| E diele, 01.03.2020, 05:14 PM |
Ilir Meta ka të drejtë, por nuk lejohet… Çfarë absurdi?!
Nga
Ylli Rakipi
Edhe
24 orë na ndajnë, nga një miting-manifestim, të shumëdiskutuar, që Presidenti i
Republikës, Ilir Meta, ka thirrur ditën e hënë, në qendër të Tiranës.
–
Ilir Meta ka të drejtë, por ky është një akt i paprecendent dhe i papranueshëm
për një President Republike, – ka shumë ditë, që thonë analistët dhe mediat e
Edi Ramës dhe ata të sektit të Rilindjes.
–
Jam me Ilir Metën, ai ka të drejtë, por si mund të bëjë një akt të tillë
Presidenti i Republikës, si mund të ndodhë kjo në një Republikë Parlamentare? –
bërtet nga një studio televizive, të cilën e ka konceptuar vetë Edi Rama, një
aktor-analist, siç thotë edhe vetë, shumë i njohur në Google.
Aktori
në fjalë, improvizon kaq bukur, sa të kujton Koçin e famshëm të teto Ollgës, në
komedinë e djeshme të realizmit socialist.
Pothuajse
të njëjtën gjë, bën një kolegu im shumë i njohur, në emisionin e tij, ku edhe
unë kam qenë shpesh i ftuar.
Kolegu
moderator-analist, në fillim të emisionit përpara se të flasë me të ftuarit, e
ka kthyer në zakon që të bëjë një monolog.
–
Pse është tërbuar Ilir Meta? – pyet i shqetësuar analisti i njohur dhe
përgjigjet po vetë, – Sepse në konferencën e donatorëve, Rama mori një
mbështetje të shkëlqyer dhe duan t’i prishin festën. Kjo është një lojë e ndyrë
politike! Meta ka dalë nga binarët e Kushtetutës! Kërkohet prishja dhe moshapja
e negociatave!
-Por…Ilir
Meta ka të drejtë për ato që thotë, – shprehet edhe kolegu i njohur.
E
çuditshme! Sa të ngatërruar jemi bërë, në këtë vend kaq të vogël, ku jetojmë!
Ilir
Meta paska të drejtë, por nuk i lejohet të thërrasë qytetarët, për të shpjeguar
si po kapet Gjykata Kushtetuese, si janë kapur të gjithë pushtetet, si janë
rrëmbyer kompetencat e Presidentit?!
Ilir
Meta ka të drejtë, por nuk lejohet…?!
Është
pohimi më absurd që kam dëgjuar ndonjëherë në jetën time.
Mos
kujtoni se është naivitet. Kush mendon kështu gabohet. Është një përpjekje
qesharake, për t’u kapur me thonjë e me dhëmbë, pas të ashtuquajturave korniza
institucionale, kur vendi ka përfunduar në një regjim të plotë.
Ilir
Meta ka të drejtë, por nuk lejohet… Çfarë turpi! Dhe i gjithë ky detashment
analistësh, aktorësh, kontributorësh, militantësh mediatikë, harrojnë të thonë
qoftë edhe një fjalë të vetme, për atë që ka ndodhur dhe po ndodh në këtë vend.
Kjo
bandë e madhe, bën sikur nuk e sheh, që një njeri i vetëm i ka rrëmbyer të
gjitha pushtetet dhe e ka kthyer këtë vend në një regjim të plotë, në një shtet
autoritar. Ky detashment, asnjëherë nuk ka dashur të shohë, që Edi Rama e ka
zhytur këtë vend në një korrupsion të thellë politik, duke përdorur mekanizmin
e blerjes edhe të njerëzve më të parëndësishëm të të gjithë pushteteve.
Analistët
e sektit të Rilindjes, çuditërisht nuk e shohin braktisjen masive dhe
shpopullimin me përmasa tragjike, që nuk ndodh as në vendet ku ka luftëra.
Sa
të ngatërruar jemi!
Kolegët
e mi, më ekstremistët kundër Lulzim Bashës, tani heshtin, janë gati të bëhen
fansa të tij dhe ta puthin edhe në ballë.
Ata
tani janë shumë të gëzuar që lideri i opozitës, është kthyer në infermier dhe
po bën zëdhënësin e koronavirusit.
Dje,
një kolegu im, që vazhdimisht tregonte dhe tregon anektoda për Lulzim Bashën,
sot e sheh atë si opozitar konstruktiv, vetëm se ai ka lënë mënjanë opozitën,
pi kafe dhe ble shegë me gjyshe Verën, ha paçe koke, mund në futboll fantazmën
e Edi Ramës, duke lënë në mes të katër rrugëve opozitën.
Ilir
Meta ka të drejtë, por nuk lejohet…
Sa
të ngatërruar që jemi!
60
vjet më parë, ne u përpoqëm të vrisnim zotin. A ju kujtohet? Mos mendoni se
zotin donte ta vriste vetëm Enver Hoxha, vetëm diktatori. JO! Ju të vjetrit,
besoj e kujtoni! Ne të gjithë, si popull, u lëshuam të bënim atë që deri
atëherë nuk e kishte bërë askush, të vrisnim zotin.
Jemi
mësuar të nënshtrohemi dhe ta duam diktaturën dhe diktatorin. Edhe atëherë kur
mbërrijmë në fatalitet.
Ilir
Meta i ka thirrur njerëzit në shesh. I ka thirrur kundër regjimit, kundër puçit
institucional, i ka thirrur, siç thotë ai, për shtetin e së drejtës, që nuk
është më.
Ilir
Meta nuk është Krishti, ai është një politikan shqiptar, puro shqiptar, që të
gjithë e njohim dhe na njeh. Dhe sot, ai
na ka thirrur, sepse Rama i ka rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe i ka bërë një.
Është
koha ta dëgjojmë Ilir Metën edhe nëse nuk e duam atë dhe politikën që
përfaqëson ai.
Këtë
herë, Ilir Meta ka të drejtë dhe nuk kanë pikë rëndësie kornizat dhe çfarë
përfaqëson ai.
Marrë nga TPZ.al