| E merkure, 04.03.2020, 09:00 PM |
KURSIMI I PARASË PUBLIKE - PREMTIM I QEVERISË VV-LDK
Letër
e hapur Albin Kurtit
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Qeveria
e koalicionit qeverisës VV-LDK, ende pa filluar fushata parazgjedhore, është
delkaluar për të qenë koalicion i ndryshimit, i shpresës. Në mes shumë
premtimeve, dhënë elektoratit, popullit, ka qenë edhe kursimi i parasë publike.
Për festimet e përkujtimet të datimeve historike të përvitshme, në mes tyre
edhe marsi i Prekazit, "Flaka e Janarit" dhe të tjera të kësaj
natyre, Qeveria ndanë fonde enorme, krejt të pajustifikueshme dhe pa fije
mbulese, që shprehen në shumë dhjetra mijëra euro.
Lufta
e Kosovës numëron 400 masakra. Në Prekaz përkujtimi vazhdon tri ditë radhazi!
Janë shumë dhjetra zyrtarë që braktisin zyrat dhe me vetura zyrtare sorollatën
për homazhe të përsëritura, koncerte e mbremje zjarrndezëse! E gjithë kjo mund
të reduktohet në një ditë të vetme, përfshirë mbledhjen komemorative përkatëse.
Një këngë ose dy përkushtuese, do ta shmangnin tallavanë koncertale, hiç e
zakonshme për gjëmat e mëdha.
Reduktimi
i shpenzimeve enorme, të panevojshme, do të mjaftonin për ta rinovuar Kullën e
Jasharajve, e cila edhe pas dy dekadave, ka mbetur si karakatinë, nga granatmi
i forcave pushtuese serbo-sllave. Bërja e një muzeu, në hapësirat e Kullës, do
ta pasqyronte historinë lavdiplote të Drenicës, të paktën, përgjatë shekullit
20-të, në kupolë të kësaj lavdie, pa mëdyshje, qëndron Heroi nacionalist,
Komandant Shaban Polluzha.
Qeveria
e koalicionit aktual, VV-LDK, duhet ta nismojë rishikimin e historisë më të re
të Kosovës. Falsifikimi i saj grotesk, nga "komandantët", për ta
përvehtësuar luftën e bërë nga të tjerët, duke kopjuar filosllavin Enver Hoxha
në Shqipëri, i cili luftën civile, qytetare vëlla-vrasëse, e konvertoi,
falsifikueshëm, në luftë "çlirimtare", ka dëmtuar skajshëm një pjesë
të historisë së Kosovës.
Qasja
serioze dhe objektive ndaj historisë, tashmë, duhet të jetë pjesë e ndryshimit.
Ndarja e fitoreve të pakëta, nga humbjet numerike, duke mos i ngatërruar njëra
me tjetrën, duhet bërë, për hirë të së vërtetës historike, qoftë ajo edhe e
hidhur. Përndryshe, sot, po emitojmë serbët, të cilët festojnë Betejën e humbur
të Kosovës, duke e konvertuar rrejshëm në "fitore", shekuj më parë!
Ndarja e Ademit nga
Hamza, krim i politikës së kuqe
Qeveria
e koalicionit VV-LDK, duhet të ndërhyjë në korrigjimin e shtrëmbrimeve të
qëllimshme të meritave të heronjëve. Ndarja e Vëllezëve Jashari, përkatësisht,
të Hamzës nga Ademi, është krim i politikës së kuqe. Qëllimet errëtake të
"komandantëve të Rognerit", për t`i bërë vend e emër vetës, me
tendencën për njëfarë kundërvënie, paradoksale e anakronike, të ushtarit
luftëtar, në rastin konkret të Adem Jasharit, ndaj Presidentit plebishitar
Ibrahim Rugova, që, në fakt, dështoi turpshëm dhe baltosi projektuesit,
"komandantët" hileqarë e hiçër, tashmë, është e lexueshme për
shqiptarët dhe më gjerë. Dihet mirëfilli se Adem Jashari nuk ka shkrepur asnjë
pushkë, asnjë plumb më shumë se vëllai i tij, Hamëza. Ademi pa Hamzën nuk do të
ishte ai që është sot. Atëherë, pse duhej ndarë e veçuar dy vëllezërit,
luftëtarë të barazvlershëm?!?
Për
këtë krim të politikës, kryesisht, të "komandantëve" pa ushtarë, të
cilët nuk u bënë kurrë pjesë e luftës, përgjegjësi mbanë edhe Familja e nderuar
Jashari, për heshtjen e saj, për padrejtësinë që i bëhet Hamzës, pas flijimit
sublim. Familja e dinë mirëfilli se aksionet me armë, rezistencën karshi
pushtuesit, deri në flijimin e tyre, e bënë së bashku. Asgjë nuk i ndau.
Atëherë, pse duhej ndarë, pas vdekjes, në emërtime rrugësh, institucioneve e
deri në buste e shtatore të bronzuara?!
Shtatorët
e kryeçetanikëve të parë, krijues të grupeve të armatosura të para,
përkatësisht, në Deçan, Drenicë e Llap, duhet të përfaqësoheshin në komunat e
tyre nga: Sali Çekaj, Hamëz e Adem Jashari, Zahir Pajaziti. Korrigjimi duhet
filluar nga shtatorja e Ademit në Skënderaj, t`i bashkangjitët edhe shtatorja e
Hamzës, duke pasuar me emërtimet e pëbashkëta të Vëllezërve Jashari.
"Komandantët"
e inkriminuar të Llapit, për "lavdinë luftarake" të tyre, nxituan ta
ngrisin, kundërligjshëm e dhunshëm, shtatorën e Zahir Pajazitit në Prishtinë,
ndërkohë që ajo e ka vendin në Podujevë, atje, prej nga vjen Zahiri. Ndërkohë,
në Prishtinë do të duhej të ngritej një shtatore e përbashkët e kryeçetanikëve:
Sali Çekaj, Hamëz e Adem Jashari, Zahir Pajaziti, me emërtesën - Sheshi i
Kryeçetanikëve -.
Në
Varrezat e Dëshmorëve është përzier gjithëfarë "ujemi". Pjesëtarë të
bandave të djeshme, të haraçit, dajakut e më shumë, janë strehuar dhunshëm, në
parcellat varrezore, ku prehen edhe bijtë më të devotshëm, dëshmorë e heronj të
popullit. Nivelizimi dëshmor e hero, tashmë, ka degraduar, pa përfillur asnjë
kriter të meritueshmërisë. Ndërhyrja e tanishme është e vonuar dhe komplekse.
Por, të paktën, rishkrimi i historisë, me objektivin shkencor, nuk guxon të
kompromentohet. Falsifikimet groteske të bandës komuniste në Shqipëri, të
kryesuar nga filosllavi Enver Hoxha, duhet të shëbejnë për të kundërtën në
Kosovën tonë.
Shpërfillja
e kritereve bazë, për lokacionet e ngritjes të shtatoreve, largësia, të paktën,
prej 300 metrave nga njëra-tjera, ka ndodhur. Zënia e dhunshme e lokacioneve,
në kundërshti me normat përcaktuese për memorialet; mos plotësimi i kritereve
meritore; kapërcimet në komunat tjera, duke mos e pasur vendlindje, dhe duke
mos e lidhur as lufta dhe as vdekja me atë zonë, komunë; emërtimet e rrugëve
qendrore, duke tejkaluar meritorët faktikë, që nuk kanë asgjë, përveç varrit të
ngritur nga familja. Kësaj anarkije bizare duhet dhënë fund, gjithnjë bazuar në
kritere e kode ligjore të përcaktuara.
Ndryshimi
dhe dalja nga amullia e krijuar nga"komandantët" mujëshorë, deri në
rrugaçëri, duhet stopuar me arsyetim të bazuar:
E
para, duhet t`i jipet fund falsifikimit marroç, si cilësimi "Epopeja e
UÇK-së" në Prekaz. Dihet se në marsin e 1968, ende nuk ka ekzistuar
kurrëfarë UÇK-je;
E
dyta, në Prekaz ka ndodhur sulmi i forcave serbe kundër Familjes Jashari. Dhe,
ajo ka qenë e vetme një rezistencë, qendresë dhe assesi e UÇK-ja, e cila ishte
ende inekzistente, ngaqë në përballjen e armatosur, mungoi jo vetëm ushtria
imagjinare, e proklamuar, odave e kafeneve të LPK-eistëve , madje, qysh para
viteve `90-a, por edhe vetë çeta faktike e Hamëz dhe Adem Jasharit;
E
treta, përgjatë atyre pak muajve luftë në Kosovë, nuk ka pasur asnjë
"epope". Për ata që nuk e dinë, duhet t`i referohen fjalorit, për t`i
kuptuar termat "epope", "legjendë", "legjendar",
sepse përdorimi i tyre paushall, për dy dekada radhazi, është i gabuar, madje,
i banalizuar, jashtë kontekstit kohor dhe hapësinor.
Hamëza
dhe Ademi trimërinë e kishin të bollshme dhe nuk kanë nevojë për epitete, të
shpikura dhe të shpifura, nga "komandantët" profanë, frikacakë dhe
profiterë, që relativizojnë të vërtetën, duke i kthyer në legjendë, pra, në
përrallë dhe "epope", në lashtësinë e shtizave dhe të jataganëve. Një
profanizëm, injorancë e tillë, nuk i nderon heronjtë faktikë, përkundrazi, i
përrallëzon, duke i kthyer në hiç, nulitet, zero. Ruajna Zot nga injoranca!