| E diele, 01.03.2020, 07:47 PM |
Minitregime për të qeshur
Nga
Përparim Hysi
1. Kur HASAN
"AGAN" e "vrau mushka"!!!
Kjo
ngjarje ka ndodhur, kur ky, HASANI, qe aty nja dyzet e pesë vjeç. Aga nuk qe, por nga anët tona kish mbetur një zakon: që
burrave mbi 30-vjeç, veç emrit duhet t'i
shtoje këtë titullin "AGA". Nëse nuk ia shtoje
këtë"ndajshtim", kur e përshëndesje, tjetri të zemërohej dhe shkoi e vajti.
Ky"model" ruhej sidomos nga graria. Epo ç'ta zgjas? HASAN
"AGAI" , një ditë prej ditësh.
vendosi të martojë djalin. Bëri dasmë të madhe dhe, për të thënë të drejtën, kish zgjedhur një nuse për djalin aq të bukur, sa t'i
merrje kokën. Për të qenë më i përafërt me lexuesin, nusja qe aq e bukur, sa, po
të paraqitej për konkurs bukurie, do të
shpallej MISS. Të gjithë dasmorëve dhe, sidomos, grarisë u mbetën sytë tek nusja e
HASAN"AGAIT".
-Ka
fat, i ligu, - paskej thënë një nga gratë
e fshatit.
-Po
ti ç'ke që e përflet?- tha tjetra.
Po
ti e di, - vazhdoi e para, - se ç'pis burrë është HASAN "AGAI". Është
pusht dhe mjerë ajo, thëllëzë. në dorë
të kujt ka rënë.
Dhe
fjalët rrihnin gojë më gojë, sa lëkurën ia bën si def HASAN
"AGAIT".
* *
*
Për
nuset, nga anët tona, kishte mbetur një
zakon i vjetër. Që të nesërmen e dasmës, gratë e afërta në gjininë e burrit, e merrnin nusen, i jepnin një sopatë dhe çonin në pyll për të
prerë dru. Me vete, nusja mbante prej
dore një mushkë.
Ndërsa
gratë tirrnin mbi furkat me lesh, nusja brenda në pyll priste dru për t'u
ngrohur. Nusja qe punëtore dhe iu fut punës me
zell. Ndërsa priste dru, sheh që drejt saj me çapa shqarthi po vinte i
vjehrri, HASAN "AGAI". Po ky, - u çudit nusja, - ç'kërkon? Por HASAN
"AGAI" qe keq nga mideja. U afrua dhe, pa fjalë, zgjati dorën që të zinte nusen e
djalit. Nusja nuk qe veç e bukur, por dhe e ndershme. Kur pa qëllimin e ligë të
vjehrrit, i ra me myk të sëpatës dhe, kur e pa që ra për tokë, lëshoi kujen:- Moj hankoni, hajde se HASAN"AGANË" e "vrau
mushka"!!! Graria vrapuan dhe, kur
e gjetën shakull, mezi e vunë mbi mushkë dhe e çuan në shtëpi.
Lajmi mori dhenë dhe"qafiri", ashtu mbytur-mbytur sikur jepte shpirt, kur e pyesnin ç'e kish gjetur, përgjgijej:- Më
vrau mushka! Oda mbushur plot dhe, tek i thoshin të shkuara, merrnin të njëjtën përgjigje:- Më vrau mushka!
Kur
ja tek i vjen radha dhe nuses.
Ajo:-
Ç' të gjeti "AGA"?
-
Më" vrau" mushka, - tha pushti.
-
Po kur nuk i dije "zanan", pse
iu qase pranë?!!!
* *
*
2. Nusja e KAMBER AGAIT
Kamber
AGAI qe pasanik i madh, por me martesën nuk i kish shkuar mbarë.
Thoshin për të që nuk qe për t'u sharë
dhe,
nëse kish ndarë dy gra, me faj nuk bënin atë, por nënën e tij: HANKON.
Kjo grua e sertë dhe , siç tregonin ata,
HANKOJA qe aq e sertë sa ia kalonte nga
rreptësia dhe HANKOS së ALI PASHË TEPELENËS. Thoshin dhe në krahë ta mbaje, kollitej. Pse qe e tillë, nami kish zënë qiellin. Askush nuk afrohej që
të bëhej nuse e KAMBER AGAIT. Eh, thoshin, u mbyll ajo derë. Veç nga HANKOJA.
Mirëpo,
kur tak doli një çupë kokëmushkë që
vullnetarisht u paraqit si kandidate për nuse. FIZE quhej kandidatja dhe i dhanë e i morën graria që t'i mbushnin mendjen, por
FIZJA i dha dumë:- Unë do marrë KAMBERIN dhe vjehrra ka gjetur dhe ka bërë.
Shkurt:FIZJA u bë nusja e KAMBER AGAIT. Nja dy-tri ditë mirë i shkuan punët me vjehrrën, po ku
bëhej e mira për HANKON. Filloi avazin dhe mallko nusen mbarë e prapë dhe FIZJA
veç dëgjo.
Qe
vapë e madhe dhe mend pëllcite gjinkalla. Nusja i tha të vjehrrës:-Hanko nëne, e
ke nga vapa.Pa më hip këtu tek lëkundësi që të bëj pak veri. Hankoja qe mësuar
me këto pekule dhe hipi në lëkundës.Nusja i dha para-mbrapa dhe shkoi duke i
shpejtuar lëkundjet dhe, në një moment, një
i dha dhe e vërviti mbi një copë shkëmb duke e bërë copa.Tek e hodhi mbi shkëmb,
bërtiti:-HANKO Nëne, kokë karroqe, nuk kishe parë Fize me koqe!!!
* *
*
3. Syzet e MInait.
Qe
plakur Minai, plaku i shtëpisë. Xheku i vinte vërdall skleroza. Qemë të tërë në shtëpi dhe, papritur, Minai bërtiti:- Ku i kam syzat? U lëshuam të
tërë që t'ia gjenim dhe nëna, ngaqë ishte e shkurtër, hipi mbi një stol dhe po kontrollonte në
buhari, në oxhak. Befas, ktheu kokën dhe sheh se Minai (i shoqi) syzet i kish
mbi hundë. Zbriti nga stoli dhe i tha:-Mina, po ti syzet i ke të vëna mbi hundë.
-
Po ty të kanë plasur sytë që nuk i sheh,
-shpërtheu Minai dhe ia bëri kokën shoshë me qoka të shoqes.
Tiranë, 25 shkurt 2020