| E shtune, 29.02.2020, 12:33 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
VEZËT NË VEPRIM!
Prapë u zgjuan
vezët
Kësaj radhe me
zog,
Duke prekur
n'sedër
Disa njerëz me
"kokë"!
S'dihet në këtë
lojë
Kush-kujt i lyp
hak,
Me nder po na
kthehen
Vezët bumerang..!
Për dallim nga
koha
E lojës me vezë...
Ndërrohen edhe
rolet
Për faqe të zezë!
Në kokat e regjura
Me përvojë
politike,
Lypset të jenë
vezët
Përmasash
mitike..!
Jo si këto të
pulës,
Qurës dhe
krokodilit,
Që mund
t'sigurohen
Në plazhet e
Nilit!
Tani kur dhe taksa
Na hiqet nga
"zona",
Vezët më të lira
Me virus
"korona"!
Vijnë nga
"Komshiu"
Dhe s'na dalin
huq...
Sepse janë vezë
Me nga dy gogëluq!
Kështu qenka
shkruar
Në kokat e mbara,
Të na thyhen
vezët,
Më mirë se sa
arra!
Sepse kështu e
dashka
Të mbrohet
pushteti,
Me një koqe ve
S'bëhet kijameti !
Sevdail Hyseni
(Karikatura e përpunuar nga interneti)