| E merkure, 04.03.2020, 07:00 PM |
Atdhe
po mbetesh djerrinë
Eh,
Atdhe ç’po të thyhen kryqet!
Se
mbi shpinë të ka hypur gomari
Të
shumta m’i ke udhëkryqet
Sot
pa busull ka mbetur shqiptari.
Ah,
Atdhe ç’po të zëhet fryma!
Ty
nga afër të vjen ngulfatja...
Kopshtet
e tua t’i ka mbuluar bryma
E
rëndë agonia, e madhe kohëzgjatja.
Atdhe,
edhe shpirti më ka trishtim!
Edhe
trupi dhimbjen më s’ma mba
Përse
nuk ka të ndalur kalvari im?
Udhëkryqeve
të botës vallë kush më la?!
Arat
e bukës të mbetën djerrinë
Lavrën
qetë më nuk ma çojnë…
U
druhem kolonëve që do arrijnë
Dhe
pallavrave që tonët do i sajojnë.
© Ulku