| E premte, 06.03.2020, 10:04 PM |
Lufta heroike e familjes së Shaban Jasharit është vazhdimësi e luftës heroike të nacionalizmës shqiptare
Nga
Nue Oroshi
Pas
punës 16 vjeçare që ka bërë shoqata" Trojet e Arbrit" në ndriçimin e
luftës së nacionalizmës shqiptare duke botuar 18 vepra enciklopedike me mbi
12.000 faqe material shkencor kanë filluar të qartësohen gjërat në aspektin e
historisë shqiptare.Për herë të parë ka filluar të shkruhet historia jonë ashtu
siç ka ndodhur dhe jo ashtu siç na kanë fallsifikuar komunistët.Ky vetëdijësim
i historisë sonë është duke ndodhur falë 300 intelektualëve shqiptarë nga te
gjitha trojet etnike shqiptare dhe diaspora atdhetare që për 16 vjet me radhë i
dhanë dritë historisë tonë shqiptare.Këtë po e them për faktin se ne
historianët nuk duhet të lëmë hapësirë dhe mjegullnajë sa i përket periudhave
historike.
Tash
është i njohur fakti se periudha kohore prej vitit 1945 e deri në vitin 1999
është periudhë e ripushtimit të Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare në ish
Jugosllavi dhe është periudhë e dominimit të plotë të ideologjisë
ruso-jugosllave në Shqipëri.Vazhdimësia e luftës së nacionalizmës shqiptare dhe
përpjekjët e brezave tanë për tu çliruar
trojet shqiptare janë paguar shumë shtrenjët.Atdhetarët nacionalistë të trojeve
shqiptare që luftuan për Shqipëri Etnike ende sot e asaj dite nuk janë vendosur
në fushën e nderit.
E
këta janë të shumtë duke filluar nga Kapidan dr.Mark Gjon Marku,profesor Ernest
Koliqi,profesor Ymer Berisha,Shaban Polluzha,Ndue Perlleshi,Mehmet
Gradica,Xhemë Gostivari,profesor Alush Leshanaku,Ukë Sadiku,Mifailat e
Zajazit,Xhafer Deva,Rexhep Mitrovica,Kolë Margjini,Marie Shllaku,atë Bernardin
Llupi,Kolë Parubi,Gjergj Martini,Ahmet Selaci,Bislim Bajgora,Hajredin
Vidishiqi,Bajraktari i Llaushës,Halim Spahia, Tahir Deda,Kajtaz Ramadani,Rexhep
Kabashi,profesor Bedri Pejani,Gjon Sereqi dhe shumë e shumë të tjerë.Këta
atdhetarë nacionalistë e mblodhën frytin kombëtar për një Shqipëri Etnike të
bashkuar dhe demokratike.Është për të ardhur keq që ende ka ndonjë historian i
vijës komuniste që e mbron tezën pansllaviste se Kosova në vitin 1945 është
çliruar.
Nëse
Kosova qenka çliruar nga kush është çliruar dhe kush e çliroj në vitin
1945.Fatbardhësisht falë punës së Shoqatës "Trojet e Arbrit" për 16
vjet me radhë këtë tezë kobëzezë e kemi lëshuar poshtë.Tash dihet fakti se
Kosova dhe viset e tjera shqiptare në vitin 1945 janë riokupuar dhe ky riokupim
ka zgjatur deri në vitin 1999 ku për tu çliruar sërish u dashtë një rezistencë
e fortë kombëtare duke u sakrifikuar 15.000 mijë shqiptar.
Rezistenca e familjes
Jashari e trasheguar nga luftërat e nacionalizmës shqiptare
Sa
i përket heroizmës së familjes së Shaban Jasharit tash ajo dihet nga të gjithë
shqiptarët.Por ajo që ende nuk është bërë e qartë se nga ju erdhi ky frymëzim
kësaj familje atdhetare që të sakrifikohet për lirinë e Kosovës.Mësuesi i
hershëm që ju ndalua ti edukonte brezat Shaban Jashari e njihte shumë mirë
rezistencën shqiptare të udhëhequr nga profesor Ymer Berisha,Shaban Polluzha,Gjon
Sereqi,Mehmet Gradica,Ndue Perlleshi,Ahmet Selaci,Bislim Bajgora dhe shumë të
tjerë.
Ai
i edukoj djemtë në frymën kombëtare se vdekja për atdhe është heroizëm që
frymëzon brezat në të ardhmën ashtu siç ishin frymëzuar edhe familja Jashari
nga lufta e nacionalizmës shqiptare.Këtë do ta lidhi vetëm me një fakt.Gjatë
rezistencës së familjes Jashari,Shaban Jasharit,Hamëz Jasharit,Adem Jasharit
dhe dajës së tyre Osman Geci që ju qëndroj në krahë nipave deri sa ranë
heroikisht,luftën e kishin bërë me plisin e bardhë në kokë.Ky plis tregon qartë
se kjo luftë ka vazhdimësi direkte nga lufta që bënë Shaban Polluzha,Ndue
Perlleshi,profesor Ymer Berisha dhe shumë të tjerë.Gjeneratat e reja duhet ta
dinë se aty ku e lanë rezistencën kombëtare këto figura historike të përmendura
pikërisht aty e vazhduan edhe familja e Shaban Jasharit, që u bë frymëzim
heroik për tu mobilizuar dhe rritur radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me
moton tani të njohur: "O prite prite Adem Jasharin"!
Familja
Jashari u sakrifkua për tokën Arbërore duke u bërë shembull frymëzimi dhe
trimërie për shumë gjenerat në të ardhmën se si duhet mbrojtur atdheu.Gëzon
fakti se këtë herë e patëm në përkrahje edhe Ushtrinë e NATOS që në një mënyrë
apo tjetër ishte shëndrruar në forcë ajrore e luftës tonë për liri. Frymëzimet
shqiptare gjatë shekujve kanë luajtur një rol historik sepse këto frymzime
patriotike janë përcjellur brez pas brez e djalë pas djali.
Epopeja
e Jasharëve i tregoj shqiptarëve se lufta për liri është shumë e shtrejtë.Është
fakt se pas luftës në emrin e kësaj familje përfituan shumë tregtarë flamujsh
deri sa kjo familje përplasej më mbijetesën e dhimbjes për të dashurit e
saj.Tash gëzon fakti se familja Jashari dalëngadalë është duke u forcuar me
djem dhe vajza dhe kjo rritje e familjes Jashari është rritje e kombit shqiptar
kur sheh se kjo familje prap po forcohet përkundër plagëve të mëdha që mbajnë
në shpirtin e tyre fisnik.
Po
sikur të ishte at Gjergj Fishta gjallë ai do ti kushtonte një poemë kësaj
familje në këtë mënyrë:
"Prekazi
një vend ku pasardhësitë e Prenkës jetuan me ndershmëri/Aty u rritën trimat që bënë histori/Lavdisë së tyre
largë i shkoj zani/Për atdhe u flijuan pa u trembur aspak/Në vetull armiqëve
Adem Jashari ju mori gjak/Në majet maleve ku kërsiste pushka/Thërret Shaban
Jashari për hajrë djem na koftë lufta/Të na shkoj mbara pushka thërrasin Hamza
e Ademi/"Urime Shqiptari lirinë sot e kemi!