| E marte, 03.03.2020, 07:52 PM |
Mercedes Gega
Vjeshtëdashuruar
Shirat
e vjeshtës i kyça në
Qiellin
e syve
Degëve
të hënës flokëve të tu lidha gjitha erërat
Aromën
e ftonjëve të pjekur nën lëkurë e mbolla
Ndërsa
lëngshegësh pinim me gota buzësh
Vjeshtëdashuruar!
Të isha dot erë!
Ta
dije sa shumë
Ta
dije se sa
Dua
erë të bëhem
Tek
ty të vij pranë!
Tek
ty të vij pranë
Në
cep të buzëqeshjes
Ku
ti preh gjithë fjalët
Të
të them gjithë heshtjet...
Të
të them gjithë heshtjet
Gjithë
psherëtimat
Nën
diell të një puthjeje
Bashkë
të shkrijmë gjithë dimrat!
Me lak diejsh
Strukur
thellë dritës së syrit
Diellit
tënd i fshihesh kot
Gjith'
buzërrudhurat hije-fjalë-drojturat
Rishtas
m'i tregoi një lot!
Strukur
thellë dritës së syrit
Fshihesh
Ti në dritë zhytur
Më
kot fshihesh pas një pikëloti
Me
lak diejsh te unë je mbytur!
Mirëmëngjes...
Strehëzave
të shelgjeve të qerpikëve të tu
flenë
ende të miat puthje hënëplotë...
Zhytur
qiellit të një ëndrre jete
diellin
ndezim me një shkrepëse puthjeje edhe sot...
Mirëmëngjes
zemër!
Një pikë uji
Një
pikë uji mbi qepallë më ra
Nga
erdhi kaq befas, s'e di!
Një
digë stine siç duket u ça
Dhe
kërkon një liqen të ri!
Mendova
një çast të vetëm
Diçka
ka ndodhur patjetër
Ti
fole me stinet e ikura
Ato
t'u pergjigjën, nuk heshtën.
Të
nisën këtë pikë prej shirash
Si
letër me mall të stërpikur
Ti
rishtas tek unë e dërgove
Si
lot nga një stinë e pashpikur!
Erë nga thellësitë
Nuk
vjen kurrë erë nga thellësitë
As
ngë deti ku hesht historia
Këtë
qiell mbrëmje të pritjes time
Era
lind nga venat e mia!
Është
pritja ime që kthehet në erë
Mallprush-i
që buzët zhurit
Vullka,
jo, mos prisni pas kësaj ere të beftë
Është
pëshpërim e emrit të tij!