| E enjte, 05.03.2020, 08:03 PM |
SA MILJON… KA VRA STALINI ?
Nga
Fritz RADOVANI
Një
nder çerdhet e mnershme staliniste në Ballkan ishte edhe Shkodra…
Në
1900 Shkodra e 28 pianofortave nder shtëpijat shkodrane, mbas 1944 u ba Shkodra
e 26 burgjeve komuniste… Ishte një anderr e vjeter turke që u realizue nga Enver
Hoxha, pasues i sulltan Mehmetit, që la “amanet”: “Mos të mbetet gjallë asnjë
Shkodranë!”
As
Stalini nuk e kishte larg Stambollin. Kur hypte maje Kaukazit, pershndetej me
shami.
Në
vitin 1944 kur forcat jugosllave të Titos rrinin tue pritë mbas Taraboshit
ikjen e të gjitha forcave gjermane, Stalini bahej gati me sjellë “specialistët”
e KGB në Shkoder…
Më
tregonte në 1991 i Ndjeri Ragip Meta: “E mnershme edhe sot me i mendue hetuesit
shqiptarë, njeni ma katil se tjetri, kur rrinin në hetuesi tue kqyrë nder sy
jugosllavët, e rusët shka me i ba ma viktimës së shkrryeme pertokë e të mbuluem
me gjakun e vet!?”
Pra,
edhe në Shkoder, barbarët Tito e mbas tij Stalini.., kanë ba viktimat e tyne...
PO, SA ?!
Askush
nuk e di... Arkivat vazhdojnë me kenë të dyllosuna... U vra kush u vra... Ata
ikën!
Sa
vetë u mbyten nder hetuesi? – U vra kush u vra... Ikën... Sa vetë u groposën të
gjallë? – U vra kush u vra... Ikën... Sa vdiqen nder interrnime?! – U vra kush
u vra... Ikën...
Po,
sa janë viktimat e sllavo-komunizmit oriental?! – U vra kush u vra...
Ikën... Ikën...Edhe ata që
vikatën..,“bijt’ e Stalinit jemi ne!”... Ikën si do t’ ikin edhe bijt’ e tyne!
Mos
e zgjatë... Nuk njollosim Titon, Stalinin, Enverin, Ramizin, Mehmetin,
Rilindjen...
As
komunizmin, as Jaltën... Kjofshin ata edhe 1 Miljon... Ikën... Ata ikën...
Pritni tjerët!..
Nuk
prishemi me pasuesit e Beogradit, Athinës, Stambollit e Romës...Harrova Mosken!
Mosken...
Bash aty ku e ka zemren, trunin e t’ardhmen “Rilindja komuniste e sotit”!..
Melbourne, 4 Mars 2020.