| E hene, 24.02.2020, 07:30 PM |
Atdhe Geci
LIRIA
NË JETIMORE
I
njoh qiejt e mi të dëshpëruar
i
njoh qiejt e
mi të zemëruar
i
njoh plagët e mia të trazuara,
i njoh
betejat e mia
për liri.
Bir
njeriu, duaje atdheun tënd,
ti
që je pjesë e çdo ndryshimi
Çamëria mungon
nëpër libra
mungon
Molla e kuqe e Ulqini.
Atdheu që
mendon, lëviz me
idenë
e ndryshimeve të mëdha,
se
gurin e hises për
historinë
me
pika gjaku duhet ta fitojmë.
Midis
mendjes dhe mendimit
bezdi
e kam
harresën, boshin,
krijimin
e pamjaftueshëm, dhe
fryrjen
e krenarisë së përgjakur.
Nga
të gjitha gjësendet në botë
vetëm
libri flet dhe
bën dritë,
vetëm
libri mbushë të vërtetën,
e
shtatëzënë lë lirinë e shkelur.