| E shtune, 29.02.2020, 11:12 AM |
Mbrëmje festive në Aschafenburg
Nga
Neki Lulaj
Në
mbrëmjen e së shtunës në Aschafenburg të Gjermanisë , nën organizimin e Kryesisë së Klubit
„Kosova“ dhe kryetarin Ragip Prapashtica,i cili solemnisht kishte organizuar
ta kremtojmë 12 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS.
Ragip
Prapashtica, në fjalën përshëndetëse tha: „ Kam nderin dhe kënaqësinë qe nga
kjo foltore t`ju përshëndes ngrohtësisht dhe përzemërsisht qe sonte bashkë kremtojmë këtë datë të shenjët për lirinë e
popullit të Kosovës. Uroj që festën tjetër ta festojmë bashkë në një Shqipëri
natyrore“.
Konzulli
i Republikës së Kosovës Fidan Ibrahimi
Këtë
mbrëmje e nderuan me prezencën e tyre , konsulli i Republikës së Kosovës,
z.Fidan Ibrahimi, kryesija e Shoqatës
Humanitare „Dardania“nga Wiesbadeni me Nenkryetarin Sanush
Hulaj,Kryesija e Lidhjës se Krijuesve në Mergatë, Lidhja e Shkrimtareve
Artistve dhe Krijuesve Shqiptar ne
Gjermani me Nenkryetarin Neki Lulaj. Kryetari i Lidhjës Shqiptare ne botë për
Gjermani me kryetarin Sebastian Nuiqi, kryesin e Shoqatës „Bashkimi Kombëtar“ në Offenbach me kyetarin
e saj Bujar Derguti, Kryetari i LDK-së për Hessen zt. Mustafë Lulaj. Merrnin
pjesë invalid te luftës dhe veteran të UÇK-së si dhe familje të herojnve dhe te deshmorëve
,nxënësit e shkollës shqipe,dhe aktivist të tjerë.
Kryesitë
e Shoqatave dhe Klubeve Shqiptare në krye me Ragip Prapashticën
Para
se të filloi programi kulturo-artistik fjalën përshendetëse e mori konsulli i
Republikës se Kosovës ne Frankfurt zt. Fidan Ibrahimi,i cili ju drejtue me keto fjalë: „Të respektuar te pranishem
motra dhe vëllazër ndihëm i priviligjuar qe sonte kam rastin qe te ju uroi
dymbëdhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës,Ditën e madhe kur edhe vendi i jonë u nda nga një
errësirë shekullore dhe u be pjesë e pandashme e botës demokratike.
17
shkurti i vitit 2008 është akti me
madhor dhe historik kur edhe vendi i jonë u be shtet,kjo ditë
madheshtore është kufiri i fatlumësisë që e ndanë. Në këtë ditë me respekt të
veçantë ti kujtojmë brezat qe u sakrifikuan për këtë ditë pra qe dhanë pa kursye
jetën per lirinë e Republikës së Kosovës. Në emër të Konsullatës shfrytëzoi
rastin qe të gjithëve tu uroi festën e Pavarësisë së Republikës se Kosovës ne emër te vendit tonë i cili dita ditës po
deshmon se eshtë vend i stabilitetit dhe i pespektives“.
Ne
vazhim ne foltore u ftue poeti Neki Lulaj, i cili para te pranishmeve u paraqit
me dy poezi kushtuar kësaj date te
shenjët kombëtare.
Poeti
Neki Lulaj
Kohërat
e acareve e të shtërngatave kaluan
Mes
librave u shkruan ngjarjet e mbushura me data
N.Lulaj
Ne
vazhdim para të pranishmeve u paraqit vogëlushja Dea Canolli me këngën
Shqipërinë e dua se jam shqipëtar
Kosovën
e dua se jam Kosovar…
Kështu
u kremtua në Aschafenburg
Ne
vazhdim filloi programi burimor shqiptar me
muzikantën Benita Pula, ku të gjithë pjesëmarrësit vallëzuan dhe u
argëtuan këtë natë, i cili program vazhdoi deri ne orët e parat ë mëngjesit të
ditës së diele.