Mërgatës
Shqiptare në Suedi”, për këtë histori të lavdishme të Jasharajve në Prekaz.
Shkrimet janë bërë, qoftë drejtpërdrejt, qoftë në mënyrë indirekte, sepse
secili krijues kur shkruan tema për kombin e ka të pamundur të kalojë pa e
përmendur familjen e Komandantit Adem Jashari.
Ne
në mërgatë, në çdo aktivitet, në çdo manifestim në çdo tubim, marrim frymëzimin
nga bijtë dhe bijat tona që kanë dhënë jetën për lirinë e vendit tonë dhe ne
mburremi me historinë e lavdishme që kemi, sa herë që atë e prezantojmë tek
popujt e tjerë, në vendet ku jetojmë.
Lavdi
Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij,
Lavdi
të gjithë heronjëve dhe dëshmorëve të kombit
Zoti
e bekoftë popullin shqiptar.