| E merkure, 04.03.2020, 09:05 PM |
PËRSIATJE QË MË PËRCJELL
Libri:
“Antologji
“Çamëria-bisk i ëndrrës” e Namik Selmanit
Është
e vërtetë se njerëzimi ka realizuar me sukses “ndarjen shoqërore të punës”, siç është e vërtetë edhe pasioni që
lind në një kohë, në një moshë, në një rrethanë që, krahas ose me përfundimin e
ciklit të periudhës aktive të jetës, të përfshihet në fusha të tjera të cilat
spara diktohen nga ana materiale. Ato lidhen me një stad të një niveli kulturor
specifik që i veçon nga shumica dhe i rendit në grupimet që i dedikohen
shpirtërisht dhe me ndërgjegje të lartë, jashtë interesave vetiake, por t’u
dhënë me “mish e shpirt”, si i thonë
fjalës, në shërbim të njerëzimit.
Një
personalitet i tillë është shkrimtari, poeti dhe studiuesi Namik Selmani. Në
çdo varg, në çdo fjali të shkruar prej tij në mbi 50 botime librash, ndeshesh
me të vërtetat e jetës, të kohëve të shkuara dhe të së sotmes, të cilat
sëbashku sigurojnë informimin në të ardhmen. Nëse ndalemi dhe pyesim apo
kërkojmë informime për të shkuarën e largët historike, qoftë dhe të mesjetës,
ndeshemi me disa siklete, vështirësi, harxhohet shumë kohë, duhen përkthyes,
mjete materiale e monetare, dhe mbi të gjitha inisiativa e lirë, dëshira dhe
vullneti individual i disa prej intelektualëve, të cilët në të shumtët e rasteve
na prodhojnë dhe krijojnë vepra të çmuara që ruajnë dhe lartësojnë identitetin
kombëtar, të krahinës, të qytetit apo fshatit dhe të familjeve të tyre.
Informacionet
mbi ecurin e gjenezës tonë, gjatë dymijëvjeçarit të pas Krishtit, për fatin e keq,
deri para vitit 1908 i gjejmë të shkruara nga të huajtë të trajtuara prej tyre
sipas interesave të caktuara, kjo mbasi ndaj nesh janë ushtruar dhuna dhe
censura të egra si ndaj forcës së nënështrimit fizik e territorial, por me një
kujdes të veçantë tepër “mbytës” ndaj kulturës, traditave, zakoneve dhe gjuhës
tonë, kryesisht ndaj shkrimit të gjuhës shqipe, gjuhë e vetme në Europë që nuk
u lejua të shkruhej me alfabetin e saj. Gjë e cila, siç u tha na ka cunguar
informimin e së shkuarës tonë, kjo deri në Kongresin e Manastirit, ku
pjesërisht filloi të mënjanohej të
shkruarit nga disa intelektualë shqiptarë të gjuhës shqipe me harfe, apo
gramata (????????), shkronja të gjuhëve të huaja.
Mbas
vitit 1908, dalëngadalë, por me zell e dashuri, u mbushën raftet e bibliotekave
me shkrimet e rilindasve dhe mbas vitit 1991 kemi “bumin” e madh të të
shkruarit në gjuhën shqipe me shkronjat e saj, edhe për historinë
dhe trashëgiminë e thesprotëve/çamëve.
Aktualisht gjuha jonë, e shkruar me shkronjat e Kongresit
të Manastirit, renditet me prestigj dhe në vendin e
munguar të saj bashkë me gjuhët e tjera të popujve të mëdhenj edhe në
organizatat e ndryshme botërore, bile gjuha jonë e persekutuar për mbi 2,000
vjet, brenda më pak se 100 viteve ka arritur të shkëlqejë në botë si gjuha më e
bukur, më e saktë dhe më e plotë.
Persekutimi,
sjellja arrogante dhe armiqësore ndaj gjuhës shqipe dhe alfabetit të saj,
vërtet nuk arritën në strategjinë dashakeqe të “shuarjes“, por penguan,
rralluan dhe izoluan figurat e mundshme të intelektualëve. Dihet, ata nga viti
1555 numurohen me gishta, deri në vitin 1908 ku u shfaqën personalitetet e
Rilindjes që dalluan dhe treguan se ç’farë intelektualësh ka brenda geneve të
këtij kombi. Brenda një kohe, relativisht të shkurtër krahasuar me periudhën
dymijëvjeçare, frytet e Kongresit të Manastirit janë aq të bollshme sa
përmbysën çdo parashikim dashamirës ose jo ndaj botës intelektuale me produktet
krijuese në të gjitha fushat e jetës, të shtrira në kohë dhe hapsirë, duke
zbuluar edhe errësirën që kishte pllakosur Lashtësinë dhe Mesjetën.
Errësira,
pis e zezë, e sajuar e qëllimshme ndaj nesh edhe në mos lejimin e shkrimit të
gjuhës, i dha të gjitha lehtësitë të huajve për të shkruar të pa vërtetat dhe
mohuar të vërtetat e historisë së kombit tonë. Kanë folur e shkruar siç u a
donte interesi, na cilësuan njerëz të egër, njerëz me bisht, njerëz të pa gdhendur, njerëz që jetojnë maleve,
pyjeve, pra, na thanë e ç’farë nuk na thanë, por të vërtetën megjithëse nuk e
thanë, ajo nuk u shua, as vdiq, përkundtrazi me lindjen e alfabetit shqip, e
vërteta u rilind nëpërmjet informimit me anë të shkrimit dhe krijimtarive të
shumta dhe të shumllojta.
Sot
po lexoj antologjinë e dytë të shkruar nga Poeti Namik Selmani, ku me mjeshtri
të rrallë artistike thurren vargje, fraza, mendime për të shkuarën, të djeshmen
dhe të sotmen. Është pikërisht kjo antologji, e cila më futi në këto meditime,
që u trajtuan shkurtimisht më sipër, të mendoj dhe të krahasoj periudhën e
gjatë shumë shekullore të të pa shkruarit nga të parët tanë, me kohën po thuaj
shekullore të të shkruarit me alfabetin shqip dhe nga vetë bijtë e saj.
Absolutisht është një katastrofë, një humbje e pa imagjinueshme e ngjarjeve të
pa shkruara, që errësira e diktuar armiqësore i detyroi të treten nën dhé
bashkë me trupat e paraardhësve tanë. Kjo ka ndodhur tek ne, kurse tek popujt e
tjerë nuk ka ndodhur.
Janë
pikërisht këta personalitete intelektualësh që me shpejtësi, saktësi dhe me
vullnet të lirë, po mbushin boshllëqet e së shkuarës, përgënjeshtrohen të
pavërtetat dhe baltërat e hedhura pa vend, tregohen të vërtetat që, të gjitha
sëbashku risjellin identitetin, traditat, zakonet dhe vendosin parësinë e kombi
tonë në vendin e duhur mbas shumë shekujsh të mohuar dhe të injoruar, nga
shtetet e sajuara dhe të krijuara ose mbi baza fetare, ose mbi baza të gjuhëve
të mësuara jo nga “buzët” e nënave të tyre.
Antologjia
që pritet të dalë nga botimi në verën e këtij viti, një vend të veçantë i a
kushton krahinës autoktone të etnisë shqiptare, Çamërisë. Deri para 30 vitesh,
krahina dhe banorët e saj të vërtetë kishin humbur si “gjelpëra në mullarin e
kashtës”, dikush e quante vend i “humbur”, dikush shkruante “Tokë e mohuar”,
apo “Tokë e premtuar”, por të gjitha epitetet shkruheshin me shkronja të
gjuhëve të popujve të tjerë, ndërsa sot dhe posaçërisht edhe në këtë
“Antologji”, flitet për ’të, për vlerat dhe historinë nga biri i saj Namiku, ku
shfaqet në çdo fletë të librit me shkëlqimin, bukurinë, madhështinë e saj,
ashtu siç shfaqet dielli mbas një nate dimri të egër me stuhi, bubullima,
vetëtima, apo hëna e plotë në një natë pranvere plot ngrohtësi dhe ngazëllim.
Çamëria
nuk ka qenë asnjëherë vend i humbur, as nuk duhet quajtur “Tokë e premtuar”, as
“Tokë e mohuar”, sepse askush nga banorët e saj autoktonë nuk e ka humbur, as
mohuar dhe nuk është as “Tokë e premtuar”, por Çamëria sot është tokë e
pushtuar, e vjedhur që i rrëmbehen çdo orë, ditë, muaj e vit të gjitha të mirat
materiale dhe shpirtërore nga shteti dhe kisha ortodokse greke.
Në
parathënie poeti ynë na fton të jemi optimistë se ajo Tokë është e shtrenjtë, e
paharruar dhe e lidhur shpirtërisht me autoktonët e saj pavarësisht ku jetojnë
dhe këtë na e sjell me fjalinë: “Është
vështirë që në këtë përfundim të japësh qëmtimin e ngjarjeve vendeve, misterin
e të vërtetës, jehonën e tribunave e prapaskenave, të ndash për ata që duhet të
dinë pak më shumë, pjesën e elefantit e të milingonës. Se asnjëherë ky
qëmtim nuk lidhet me pjesën gjeografike, me malet e fushat, me ujëvarat e
shkretëtirat, me stacionet e me humnerat që ka një vend. Jo. Jo. Ajo lidhet me shpirtin e njerëzve të
atij kombi. Një shpirt i ngjizur në ato hapësira”.
Kush
e bën të veçantë ndalesën në trajtimin e temës së rajonit të Çamërisë dhe
banorëve të saj? Teajtim që ka një zhvillim të vrullshëm, të gjithëanshëm
gjeografik, historik, demografik, ekonomik, social dhe etnik?. Të shumta janë
të veçantat, por në këndvështrimin e problemeve që na prezanton poeti në këtë
antologji, ajo merr vëmëndje specifike sepse për fatin jo të mirë, aspak të
favorshëm, shtrirja e ndikimit të Kongresit të Manastirit nuk arriti në atë
hapësire toke të bekuar dhe popullatën e saj. Ajo u shqye nga trupi Amë dhe i u
dhurua një shteti agresiv, shtet i cili u krijua mbi bazën e fallsifikimit të
historisë, por që u ndihmua edhe nga disa shtete të fuqishme në përvehtësimin e
kulturës së trashëguar nga lashtësia.
Popullata
dhe Rajoni i Çamërisë, u gjend brenda Lutërave Ballkanike dhe dy Luftërave
Botërore, e vetme, e izoluar, e pa mbrojtur ë, e pa mbështetur dhe pa miq. Viti
1913 e gjeti të mbështjellë nën trupin e ftohtë akull dhe të helmatisur të
dragoit-gjarpër, i cili vendosi bllokadën kufitare dhe censurën kundër të
folurit dhe shkrimit të gjuhës dhe alfabetit të Manastirit. Por fati i keq e
ndoqi edhe mbas vitit 1945 deri në vitin 1991,ku ndaj këtij komuniteti u diktua
trysni, heshtje e detyruar ndaj gjenocidit të kryer ndaj tyre nga shteti
ortodoks grek dhe persekutim të intelektualëve të tij, pasoja këto që rënduan
jetesën normale të komunitetit dhe ndalimin e trajtimit me shkrim jo vetëm nga
intelektualët e komunitetit çam por në tërësi u ndaluan dhe u tkurrën shkrimet
për ato ngjarje masakruese.
Heshtja
e pasiguria pushtoi shqiptarët e Çamërisë të ardhur në vendin Amë. Me heqjen e
çensurës, një frymëmarrje e lehtë filloi të lëvrijë në qenien dhe ndërgjegjen e
asaj popullate mbas vitit 1991. Nga ai vit e në vazhdim është arritur të
krijohen vepra madhore për historinë dhe tërësinë jetësore të atij komuniteti
dhe rajoni, të shkruara në të gjitha llojet e gjinive letrare. Me dashurinë,
zellin, mallin dhe amanetin e të parëve, filluan të shkruhen vepra të shumta
për krahinën dhe banorët e Çamërisë, të ruajtura nga mitet, legjendat, nga
gojëvijushmëria e nuve dhe nanave çame prej bijve dhe bijave, pasardhës të të
masakruarve nga shteti ortodoks grek për 33 vjet radhazi.
Të
tromaksur, por të vemendshëm dhe tepër kuajozë, hodhën nëpër shtëpitë botuese
brenda dhe jashtë vendit, një nga një dhe pandërprerje, fletët e historisë së
komunitetit çam, bërthamës së pellazgjisë, që mbartet me krenari sot me etninë
shqiptare, intelektualë të devotshëm dhe krenar për prejardhjen, bij të lindur
në atë truall, por dhe nipër e mbesa të lindur pas vitit 1945 si: Poeti i
“antologjsë” në fjalë Namik Selmani, shkrimtari Resmi Osmani, studjuesi Fahri
Dahri, Prof. Dr. Selman Sheme, kritiku letrar Enver Kushi, shkrimtari Arben
Kondi, Prof.dr. Bashkim Kuçuku, shkrimtari Halil Shabani dhe mjaft autorë me
prejardhje nga ajo krahinë dhe shumë autorë të tjerë nga Kosova, Maqedonia dhe
diaspora.
Sot
është arritur të plotësohet boshllëku disa shekullor i të shkruarit dhe njohjes
së historisë edhe e atij komuniteti dhe e rajonit përkatës, të cilat i kishte
lënë në harresë egërsia dhe arroganca e perandorive dymijëvjeçare dhe periudha
e “Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni”.
Ky
poet me bagazhin e njohjes në thellësi të gjithëçkaje të asaj krahine, vërtet e
etnisë shqiptare, por tek ajo popullatë gjendet e veçanta edhe brenda etnisë
dhe kjo e veçantë qendron se ajo është
pa asnjë dyshim “bërthama e etnisë”, që saktësohet krahas sa u tha më sipër
edhe me etnografinë e saj shpirtërore, në traditat e guzhinës të cilën poeti
ynë i kompletuar na e sjell edhe nëpërmjet shkrimit: “Gara e Bakllavasë” (botim
tek Fjala e Lirë”, dt. 29.02.2020), ku nënvizohet: “Nëse do të shikonin nga afër identitetin shpirtëror të krahinës së
Çamërisë, duhet që të futemi sadopak edhe në etnografinë e saj shpirtërore. Të
hymë edhe në traditat e kuzhinës së saj që nuk ka qenë asnjëherë thjesht vendi
i ushqimit, por edhe një pjesë e pazëvendësueshme e portretit të saj. Një
studim i jetës, zakoneve, folklorit të saj e ngren atë në një Emblemë të
pazëvendësueshme të kësaj pjese të kombit”.
Libri
poetik “Antologji “Çamëria-bisk i
ëndrrës” i poetit Namik Selmani, na e sjell Rajonin e Çamërisë, banorët e
saj, fushat, kodrat, malet, lumenjtë, bimësinë, pyjet dhe gjithçka të natyrës
që përfshihet në atë hapësirë tokësore, detare dhe ajrore në “pëllëmbë të
dorës”. Ajo që deri dje (para vitit 1991) ishte herezi, e heshtur, e tromaksur,
e “pa dëshiruar”, e “panjohur”, e “harruar”, në saje të kësaj “Antologjia”
shfaqet e plotë, e ndritëshme, admiruese, e stolisur me stolitë e saj të
Lashtësisë së hershme dhe të vonë, të Mesjetës së hershme dhe të vone, por dhe
me asetet e mbetura gërmadha që dëshmojnë egërsinë e “demokracisë” të
ortodoksisë greke.
Urime
dhe respekte për dhuratën që i shtoni memorjes njerëzore me këtë perlë të
çmuar, i nderuar Namik.
Tiranë, më 02/Mars/2020. Studiues Fahri Dahri