| E hene, 02.03.2020, 08:37 PM |
Gëzuar 2 marsin, Ditën e
Kuvendit ose të Lidhjes së Lezhës!
Nga Jahja Drançolli
Me krijimin e Kuvendit ose të Lidhjes së Lezhës me 2 mars
1444 ishte bërë hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm në rrugën e bashkimit
kundër pushtuesve të huaj. Lidhja ishte vepër e meritë jo vetëm e Gjergj
Kastrioti- Skënderbeut dhe e forcave të udhëhequra prej tij, por edhe të
princërve të tjerë arbër, që morën përsipër për të themeluar Kuvendin e
princave arbër në Lezhën (Alessio mesjetare), më 2 mars 1444. Si e tillë, ajo
do të mbetet gjithnjë një model i fuqishëm edhe për kuvende të tjera, si,
Kuvendi i Dukagjinit, Kuçit, Arbrit, Prizrenit, Pejës, Verrat e Llukës,
Drenicës, e ndonjë tjetër, kuvende këto të cilat ruajtën motivin themelor të
Kuvendit të Lezhës, luftën çlirimtare dhe ndërtimin e shtetit të njësuar...!
Kufijtë e shtetit të Arbrit pas Lidhjes së Lezhës (2 mars
1444)!
Burimi: Venezia, Istituto per gli Studi
Adriatici!