| E enjte, 27.02.2020, 08:09 PM |
Gratë dhe problemi konceptual dhe real i barazise gjinore…
Mendime
për librin “Gratë në Kohën e Tyre”
Nga
Fran GJOKA
Duke
lexuar librin e sociologut Gëzim Tushi (Mjeshtër i Madh) me titullin intrigues
“Gratë në kohën e tyre” si dhe duke parë desitetin dhe intesitetin e
pandërprerë të shkrimeve të tij me këtë temë, në mënyrë të natuyrshme të lind
pyetja: Cila është arsyeja dhe pse sociologu Gëzim Tushi i ka kushtuar pjesën
më të madhe të studimeve sociale temës së statsit të gruas dhe problemeve të
saj në shoqërinë shqiptare?
Autori
në mënyrë sintetike në librin e vet përdor një sintagmë sintetizuese, sipas së
cilës niveli i emancipimit të një shoqërie në kohën e sotme, përveç të tjerave,
matet dhe vlerësohet me treguesit e vërtetë të barazisë gjinore. Është e
vërtetë e njohur, thotë sociologu Tushi, se në shoqërinë tonë asnjëherë më parë
mbase për shkaqe të ndryshme me natyrë historike, tradicionale, zakonore,
ideologjike dhe morale, nuk është folur dhe teorizuar kaq shumë për problemet
ekskluzive të sigurimit dhe garantimit të drejtave humane reale, të barazisë
sociale dhe drejtësisë gjinore të grave në shoqërinë tonë.
Sipas
autorit të librit “Gratë në Kohën e Tyre”,
bota femërore në shoqërinë tonë gradualisht ka marrë statusin e
natyrshëm të vlerësimit sintetik të “masës së qytetërimit” tonë. Ajo çdo ditë e
më shumë po bëhet pjesë e rëndësishme e jetës sociale, debatit, gjykimeve dhe
analizave që përgjithësisht bëhen sipas standarteve të qytetërimit modern.
Megjithatë sociologu Tushi është i mendimit, me të drejtë se nuk është normale
që të vetkënaqemi me atë që duket, dhe ca më pak të mos bëjmë ca përpjekje më
shumë për të analizuar në thelb ndryshimet dhe situatën e grave në shoqërinë
shqiptare, duke zbluluar sociologjikisht ca të vërteta, që për shkak të
kulturës dhe optikës sociale maskiliste që ka patur dhe vazhdon të ketë
shoqëria jonë, shpesh krijon një lloj “mirazhi” apo “perde sociale” që nuk na
lejon që me inteligjencë të tërhortë të kuptojmë atë që pengon ritmet e këtij
procesi madhor të civilizimit të qytetërimit tonë, për të parë jo atë që
“duket” por atë që “fshihet” pas saj.
Libri
sjell fakte, materiale analiza konkrete që shërbejnë për të qartësuar tablonë e
vërtetë dhe që pavarësisht arritjeve, bravurave populiste dhe dukjes dhe bujës
spektakolare që bëjmë për arritjet (të cilat janë evidente dhe nuk mungojnë),
duhet të pranojmë se edhe në këtë sferë nuk jemi aty ku duhet të jemi, në
analogji me parametrat, standartet dhe imperativat gjinore europiane. Unë jam
dakord me gjykimin e autorit të librit, sepse në të vërtetë në se do ta
shikojmë nga kjo optikë, besoj se duhet të themi që arritjet nuk janë aq të mëdha, dhe aq shumë entuziaste. Me sa duket
“finishi” për të arritur standartet në fushën e barazisë gjinore, në të gjithë
treguesit sintetikë dhe në tërë ingredientët e procesit është ende larg.
Sociologu
Gëzim Tushi është marrë gjatë dhe ka shkruar në dekadat e fundit shumë për këtë
temë, sepse sipas tij kjo temë sociologjikisht është e gjërë, komplekse dhe
historikisht interesante, por dhe sepse gjithnjë ai ka patur idenë fikse, se në
shoqërinë tonë pabarazia dhe diskriminimi i grave është një “plagë sociale”,
një patologji evidente, nga treguesit më sintetikë të natyrës së deformuar të
shoqërisë tonë të së kaluarës. Reminishencat e së cilës, për fat të keq të
shoqërisë dhe të grave tona është ende e fortë dhe virulente. Si çdo
intelektual dhe qytetar i këtij vendi, lënda e librit “Gratë në kohën e tyre” e
paraqet autorin të shqetësuar për situatën ende të vështirë të femrës (jo vetëm
të gruas shqiptare) e cila po ndryshon me ritëm të ngadaltë.
Megjithë
angazhimin e spikatur të politikës dhe shoqërisë në këtë betejë të madhe
gjinore, duket se kjo çështje është sui generis e ndërlikuar në të gjithë
shoqëritë maskiliste ballkanike. Dhe për pasojë, mendon autori “nuk mund të
realizohet barazia gjinore vetëm me mjete politike, pa një ndjenjë
sensibiliteti social dhe përjetimi intensiv mediatik, pa një aksion civil total
të shoqërisë shqiptare e cila duhet të njohë detyrimin moral për të shprehur
angazhimin civil dhe humanizmin e vërtetë të qytetërimit tonë, për t’i bërë
gratë realisht të lira si qytetare të barabarta”.
Megjithatë
sociologu Tushi nuk duhet mohon faktin që në këto tri dekada në këtë fushë është investuar energji politike, janë
përhapur njohuri, ide dhe praktika të mira gjinore nga politika, shteti,
shoqëria civile, media, vetë gratë dhe organizatat e tyre specifike. Por shpesh
ky “angazhim strategjik”, këto dëshira të mira sociale, politike dhe ligjore
nuk po e japin “rezultatin e pritur”, që do të ishte si “shpërblim” për punën
që po bëhet.
Pse
ndodh kështu? Cfarë ka shoqëria jonë që nuk i arrin dot rezultatet e pritshme
dhe të dëshiruara në fushën e “barazisë gjinore”? Ku pengohet procesi? Mund të
ketë shumë arsye komplekse, që mund të zbulohen duke bërë analiza sociologjike
dhe prerje të ndryshme gjinore. Por sociologu ngul këmbë se duhen dalluar ato
gjëra që momentalisht janë pengesat kryesore të këtij procesi të madh, të kësaj
sfide madhore të qytetërimit tonë. Megjithëse në pamje të parë, të gjithë në
shoqërinë tonë dukemi të angazuar dhe të inkorporuar në mënyra të ndryshme në
këtë proces integral, duke kontribuar në cdo rol dhe pozicion që jemi, duket se
procesi i barazisë gjinore është përballë gjykimeve të përcipta sociale,
nganjëherë të bëra në formë rutinë dhe me shumë lehtësi.
Nuk
është e vështirë që në një shoqëri tradicionalisht maskiliste të diktosh demagogjinë dhe dyfytyrësinë sociale
kur flasim për rolin e femrës në shoqëri, për nevojën e vendosjes së barazisë
gjinore. Sipas autorit, “kjo kërkesë fondamentale e qytetërimit europian nuk
është bërë “limfë sociale” për shoqërinë tonë, nuk është kthyer në “aspiratë
kombëtare”, nuk është kuptuar kulturalisht në rradhë të parë nga meshkujt tanë
detyrimi specifik për të pranuar më në fund dhe për të plotësuar parametrat e barazisë gjinore,
pikërisht në familje dhe në shoqëri ku diskriminimi gjinor është evident”.
Kjo
ndoshta edhe për faktin që shumica e politikanëve, intelektualëve, lidereve
politike të grave dhe vetë shoqatat e larmishme dhe “ambiguide” gjinore, shpesh
bëjnë teorizime të ftohta, flasin me ide të ngjajshme stereotipike, përdorin
frazeologji të ftohtë dhe pa shpirt social. Kur dëgjon ato që thuhen nëpër
seminare dhe takime gjinore dhe duke parë si thuhen, si mendon shoqëria civile
të realizojë objektivat për të cilat është investuar shumë nga shoqëria dhe
shteti, duket qartë se ende nuk ka koncept të plotë, përfytyrim kompleks të
ndryshuar për “pozitën e femrës” në shoqërinë tonë. E cila, sipas sociologut
Gëzim Tushi, sot nuk është më vetëm “shtresë sociale”, por së pari figurë e
personalizuar që tashmë është bërë komplekse, me botë dhe intimitet që shfaqet gjithnjë e më më i
“ndërlikuar” në shoqërinë shqiptare. Kjo do të thotë se “barazia gjinore” e
vërtetë është përtej sloganeve dhe parafabrikateve sociologjike, sepse femrat e
kohës sonë mendojnë, ndjejnë dhe sillen ndryshe nga tipologjia dhe mënyrat e
vlerësimit të sjelljes së “femrës tradicionale”. Ato nuk janë më vetëm qënie
sociale por po shfaqin edhe destinacionin e natyrshëm biologjik, natyrën
gjinore dhe identitetin seksual të veçantë.
Nuk
është boshllëk i vogël, por është difekt ontologjik i politikave gjinore, fakti
që këto boshllëqe fillojnë nga konceptimi i jo drejtë i cështjes gjinore. Në
këtë kontekst sipas autorit në mendimin teorik, politik dhe sociologjik në disa
raste ka një konceptim të paqartë të duhur të problematikës së vërtetë gjinore,
të problemeve që kanë dhe me të cilat
përballen femrat tona. Ca më pak, për të përcaktuar rrugët e vërteta të
zgjidhjes së problemeve të tyre shoqërore dhe gjinore. Sipas tij, koncepti i barazisë
gjinore është i gjërë, është kompleks dhe shumë i ndërlikuar. Thelbi është
përtej frazeologjisë dhe demagogjisë, sepse është në “limfën” historike të
shoqërisë shqiptare dhe të menatlitetit masklist të “burrave” të këtij vendi,
që edhe sot kur flasin për barazi gjinore e reduktojnë konceptin në anën e
jashtme të gjërave, duke e parë çështjen të thjeshëzuar.
Barazia
gjinore mendon autori, ka pjesën e saj që është e lidhur me transformimin
politik dhe demokratik të shoqërisë shqiptare, garantimin e të drejtave ligjore
dhe kushtetuese, por ajo së pari duhet parë si një proces social specifik të
lidhur me ca të drejta të tjera të limituara apo të munguara të femrës që
gëlojnë hapur dhe fshehtas në “moralin e dyfishtë” që ende në jo pak arste
shfaqet dhe është si një lloj
“ideologjie zyrtare” e familjes dhe e shoqërisë, e cila ende ka frikë
nga “bota e vertetë” e problemeve të “barazisë gjinore”. Kështu që kur
diskutojmë për barazinë e vërtetë gjinore në Shqipëri, përfundon sociologu
Gëzim Tushi në librin e tij “Gratë në Kohën e Tyre”, nuk është mirë që atë ta
trajtojmë me një “ideologji të vakët”, me tone të sipërfaqshme, duke parë vetëm
gjërat që duken dhe të mos vlerësojmë ato gjëra që deri tani kanë qënë
vlerësuar si “çështje gati transhedentale” por që tani janë fare imanente për
femrat tona. Kjo kërkon së paku zgjerim të koncepteve, të kontureve dhe
problematikës femërore (jo thjesht gjinore). Në se nuk e kuptojmë kështu, në se
nuk zgjerojmë konceptualitetin për botën e femrës, për dimënsionin e vërtetë të
“barazinë gjinore”, në ecim me paradigmat e vjetra tradicionale gjinore, kjo
nuk do të sjellë ndonjë rezultat shumë të mirë për femrat tona, të cilat ende
nuk kanë hapësirë sa duhet në shoqërinë tonë për t’i thënë me zë të lartë
“gjërat e tyre”...